Reli 11.04.2022
Prsh. Do doja tja nisja aty ku ka filluar afersisht para 2 vitesh krejt papritur degjova zemren duke me rrahur shpejt shkova te spitali dhe nk isha i sigurt akoma sepse ato mendonin qe un kisha perdorur droge edhe pse ju thoja qe jo akoma nk me besonin me zi merrja fryme kujtoja se aty un sdo behesha me sikur isha me par bera analiza qdo lloj analize te mundshme qdo gje me dilte ok i thoja vetes se qfar kam pse po me ndodh kisha frik te dilja se mos me gjente gje rruges po prap nqs u merrja me diqka isha plotsisht normal se ndjeja asgje por perseri me kujtohej isha ne pune asgje sme ndodhte sapo isha i lir me kapte ndjenja e quditshme e krontolloj veten afersisht 70% po perseri nuk ndjehem mir jam dhe tipi qe rri shum ne mendime sduroj fjale te teperta ose te kota nevrik paska dhe shum hadermbetes e di qe skam asgje me shendetin por esht thjesht psikologjike nuk kam marr asnje lloj ilaqi apo mjekimi per ket lloj ataku nuk me zgjat shum max 15 sek sepse e kontrolloj veten qfo mendim me shkon diret sikur kam probleme me zemren e pata kaluar afersisht 6-7 muaj mes ktyre 2 viteve ndihesha normal i fuqishem fizikisht Me vetbesim dmth normal por un ben 3 mujat e fundit qe po me lodh perseri jo si me par tani me duket normale sikur kam filluar te jetoj me te por me kufizon shum vetbesim i dobet nk ndihem fare ne form dhe skam adrenalin per asgje e di qe do ja dal skam frik ta perballoj por uroj qe ta kaloj sa me shpejt ….
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Hi reli
Jam fiks ne te njejten situate si ti
Edhe une fale zotit arrij ta kontrolloj veten dmth ta kuptoj qe eshte pjese e ankthit dhe asgje sdo ndoll por ama eshte bere shume e lodhshme
Edhe une kam apo nuk kam pune per te bere me duhet te merem me patjeter me dicka se ne momentin qe jam pushim me vjen lloj lloj ndjesie e keqe
Zoti na ndihmoft edhe na kaloft sa me shpejt
Përshëndetje Reli, faleminderit që iu drejtove nukjevetëm!
Këto mendime dhe frikëra për një sëmundje mund të jenë të shpeshta tek njerëzit. Do të të sugjeroja të përpiqeshe të shpërqendroheshe dhe të mos kërkoje informacion për simptomat që ke ose të mos pyesësh/interesohesh për simptomat që kanë njerëzit e tjerë, se ndoshta këto të ndikojnë. Gjithashtu, mund të mbash një ditar dhe të shkruash atje sa shpesh dhe sa herë në jave/ditë të vijnë në mendje këto mendime. Gradualisht, përpiqu që të reduktosh kohën që e ke vëmendjen tek to. Nëse në një ditë këto mendime i ke psh për 2 orë, përpiqu që ta reduktosh këtë kohë gradualisht duke u shpërqëndruar.
Do të të sugjeroja që të sfidosh mendime të tilla irracionale, me argumente të logjikshme: sa herë që mendon se ke një sëmundje, përpiqu të gjesh argumente pse nuk e ke dhe nga çfarë tjetër mund të shkaktohen të njëjtat simptoma.
Gjithë të mirat,
Veronika