Zera 15.03.2022
me falni pyetja ime eshte se un kam problem me dridhjen e duarve emocion stres psh kur vin mysafir nuk mundi te sherbej rahat sepse me dridhen duaret
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Edhe un e kam te njejtin problem si ti zmr eshte nje ndjesi shume e keqe sdi as qka apo si te ja boj po ta besoj
Përshëndetje Zera, faleminderit që na ke shkruajtur dhe ke ndarë me ne shqetësimin tuaj.
Kam nevojë për më tepër informacion nga ana juaj. A ndodh në vende të tjera kjo situatë? A ka njerëz të caktuar me të cilët ndodh?
Po thua që përjeton vec stresit dhe dridhjes së duarve edhe emocion. Cfarë emocionesh janë mund ti përshkruash më tepër? Duket se problemi që ke është një ankth performance, pra ke frikë she shqetësim sesi do të dukesh përpara të tjerëve, se cfarë do të mendojnë ata për ty apo frikë ndaj poshtërimit përballë tyre. Nëse është kështu, pasi jam duke u përpjekur të të kuptoj, mund të eksplorojmë së bashku ndjesitë e tua përpara të tjerëve. Sa rëndësi ka për ty mendimi I të tjerëve dhe cila është frika jote më e madhe? Pasiguri të caktuara na vijnë që nga fëmijëria jonë dhe janë të brendësuara tek ne, duke bërë që të reagojmë në këtë mënyrë. Së bashku mund të eksplorojmë më tej rreth frikërave që ke dhe ndjesive të pasigurisë që të shkaktojnë.
Të ftoj të na shkruash sërish si në letër ashtu edhe në chatin online të faqes sonë.
Të përshëndes
Oliana