Këshilla/Blog

Ndjekese 21.02.2022

Une po vuaj prej vitesh nga ankthi. Ngacmuesi me i madh per mua eshte njeriu toksik ose njeriu nevrik. Fatkeqsisht ne jeten time kam shume si keta, por kam miq te mire. I fundit qe udhetimi me nje familjare timen, e cila jeton ne Europe prej vitesh. Ajo nuk kalon shpesh kohe me mua, ndaj me ngacmon se flet gabim per mua. Une kaloj mire ne shkolle, kaloj mire me njerez, por me njerez toksike jo. Humba kontrollin ndaj emocioneve. Vazhdova grindjen dhe mezi gjeta qetesi. Ndihesha si ne krize, lotet dhe ndjenja e fajit nuk ndaleshin. Si te shmangem dhe te tregoj aftesite qe kam?
Shpirtin e kam cope.

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Përshëndetje,

    Po e nis letrën nga fundi. Ke shkruar “shpirtin e kam copë”. Çfarë të ka lënduar? Si kanë rrjedhur gjërat deri këtu ku janë sot? Ndoshta mund ta bashkojmë këtë fjali të fundit me fjalinë e parë “po vuaj prej vitesh nga ankthi”. Çfarë ka ndodhur që të ka shkaktuar ankth, prej të cilit po vuan prej vitesh? A identifikon ngjarje e marrëdhënie të caktuara të cilat e kanë shenjuar duke e dëmtuar mirëqenien tënde shpirtërore? Ndoshta një renditje e këtyre do të të ndihmonte për të kuptuar më mirë ku dhe pse ka filluar. Gjetja e mënyrave për të krijuar më shumë kontakt me veten, me emocionet, me gjendjet e brendshme dhe përballimi i tyre përmes ushtrimeve të caktuara, teknikave të caktuara, aktiviteteve të ndryshme për t’i adresuar e ridrejtuar (jo për t’i shmangur), mund të të ndihmonin. Për njerëzit toksikë… besoj se mund të shmangen deri në njëfarë pike, por jo gjithmonë, pasi disa prej tyre mund të jenë edhe në familje (siç ti ke përmendur). Njerëzit mund të perceptohen si toksikë prej teje, pasi mund të kenë aspekte të caktuara që ty të aktivizojnë emocione e besime negative, të cilat janë aty brenda teje dhe duhen qetësuar. Të sugjeroj fort që ta ndihmosh veten, për të gjetur mënyra vetë dhe me ndihmën e miqve të mirë që ke, por edhe përmes një terapie personale, ku do mund të adresosh vuajtjen dhe gjithçka të mundon aktualisht.

    Uroj ta ndihmosh veten e të gjesh qetësinë që meriton!

    Të përshëndes,
    Lediona Braho
    Psikologe

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV