Help 28.03.2022
Pershendetje doja te ndaja situaten time me ju.
Kam gati 8 muaj qe po jetoj me ankth,kjo gje erdhi pasi un kalova nje atak paniku,edhe qe prej asaj dite un jetoj me ankth,ikja ime nga shqipria e beri akoma me te veshtir jeten time , pasi u shtua ankthi spese jam larg familjes,larg shoqeris,ndihem i vetmuar,por poblemi me i madh eshte ankthi qe me veshtirson akoma me shum.Familjes nuk i tregoj sepse nuk dua ti bej merak,nuk perdor as ilace .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje kam qe 6 vite qe perjetoj ankth , fiksohem sapo degjoj dike qe eshte semur me duket sikur dhe un vet vuaj nga ajo semundje. I bej te gjitha kontrroll dhe seriaht jam mir ne cdo gje por prap fiksohem e bej kontrroll pa fund. Nuk di si te veproj
Pershendetje,
Uroj qe kjo pergjigje te te gjeje mire. E marr me mend se perjetimi i simptomave te ankthit apo ataket e panikut e veshtiresojne perditeshmerine tende. Pavarsisht veshtiresise ne perjetim, crregullimi i ankthit eshte i trajtueshem nese punohet dhe merret ndihma nga profesionistet e duhur. Trajtimi zgjate ne kohe por eshte i mundur. Ti tregon se ke gati 8 muaj me ankth, pasi ke kaluar nje atak paniku. Cfare ka ndodhur para 8 muajve? Cfare ke qene duke menduar para se te fillonte ataku i panikut? Si u ndjeve ti ? Cilat ishin simptomat fizike? Sa reale, te bazuara ne fakte/ ngjarje te verteta ishin keto mendime? Identifiko situaten ku ke perjetuar atak paniku dhe ver re se si mendimet ndikojne ne gjendjen tende emocionale dhe fizike. Nga ana tjeter eshte e kuptueshme qe largimi nga familja, frika nga e panjohura ne nje vend te ri mund ta veshtiresoje situaten qe po perjeton. Do te sugjeroja qe ankthin ta shihje si nje alarm, per te treguar ty se la ardhur momenti te punosh me gjendjen tende psiko-emocionale.
Ne momente te perjetimit te ankthit mund te perdoresh teknika te ndryshme relaksuese, te cilat jane lehtesisht te gjendshme edhe ne internet. Frymemarrja me hunde, thelle dhe ngadale, po ashtu nxjerrja e frymes ngadale eshte e keshillueshme deri sa te kuptosh se frymemarrja dhe frymenxjerrja eshte ne ritmin e duhur. Mindfulness eshte nje tjeter teknike e mire. Fokusi ne te tashmen (tani dhe ketu) me ane te shqisave ben te mundur te kuptosh se nuk ka asnje rrezik real. Fokusohu sa me shume ne ate qe sheh, degjon, prek, shijon apo nuhat. Perpiqu trupin ta lesh te lire, te relaksosh muskujt dhe mos u perpiq ti kontrollosh mendimet e tua apo simptoma te tjera fizike dhe emocionale. Pranoji ato, sepse ashtu sic vijne, arrijne nje pike kulmore dhe largohen. Pavarsisht teknikave relaksuese, trajtimi i ankthit me nje profesionist te shendetit mendor (psikiater dhe/apo psikoterapist) eshte shume i nevojshem. Kerko mbeshtetje te familjareve, apo miqve te ngushte ne menyre qe perjetimi i ankthit behet sa me i lehte dhe i pranueshem nga ana jote. Gjithashtu, ndihu e lire te na rishkruash per pyetjet me larte ose per cdo shqetesim tendin. Ne jemi ketu me deshiren per te te ndihmuar.
Gjithe te mirat!
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike