Këshilla/Blog

Beti 30.05.2022

Pershendetje shpresoj te jeni mir!
Mfal prej muajit shkurt pasi kam kaluar covidin kam pas probleme ne koke si marramendje fishllim ne vesh edhe frik shumm kam taku gjith mjekt kan than eshte si pasoj e covid per disa muaj mka qit me perdor noofen a guxoj ta perdori ni koh ket barn apo jo
Dhe a eshte kaluese kjo frika e panikut

  1. Nuk Je Vetem says:

    Përshendetje Beti dhe faleminderit që na ke shkruar.
    Pyetja kryesore që ke parashtruar është në lidhje me përdorimin e medikamentit që të kanë përshkruar. Do të bëja edhe unë nje pyetje: cfarë po i frikësohesh për përdorimin e këtij medikamenti?
    Nëse ka të bëjë me pasojat apo se cfarë tjetër mund të shkaktojë ky medikament, do të sugjeroja që të bëje një konsultë prapë me mjekun që ta ka përshkruar apo një mjek tjetër specialist (për të marr një mendim të dytë) mbi efektet e dobishme dhe efektet anësore që ky medikament mund të shkaktojë. Të pasurit më tepër njohuri do të lehtësojë pastaj për të marr vendimin nëse do ta përdorësh apo jo.
    Paniku nuk është një gjendje e përhershme, por gjithsesi ai kërkon vëmendjen dhe trajtimin e punën e duhur për ta menaxhuar.
    Prandaj do të sugjeroja që nëse ke mundësi për këshillim me një psikolog apo psikoterapeut të mund ta ndiqje.
    Për një bisedë interaktive me një psikolog gjithashtu mund t’i drejtoheni chat me psikologet e faqes në oraret e përcaktuara.

    Gjithë të mirat!
    Staf i Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV