Këshilla/Blog

Anna 24.06.2022

Pershendetje,
Kam rreth 2 vite qe jam njohur me te fejuarin time, ku prej 4 muaj kemi nisur bashkejetesen. Fillimet tona kane qene shume te bukura, por ve re kohet e fundit ka luhatje te theksuara humuri. Ka momente qe ia kalojme mire, por ka dhe momente qe ka filluar te ngreje zerin dhe te thote ndonje fjale qe me ben te ndihem keq. Qe kur kemi nisur te jetojme bashke kemi pasur shume debate dhe zenka . Heren e fundit , debati degradoi aq shume sa pati dhune fizike nga te dyja palet. E gjitha nisa keshtu. Sapo kishte mbaruar punen dhe donte te benim nje xhiro me makinen pasi ndihej shume i lodhur nga puna. Gjate rruges me thot me thot qe ka nje shtregim ne kraharor, por qe i kaloi , ku me pas hap krahun dhe ndalon makinen, ca ke i them une, dhe ky qe i acaruar filloi te me bertase, o mut po mbylle ate mut goje se me cave b…. U preka shume dhe nuk fola fare. Kur shkuam ne shtepi , ne ashensor i them mos guxo me te flasesh ashtu te jet hera e fundit , a ka mundesi ta mbyllesh gojen me thot ai, dhe une nga nervozizmi i gjuaj me shpulle. Kur shkojme ne shtepi situata shkoi me keq, ai vazhdonte te me thoshte do ti thyej turinjte nese e ben serisht kete veprim, une ty te nxjerr nga shpia. Dhe me ka terhequr dhe shtyre ne toke disa here. Jemi perleshur te dy dhe ate nate nuk kam vene gjume ne sy, por vetem kam qare . Tashme kane kaluar 1 jave dhe nuk i flasim nj-tj . Ju lutem me keshilloni si te veproj dhe cfare te bej me situaten qe ndodhem. Jam teper e lenduar dhe e thyer, kur pervec anes emocionale , edhe nga ana fizike jam teper e derrmuar ku me dhemb i gjith trupi .
Ju falenderoj

  1. Lina says:

    Pershendetje e dashur, bashkjetesa eshte ne fillim e rende derisa te mesoheni me njeri tjetrin.Nga pershkrimi i te fejuarit tend une po mendoj se vuan nga anthki sepse dhe vet the qe pati shtrengim ne kraharor, pastaj ene nerva dhe nuk e kontrollon dot veten, pastaj edhe ti qe nuk e duron dot ate , duhet te gjeni gjuhe te perbashket sepse me inat ju lendoni veten dhe lidhjen tuaj, mundohuni ta kuptoni dhe ta mbeshtetni njeri tjetrin .

  2. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje Anna,

    Me vjen keq qe ndodhesh ne nje situate te tille. Marr me mend se mund te ndihesh e zhgenjyer duke qene se thua ne fillim marredhenia juaj ka qene mire, dhe nga ana tjeter mund te ndihesh ne faj sepse mendon se ke acaruar gjendjen e te fejuarit tend. Do te ftoja te me tregoje pak me shume ne lidhje me marredhenien tuaj. Gjate periudhes se njohjes (pervec bashkejeteses), a ka pasur ndonje moment acarimi, agresiviteti nga ana e te fejuarit? Sa shpesh takoheshit ju dhe sa intensive ka qene marredhenia juaj? Perpiqu te kujtosh nese dhe athere mund te kesh vene re ndonje shenje dhune, nese jo fizike, verbale apo psikologjike. Eshte e vertete qe situata te caktuara mund ta bejne njeriun te ndihet nervoz dhe i acaruar por varet se ne cfare niveli shprehet dhe si. Ti po me thua se je ndjere e lenduar dhe “e thyer”. Une nuk mund te te keshilloj si te veprosh. Eshte nje vendim qe te perket ty. Perpiqu ta shohesh situaten si nje vezhgues i jashtem. Sikur nuk po te ndodh ty, por dikujt qe ti njeh dhe e do. Nese motra apo mikja jote e ngushte, do te tregonte historine e ngjashme me tenden, cfare keshille/ mendimi do i jepje? A ia vlen qe te lendohesh kaq shume? Sa e toleron ti dhunen qofte verbale apo fizike? Si je ndjere ti gjate kesaj jave? A mendon se kjo dhune perfundon me kaq? Merr kohen tende dhe nese deshiron, une do te isha e gatshme te te ndihmoja duke marre nje tjeter leter nga ty, me pergjigjet e pyetjeve me larte apo cdo gje qe te ka shqetesuar gjate kesaj kohe.
    Gjithe te mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV