Këshilla/Blog

Ina 12.05.2022

Pershendetje Nuk je vetem! Jam nje vajze 17 vjecare dhe kam nje problem me koordinimin e levizjes. Kam veshtiresi ne te ecur, ne mos mbajtjen e postures apo supeve mire. Gjithashtu kam vene re veshtiresi ne koordinimin e levizjes kur kercej apo luaj me dicka apo edhe kur me duhet te lidh. Mund te me thoni ju lutem nga se vjen kjo dhe cfare duhet te bej. Faleminderit.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje Ina
    Faleminderit qe na ke shkuar.
    Duke lexuar letren tende, ku shkruan per problemet me koorinimin dhe posturen e me te ecuren arrij mbrapa kerkeses per te gjetur arsyen se nga vjen kjo gjendje te kuptoj edhe shqetesimin si 17 vjecare, ne moshen kur paramendohet qe trupi eshte ne zhvillimin me te madh, per te pasur kontroll te plote mbi te. Mund te ndodhi edhe qe per shkak te zhvillimit trupore te vijne edhe disa ndryshime te lehta.

    Sigurisht te ftoj te na tregosh dicka me teper mbi kete, nese ky problem eshte dicka qe ka filluar te shqetesoje tani, apo ka nisur qe me heret? Kur permend veshtriesi ne koordinim dhe levizje apo posture, sa eshte kjo veshtiresi, a te krijon problem edhe ne gjerat funksionale te dites?
    Nese ky eshte nje shqetesim qe ke filluar ta ndjesh se fundmi dhe eshte pengues do te sugjeronim qe te shkoje per konsulte prane mjekut te familjes qe me tej do te referoje per ekzaminime dhe analiza te tjera per te kuptuar me mire shkaqet dhe se me cfare eshte e lidhur problematika.
    Mund te na shkruash serish per te na shpjeguar me mire.

    Te urojme me te mirat.
    Stafi i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV