ina 14.02.2022
Pershendetje,
Jam e shqetesuar per babin tim, ka ankth kronik, po ben gati 4 vite dhe tani i eshte perkeqesuar me shume. Kemi vajtur ne nurolog, psikolog, ka marr ilaqe dhe qetesuese, ato e qetesojn nga paniku por nuk ka ndonje permisim sepse ankthin vazhdon ta kete dhe ndonjehere i duket sikur do dali jasht vetes dhe nuk mund ta kontrrolloj dot. Jam perpjekur ta kuptoj ti rri afer duke i thene se do kaloj dhe ta pranoj qe e ka dhe ta bej pjese te jetes por psikoligjia e tij eshte shume e dobet dhe nuk e perballon dot sado qe i flas. Ka shume gjera nga e kaluara e tij qe ndoshta e ka shkaktuar ankthin por mendoj nje nder to eshte se ka qene dhe eshte shum emocional , ka perjetuar bullizmin ne femijeri por shume gjera i ka anashkaluar duke mos i menduar po ato kan qene ndjenja te akumuluara ne vite qe kan shperthyer ne ankth. Thot qe nuk mendoj keq per veten dhe te kaluaren thjesht me kap ne momente te ndryshme dhe kur jam i qete, e kupton si eshte si tip dhe e shikon qe ndihet keq qe ska fuqi te ndryshoj . Thjesht sa vjen e shikoj me shum te dobet dhe te rene derisa qan dhe nuk dua ta shikoj me ashtu me dhimbset e shikoj qe po vuan shum. Nuk dua te vazhdoj shume gjate me ilaqe se dhe ato te bllkojn me shum trurin . Me ndihmoni si mund ta ndihmoj ndryshe ju lutem.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që iu drejtuat faqes sonë! Besoj se ajo që bëni për babain tuaj mjafton, ju jeni aty për ta mbështetur në gjendjen që ka dhe situatat që po kalon. Ndonjëherë të afërmit mund të ndihen të pafuqishëm përpara problemeve të shëndetit mendor. Nuk e di se çfarë ilaçesh merr dhe përse e bëjnë që të ndihet kështu, ndoshta mund të diskutoni mundësinë e ndryshimit të dozës ose llojit të ilaçit me doktorin/eshën që e ndjek.
Nëqoftëse babi është i motivuar kombinimi i medikamenteve me psikoterapinë është akoma më mirë.
Gjithë të mirat,
Veronika