Luani 12.04.2022
Përshëndetje, sot zbulova faqen tuaj dhe ju përgëzoj për punën që bëni. Do mundohem të mos zgjatem shumë. Para dy vjetësh isha në një vënd të huaj dhe ndërkohë kisha bërë ca dieta dobësimi ekstreme, kur ra pandemia. Kisha një të afërm në spital dhe duhet t’a vizitoja përditë, ka qënë periudhë e vështirë, lodhje fizike sepse duhet të lëvizja më këmbë, në shtëpi duhet të rija zgjuar natën sepse kisha prindërit sëmurë. Më zinte gjumi nëpër karrige, ujë nuk konsumoja shumë sepse për aq orë sa flija 2-3 orë nuk doja të zgjohesha nga urinimi i shpeshtë.
Gjatë rrugës kur kaloja për të shkuar në spital disa persona po kositnin barin dhe aroma e barit më dha si bllokim në fyt dhe probleme me frymëmarrjen. Ca ditë më vonë në darkë po haja një ëmbëlsirë me lëng luleshtrydhe, po dremisja dhe u zgjova në panik s’po merja dot frymë. Shkova në urgjencë, rrugës më dukej sikur do bija pa ndjenja. Shkova në urgjencë dhe më thanë nuk ke gjë mbase alergji.
Pas disa ditësh erdha në Shqipëri, bëra një vizitë në alergologu. Meqë qe pandemia folëm në telefon dhe i përshkrova simptomat. Më dha ca barna kundër alergjisë dhe azmës dhe një spraj. Ditën tjetër pata frymëmarrje të shpejta, çdo aromë më jepte si vështirësi në frymëmarrje, përfundova në urgjencë me duar dhe krahë të bllokuar, mu bllokua dhe buza mezi flisja. Pasi u qetësova i tregova doktorit ilaçet mos ishin ato shkaku ai më tha jo. Më tha është diçka nervore. Ditën tjetër prap e njëjta gjë por nuk shkova në urgjencë. Pasi kaloi vendosa të mos i merrja më ilaçet e alergjisë dhe në ditët në vijim po përmirësohesha. Fola me doktorit e alergjisë dhe i thashë për çfarë ndodhi më tha që janë efekte anësore por duhet t’a përdorej ilaçin dhe të duroja. Ashtu bëra por simptomat u bënë më të forta, shikimi e kisha shumë të turbullt, ankth, gjëndje paniku, pagjumësi, oreks i dobët etj.
Pas disa ditëve përfundova përsëri në urgjencë sepse gjatë një gjëndje të fortë ankthi pashë që tesioni ishte 18, mendova se problemi ishte zemra dhe shkova në urgjencë. Më bënë një dozë të lartë diazepami dhe pasi u qetësova pak më vonë u bëra akoma më keq, më dukej sikur isha pranë një fundi të pashmanshëm. Erdhi psikiatri dhe dëgjova që e kritikoi doktorin për dozën e lartë. Pasi më pyeti gjërë e gjatë më tha qe ske alergji po ankth. Ishte në mëdyshje të më jepte ose jo barna por në fund më dha një benzodiazepine dhe një antidepresant. Pas 20 ditësh doktori më tha të mos përdorja më benzodiazepine por vetëm antidepresantin.
Nuk është se pashë ndonjë përmirësim të madh. Ushqehesha normalisht, flija 8 orë, por prap kisha ankth u shtua si simptoma dhe humbja e interesit për gjërat që bëja më përpara, mërzitje e vazhdueshme pa shkak. Më vonë u infektova me covid. Kaluan muaj dhe nuk pashë përmirësim. Shkova përsëri tek psikiatri dhe më dha një benzodiazepine më të fortë. Që ditën tjetër isha mirë madje shumë mirë. E përdora një muaj pastaj psikiatri më tha të ulja dozën derisa të shkëputeshin. Bëra gabim dhe i lashë të dyja njëherësh. Për 5 ditë isha shume keq fizikisht por erdhi duke u rikuperuar. Pas 1 muaj u rikthyen fuqishëm simptomat mendore, ankth, panik, mendime të këqija, pandërprerje. Pasi durova një javë s’ mundesha më dhe ju drejtova prapë psikiatrit. Më dha një benzo tjetër. Për 10 ditë isha deri diku mirë por pastaj përsëri keq. Fola me doktorin dhe më tha është e gjitha në mëndje s’ka mundësi që një ilaç të bëjë mirë pastaj më vonë keq.
Fillova të bëja stërvitje, dilja me shokët por përsëri kisha simptoma. Një ditë harrova t’a merrja benzon, dhe më doli gjumi natën në gjëndje shumë të keqe të padurueshme. Më vinte ti jepja fund jetës. U kujtova dhe e piva ilaçin, pas 20 min u qetësova po më filloi një dhimbje koke e fortë. E kuptova që isha bërë i varur. U bëra shumë i ndjeshëm nga ca ushqime, si bulmeti, vajrat, ëmbëlsirat, nëse i përdorja bëhesha më keq. E ndjeja që ishte ilaçi që mi shkaktonte problemet. Fola me doktorin dhe vendosëm të ulnin dozën. Ca ditë mirë pastaj shumë keq. Doktori vendosi të më jepte një tjetër antidepresant. 2 ditë mirë pastaj jashtëzakonisht shumë keq. Pagjumësi, shikimi i valëzuar, më vinte të ulërija, gjithë ditën ne krevat. Doktori më tha t’a ndaloja pas 6 ditë përdorimi. Fillova po mendoja ti jepja fund jetës, qe shumë e rëndë kjo gjëndje për t’u përballuar. Këmbëngulja në doktori që të më rikthente në benzoja që kisha pirë më përpara dhe isha mirë. Kisha 2 javë dhe s’po stabilizohesha dot. Çdo mëngjes mendoja që s’do arrija të mbijetoja deri në darkë. Çdo ditë punoja ndërkohë. Pas fillimit të benzos të parë po stabilizohesha.
Ndërkohë fillova të lexoja për ilaçet psikiatrike dhe dëmit të tyre. Mendoja se ishin ato shkaktare, kurrë në jetën time nuk isha ndjerë ashtu. Nuk besoja se vuajtja njerëzore arrinte ato nivele. Vura re që sëmuresh shpesh me grip. Vendosa të ulja dozën derisa e lashë.
Kam 1 vit që e kam lënë dhe ky vit ka qënë i tmerrshëm në kuptimin e vertëtë të fjalës. Jam përmirësuar shumë ngadalë, po simptomat ekstreme shkojnë e vijnë. Shikimin e kam më mirë, ankthi është prap non stop por jo aq i fortë, gjëja që më frikëson është një ndjenjë si mpirje me mendime vetëvrasëse që vijnë si idera e përzjerë me panik dhe më pas frikë se mos e bëj. Kam vënë re që shkaktohet ose forcohet nga ndonjë ushqim.
Kam marrë frikë nga ilaçet psikiatrike dhe nuk dua të shkoj në mjeku. Kam bërë analiza dhe jam në rregull fizikisht. Nuk di si të veproj, të pres të kalojë apo duhet bërë diçka? Kam përdorur në kohë të ndryshme ndonjë sipërme si magnez, vaj peshku, çaj bar blete por më kanë bërë më keq. Ndonjëherë mendoj se më e keqja ka kaluar por prap kam me raste të caktuara simptoma shumë të forta. Ç’më këshilloni?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, edhe un po perjetoj ankth keto kohe gati 3 muaj u bene, ne fillim kam qene shume keq, dhe vendosa me u vizitu tek psikologu, sepse problemi eshte tek te menduarit normalisht, ndersa psikologu mundohet me fjale te ta zhvendose qasjen e te menduarit ne nje kahje pozitive per dallim nga psikiatri qe e bene me ane te barnave dhe qe mund te behesh i mvarun nga to, per kete arsye edhe un jam drejtuar tek psikologu. Mka ndihmuar shuume ne krahasim se si kam qene ne fillim, dhe ende vazhdoj vizitat, keshtuqe ta sygjeroj te takohesh me nje psikoterapist sepse do t beje mire, ndersa sa i perket vetvrasjes eshte gjeja me e keqe qe s’duhet as ta mendosh.
Pershendetje, me vjen keq dhe uroj ta kaloni sa me shpejt. Kam bere vizita tek disa psikologe por pa ndonje ndryshim nuk gjeta veten nga pershkrimi i tyre, nuk eshte vetem ceshtje mendimesh, tani jam ne konsulte me nje psikiater dhe nga bisedat qe kemi bere kam kuptuar qe kjo qe kam u shkaktua nga shkeputja nga benzot ose benzo withdrawal syndrome. Para ca kohesh i shkrova dhe Jordan Peterson psikolog klinik nga kanada dhe me ktheu pergjigje qe si te thuash ma konfirmoji sepse e kishte kaluar dhe vete mjafton ta kerkosh ne youtube. Me pak fjale larg benzove, jane mire per raste ekstreme por jo per me shume se 2-4 jave, mua ne total me shkoi 6 muaj dhe me doze te ulet pa abuzuar.