Këshilla/Blog

Sara 13.05.2022

Ndodh jam shpesh pa disponim sikur jam hy nje tunell errt dhe spo dal dot. Jam 25 vjeq 1.55 e gjate dhe e kam vuajtur vazhdoj e vuaj kete pjese skom vullnet me ushtru as me ushqy veten nuk arrij me shtu peshe shoh veten them o zot pse?
Shto faktin qe vuaj edhe nga qrregullimi i ankthit, deralizem te fort. Qaj shpesh them pse mu. Ju lutem me keshilloni si te dal nga kjo gjendje????

  1. Gona says:

    Pershendetje Sara une kam 4 vite e ca qe jam me ankthe ska gje me te keqe se kjo

  2. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje Sara
    Faleminderit qe na ke shkruar.
    Nga këto pak rreshta që ke shkruar ndjej një rëndesë, lodhje dhe gati gati dorëzim para gjendjes së vështirë, që je duke përjetuar.
    Ka momente të tilla dhe e para gjë që lehtëson është që mos ta gjykojmë rëndë veten, por ta pranojmë edhe në këto momente, ku duket sikur nuk gjendet vullneti për të bërë gjë.
    Edhe të bërit e pak gjërave sado të vogla është me rëndësi, sidomos e atyre gjërave që të pëlqen që të bësh.
    Përmend se vuan nga cregullimi i ankthit dhe derealizmi.
    Kur ke filluar që të kesh gjendje ankthioze? A e ke kuptuar se cila është arsyeja apo arsyet me të cilën lidhet ankthi? Të kuptuarit më mirë se me cfarë lidhet ankthi të ndihmon më tej edhe për ta përballur sa më mirë atë.
    Disa këshilla për ta bërë këtë i gjen në këtë video të një prej ekspertëve tanë
    https://youtu.be/UK0Q-HP–Rs

    Do të sugjeronim që nëse është një gjendje që vazhdon prej kohësh, të shikosh mundësinë e këshillimit me një psikolog apo ndjekjes me një psikoterapeut për të krijuar mundësi për zgjidhje sa më të mirë përballë vështirësive që po kalon.
    Gjithashtu mund të shkruash edhe në chat me psikologët tanë sipas orareve të përcaktuara.

    Të urojmë gjithë të mirat!
    Staf i Nukjevetëm

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV