Këshilla/Blog

Eno 19.05.2022

Pershendetje, dua te largoj dhe nuk me pelqen qe mua me shume me eksiton kur femra eshte dominante dhe sadiste dhe te ndihem i poshtruar ose i dominar nga ajo, dhe me pelqen te shikoj te tilla video, por mendja ime keto nuk i pelqen dhe nuk dua ti kem keto lloj ndjena nuk i pranon krenaria ime por me skena te tilla eksitohem, a mund te me ndihmoj ndokush si ti largoj ?

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje Eno!
    Të falenderojmë që i je drejtuar faqes sonë.
    Impulset seksuale ka raste qe jo gjithmone shkojnë krah për krah me kuptueshmërinë nga ana logjike.
    “Shoqëria” në periudha të ndryshme ka “tabu” të ndryshme për ato që konsiderohen të pranueshme apo të papranueshme në jetën seksuale të personave. Dhe që prej këtëj, krahas edhe këtyre normavve sociale të brendësuara mund të lindi një ndarje në atë që një person pëlqen të bëjë dhe një tjetër në atë se cfarë “duhet” të bëjë.
    Më konkretisht tek ty është ajo që e përshkruan si “krenaria ime nuk e pranon”. Para se thjesht të vendosësh se pëlqimet/preferencat e tua janë krejtësisht të papranueshme (nga vetë ty) do të sugjeroja që t’i jepje kohën, për t’i kuptuar më mirë. Një pikënisje e tillë është e nevojshme që të arrish gradualisht tek ajo gjë, që të bën së pari ty të ndihesh më mirë- dhe kjo nuk bëhet dot duke përjashtuar krejtësisht qoftë “krenarinë” qoftë “pëlqimet”.
    Për të punuar në këtë proces dhe atë që e ndjen shqetësuese vjen në ndihmë të mund t’i drejtohesh (gjithmonë nëse ke mundësi) një psikoterapeuti.

    Të urojmë më të mirat!
    Staf i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV