Këshilla/Blog

Keida 20.05.2022

Pershendetje kam dy vjet po vuaj nga frymarrja kam ber cdo analiz cdo test me del mir
Tashi do shkoj dhe te nje specialist per mushkerit por inqizim qe dy vite me del mir
Dhe testi frymarrjes del 98 % oksigjeni ne gjak mir
Po se kuptoj pse nuk mbushem me frym me pengon kjo gje shum kam goksima shum dhe me hapet goja sikur nuk kam flejtur fare theksoj dhe incizimin e stomakut e kam ber prap mir ju lutem me thoni cfar mund te jet

Aaa theksoj qe kam dhe 8 vjet qe vuaj nga ataku panikut kur fikur kam perdor per 3 vjet ilace depsresioni pastaj hoqa ato kam perdor bimore per nje vit dhe njer theksio kam mar kokra aça on per dopsi dhe qe ato koh qe beja palester pija kto humba 10 kile per 1 muaj e pak mu shfaq ly problemi per momentin jam 78 kile dhe 165 e gjat dhe sdi me ca te mendoj nga se e kam
Naten e bej gjumin mir skam problem frymarrje vec gjat dites

  1. Ale says:

    Jam fiks si ty, e hap gojen 100 here qe te mbushem me fryme dhe prap nuk mar dot fryme plotsisht , ndonjehere ndodh qe fiksohem keq dhe kaloj ne attake paniku me mpihem duart

  2. Anonymous says:

    Fiks kshu dhe un jo me larg se mbrem me ndolli kalova atak paniku puna rsht e njeta situat i kam ber para dy vitesh cdo cdo analiz matjen e oksigjenit gjak por prap se di kur fiksohem aty e kam me problem kur harroj jam me njerz jam e qet

  3. Nuk Je Vetem says:

    Përshëndetje Keida dhe faleminderit qe i je drejtuar faqes Nukjevetem
    Nga ajo qe shkruan duke treguar se analizat të rezultojnë në rregull pa ndonjë problematikë fizike dhe duke marr parasysh që prej 8 vitesh vuan atake paniku, problemet me frymëmarrjen me shumë mundësi janë të lidhura me panikun/ankthin.
    Nuk kuptohet me aq sa ke shkruar se cfarë trajtimi ke ndjekur (përvec ilaceve të cilat i ke ndërprerë)? Për cfarë arsye i ke ndërprerë ilacet dhe si ka rezultuar ndërprerja? A ke pasur përkeqësim apo përmirësim? A je ndjekur edhe me psikoterapi gjatë kësaj kohe?
    Ndjekja e psikoterapisë mund të ndihmojë për të gjetur arsyet pse ke atake paniku dhe gjithashtu të gjesh zgjidhje të qëndrueshme për të. Prandaj nëse ke mundësi që ta ndjekësh do të këshilloja që të merrje iniciativën për ta ndjekur.
    Gjithashtu ajo që mund të bësh në lidhje me frymëmarrjen është që disa herë gjatë ditës të provosh të bësh frymëmarrje të thella e të plota, sidomos nëse ke edhe ndonjë situatë të cilën e di që të ndjell shqetësim apo kur të kesh episodet e panikut.

    Të uroj më të mirat!
    Staf i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.