Këshilla/Blog

Bani 19.04.2022

Pershendetje!
Jam 17 vjec dhe kam 6muaj qe po vuaj nga ankthi,dhe gjeja qe po me shqetson kohet e fundit jan hijet e njerezve, kjo nisi qe nga disa muhabete ne klas me shoket qe thoshin qe njerzit qe skan hije sjan njerez po fantazma etj, ne fillim si mora fare parasysh kto po tani jam friksuar shum nga kto dhe shikoj cdo njeri rruges per hije dhe me ndodh qe sja dalloj dot hijen ndonjerit dhe me kap ankthi keq, po bej gati 1 muaj kshu me mendje se do me iki ky fiksim prandaj vendosa ta ndaj shqetsimin tim me ju.
Ju lutem me ndihmoni me ndonje keshill.
Faleminderit.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje i dashur dhe faleminderit qe na ke shkruajtur. Ankthi shkaktohet si pasoje e faktoreve te ndryshem. Per te kuptuar burimin e tij eshte e rendesishme te analizohet se cilat jane simptomat qe ju perjetoni? Sa shpesh i perjetoni ato? Ne cfare situatash ndodh kryesisht te perjetoni ankth? Prej sa kohesh e ndjeni kete shqetesim dhe a ka ndodhur dicka ne jeten tuaj qe nga momenti qe keni filluar ta perjetoni kete ndjesi? Sa kohe ka qe i mendoni fantazmat? Ju ndodhe kjo gjate dites, apo ne mbremje?
    Per te marre nje pergjigje me ndihmuese nga nje prej eksperteve ju ftojme te analizoni me veten keto pyetje dhe te na shkruani serish. Gjithashtu mund te ndiqni dhe videon e meposhtme ne te cilen jepen keshilla praktike sesi te perballeni me ankthin:
    https://www.youtube.com/watch?v=UK0Q-HP–Rs&ab_channel=FondacioniTogetherAlbania

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

  2. Sheruesi says:

    Mos e vrit mendjen per asgje jane te gjiths trillime kam 6 muaj q vuaj vet nga ankthi dhe jam dike e kaluar .. eshte gjendje qe kalon perpiqu te shohesh filma komedi gjera pozitive dhe merru cik me aktivitet se te ndihmon goxha rri i qet per cdo gje

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.