Këshilla/Blog

Thomas 25.04.2022

Pershendetje stafi i Nuk je vetem,
Si fillim do doja tju falenderoja per ndihmen dhe keshillimin te cilin e ofrni online
Perpara gjashte muajve kam marre te dyja dozat e vaksines pfizer dhe tani pasi gjashte muajve kam dhimbje te krahut ekzaktesisht tek vendi ku eshte aplikuar vaksina prej disa ditve.
Dhimbjet kane karakter te njejte me ate lloj dhimbje te cilen pata ditet e para te marrjes se vaksines.
Cfare do te me keshillonit?
Faleminderit!

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje Thomas dhe faliminderit qe na ke shkruar.
    Dhimbja e krahut pas vaksinimit eshte mjaft e shpeshte, por zakonisht zgjate disa dite.
    Ajo qe mund te jete shkas i dhimbjes se stregjatur ne disa raste, mund te jete edhe e natyres psikologjike, si nje forme brenge apo frike nga vaksina.
    Nese nuk keni dhimbje apo shqetesime tjera, athere mund te rrini i qete pasi duket sikur kjo dhimbje nuk nderlidhet me vaksinen, por mund te jete ndonje nje gje tjeter. Per kete arsye ju sygjerojme qe te beni nje vizite tek mjeku qe te kuptoni natyren e kesaj dhimbje dhe hiqni dyshimet qe keni.
    Gjithe te mirat,
    Stafi Nukjevetm

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV