Këshilla/Blog

M A 08.04.2022

Pershendetje,
Dua ndonje keshille si te largoj nga mendja te kaluaren dhe mendimet e keqia sepse po me nxin jeten, nuk ndihem fare mire sikur jam e semure cdo dite por nuk kam asgje me thone se nga stresi ndihesh keshtu, nuk ndjej kenaqesi per asgje , nuk me duket bukur as edhe nje gje , qe nga pandemia e ketej jeta me duket shume bosh edhe pse fale Zotit kam familjen afer vetes , por nuk ndjehem mire me duhet ndonje keshille nga ju sepse ne vendin ku une jetoj nuk ka psikolog ku mund te drejtohem dhe te shpreh ate qe kam mbrenda, nuk mund te shprehem me askend sepse menheher filloj dhe qaj behem akoma dhe me keq. Kur shoh shoqet e mia qe po shijojne jeten ndjehem akoma dhe me keq mendoj se jam e semur keq sepse jam mbyll ne shtepi nuk dal asku as edhe me shoqet rralle her. Mundohem qe mos mendoj shum gjera por perfundoj perseri ne mendime te teperta.E di qe jam ne ankth sepse kam edhe disa simptoma si p.sh : dhimbje koke , te perziera ndonjeher edhe te vjella, nuk kam oreks , nuk kam fare fuqi per te punuar dicka lodhem shume shpejt, kam edhe martesen kete vere dhe nuk e di dmth si do ia dal keshtu me mire me vjen me vra veten se sa me jetu keshtu bosh dhe pa lumturi.
Pres ndonje keshille nga ju qofte edhe dy fjale .
Gjitha te mirat .

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Me behet qejfi qe more kurajon dhe shkruajte sepse tregon nje deshire per te ndihmuar veten. E marr me mend qe situata qe po kalon mund te jete e veshtire dhe te duket e pashprese. Momente te tilla, sado pa shprese te duken, fillojne e behen me te menaxhueshme nese kupton burimin e ketyre mendimeve, nevojat e tua dhe fillon e punon me to. Ne fillim te letres tende ti kerkon keshille se si te largosh nga mendja te kaluaren dhe mendimet e “keqia”. E kaluara apo mendimet negative nuk largohen, por pranohen ashtu sic ato vijne dhe fillon i kupton ato. Cilat jane keto mendime? Sa kohe ke ti me keto mendime? Sa reale, te bazuara ne fakte/ ngjarje te verteta jane keto mendime? Si te bejne te ndihesh? Ne nuk ndryshojme dot te kaluaren dhe nuk kemi kontroll as ne ate cfare mund te ndodhe ne te ardhmen. Nuk e parashikojme dot ate. Por ne kemi ne kontroll sjelljen/ reagimin tone ne te tashmen. Nese me lejon, une do doja te dija dicka me shume per ty. Si eshte nje dite e jotja? Cfare ben gjate kohes tende te lire? Per cfare ke nevoje ti tani ? Cfare do te bente ty te ndiheshe me mire? Cfare te pengon per te permbushur nevojat e tua? Cfare mund te besh ti per te ndihmuar veten? Fillo nga gjera te vogla, si nje shetitje, te folurit me nje person te besueshem, leximi i nje libri apo te mesuarit nje gje te re nepermjet librave apo internetit. Perpiqu te kuptosh nevojat/ deshirat e tua dhe si mund ti plotesosh ato. Ne momente qe ti ndihesh jo mire, behu kurioze se nga vjen dhe perpiqu te fokusohesh ne te tashmen. Teknika te ndryshme relaksimi mund t’i gjesh lehtesisht ne internet. Mendoj se me e rendesishme eshte te kuptosh nga vetja, cfare ti deshiron te besh. Nga ana tjeter krahasimi me te tjeret nuk te ndihmon. Bej me te miren per veten tende. Nese e ke te pamundur te shkosh ne nje psikolog ne vendin tend, te sugjeroj te zhvillosh seanca online, te shkruash ne chatin e nukjevetem.al dhe te me rishkruash per pyetjet e mesiperme ose per cdo gje qe te shqeteson.

    Gjithe te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV