Këshilla/Blog

Jona 21.03.2022

Kam probleme me nje sekretare me jep information te gabuar me flet shume keq me ka ber te kaloj ankth prej sjelljeve fyese te saj .

  1. Oliana Manaj says:

    Përshëndetje Jona, faleminderit që na ke shkruar. E kuptoj shqetësimin që ti ke pasi marrëdhënie të tilla shkaktojnë stress dhe vështirësi në përshtatje. Njerëzit janë të ndryshëm dhe kanë komplekse të ndryshme. Ata i përcjellin këto komplekse tek personat e tjerë. Në lidhje me situatën tënde, do të doja të dija më shumë rreth marrëdhënies që ke ti me këtë sekretare? Është marrëdhënie pune apo më tej? E kuptoj që ndihesh keq ndaj cdo ofendimi dhe neglizhence karshi personit tënd. Mund të të pyes cfarë ka qënë dicka që të ka besdisur dhe lënduar më shumë? Ashtu sic thashë, personat të cilët ofendojnë janë duke nxjerrë në pah komplekset e tyre, pra lidhet me vet veten e tyre. E kuptoj ndjesinë e keqe që le, por në rradhë të parë, këta persona problemin e kanë me veten dhe jo personalisht me ju. Kjo nuk e justifikon sjelljen ofenduese, përkundrazi. Mund të eksplorojmë së bashku se në cfarë pike prekesh më shumë që të kuptoj më tepër rreth shqetësimit që të jep. Po më thua që je duke përjetuar ankth. Si është ankthi që po përjeton? Sa ndikon në ditën tënde?
    Do të këshilloja të eksploronim së bashku më shumë rreth vetes tënde në mënyrë që të besosh në vlerat që ti ke dhe në këtë mënyrë ofendimet e të tjerëve nuk do të ndikojnë në mendimin që ke për veten. Të ftoj të flasim sërish së bashku ose të na shkruash sërish në chatin online të faqes sonë.
    Gjithe te mirat,
    Oliana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV