Këshilla/Blog

Cataleya 13.05.2022

Pershendetje…jam ne nje gjendje qe nuk e kuptoj dot se cfare kam…ne fillim me fillon nje dhimbje koke e forte me bejn zhurme veshet me vjen per te vjelle me merren mend humb ekuilibrin me prihet fuqia e trupit sa as syte nuk leviz dot pastaj me bllokohet frymemarrja dhe me kap nje si gjendje paniku dhe me paralizohet trupi nuk leviz asnje gjymtyre gishtat e duarve me shtremberohen nuk i komandoj dot fare
me mpihet trupi kam dhimbje ne fyt dhe nuk arrij te komunikoj dot se jam e mpire eshte nje gjendje qe nuk arrij dot ta ndaloj..ne kto momente gjithmone kane ardhur mjeket me kane bere qetesues dhe sorum dhe me vone me kalon ajo gjendje por dhimbja e kokes dhe trupin nuk e levis dot..tani kam shkuar te neurologu dhe ai me dha 3mjekime Noofen Sedoxil Narox dhe me tha eshte gjendje ankthi….ju lutem me ndihmoni cfare gjendje eshte kjo keshtu eshte ankth?eshte depresion?kam shume frike se kam dhe nje femije…a mund te sherohem?si mund te kaloj kjo gjendje?faleminderit

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje Cataleya. Faleminderit qe i je drejtuar faqes Nukjevetem.
    E lexova me vemendje letren tuaj. Mendoj se nga pershkrimi qe i beni simptomave tuaja mund te kemi te bejme me nje gjendje konversioni, e cila pergjithesisht trajtohet me psikoterapi.
    Nuk e di nese keni mundesi konkrete per te kerkuar nje sherbim te tille. Gjithsesi mund te drejtoheni ne chat online te faqja nukjevetem per te provuar te flasesh lidhur me kete shqetesim.
    Gjithe te mirat.
    Sokol Kosta

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV