Ankth? 11.04.2022
Pershendetje prej 2 muasj vijn mendime shum negative sikur do i bej keq vetes keq gje qe une nuk e dua dhe luftoj me kto mendime te keqija dhe kjo me shkakton shum ankth te madh panik pasiguri ju lutem stafi i forumit ktu nese mund te ndihmoni nese dikush ka te njejten situate ose di dicka do isha shum mirenjohes!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje, faleminderit që kontaktove me ne!
Më vjen keq për përjetimet që ke, duket se po të mundojnë shumë. Nga sa po shkruan është e vështirë për të kuptuar se nga se mund të vijnë këto mendime, ndaj do të të sugjeroja që të drejtoheshe sa më shpëjt në një psikoterapist ose në një psikiatër për të bërë një vlerësim.
Gjithashtu, mund të drejtohesh në chat – in e kësaj faqeje për të bërë një seancë më interaktive me një nga ekspertët, ndoshta do të të ndihmojë më shumë të orientohesh.
Gjithë të mirat,
Veronika