Sara 30.05.2022
Te lutem jm ne depresjon dhe km dhe ankth mu zhduket pak muaj e me kthehet serisht .nuk kam ber trajtim po e kam te perseritur .km nevoj vetrete per ilaqe te lutem me keshilloni ndonje ilaq .
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Shko te psikiatri aj tjep barna
Përshëndetje,
Teksa lexoj letën tënde, kaq direkte dhe të drejtprëdrejtë arrij të ndjej vuatjen në të cilën po qëndron dhe nevojën emergjente që ndjen për të marrë ndonje ilaç dhe për të shpëtuar nga kjo gjendje. Gjendje e përsëritur! Disa muaj duket sikur venitet dhe në disa muaj të tjerë vjen më e fuqishme, më e ashpër dhe shqetësuese.
Prej sa kohësh je në këtë gjendje? Duket që ke qëndruar me shpresën që nuk do kthehet më, e tashme që e ndjen sërisht e kupton që kthehet nëse nuk punohet me atë. Është e nevojshme kryerja e një konsulte psikologjike, ku mund të shprehesh dhe të kuptosh sesi mund të marrësh ndihmën e duhur dhe të nevojshme në këtë moment.
Është shumë e rëndësishme të realizosh një vlerësim psikologjik dhe një konsultë përkatëse, dhe të mos orientohesh drejt ilaçeve pa sugjerimin/ recetën e një mjeku. Është e nevojshme që ankthi dhe gjendja depressive të kuptohen, të ekplorohet dhe kjo në një mënyrë të shëndetshme dhe të sigurtë.
Marrja e shërbimit psikologjik qoftë kjo fizikisht apo edhe online do jetë vërtet ndihmuese për ty.
Kujdesu për veten,
Arela