WhiteFlower 11.07.2022
Pershendetje!
Nuk di nga t’a nis, keshtu qe do mundohem te them gjithcka qe kam ne mendje.
Prinderit e mi kane sakrifikuar shume ne, sidomos mami. ka munduar gjithcka qe ka mundur te na beje te lumtur. Une kam qene femija qe nuk ankohej kurre. vellai im nga ana tjeter, ka qene pak ndryshe.
Kur isha e vogel, mami na ka rrahur shume. Ka bere shume gjera qe ende i mbaj mend. Me ka rrahur, grisur librat, djegur rrobat. Kish gjithmone frike ti thoja te verteten. Perdorte nje dhune fizike qe dhembe shume: Shkelma, cimba, shkulje nga floket, presion psikologjik. Ka perdorur fjale shume te renda, qe kur kam qene e vogel. E ka perdorur fjalen k**ve qe kur kam qene te pakten 5 vjec. Nuk i kam harruar.
E dua shume, por me streson fakti qe ajo nuk pranon kurre gabime. Nese behet ndonje argument, perdor fjale nga me te rendat. Me lendon shume.
A jam perfekte? Jo. A e dua mamin? Po. A kam frike nga mami? Shume.
U martova ne moshen 20 vjecare. Personi ne fjale kishte shume flamure te kuq, por mua m’u duken normale. Perfunova ne nje martese abuzive prej 5 vjetesh. Qe ne vitin e pare, u bera me femije. Kalova nje depresion post partumi prej 1 viti. Askush nuk me kuptoi. Madje, as nena ime.
U quajta e cmendur, egoiste, e lige, vajze e keqe. Mbaj mend qe mbylla njehere deren se nuk doja te shikoja njeri e kur hapa deren e dhomes, mami me ka qelluar rreth 4-5 here ne fytyre aq shume, saqe rashe ne shesh. Femija ishte me pak se 1 muajsh.
U divorcova. U ktheva ne shtepi e vura re qe ne familje me pane sikur kisha me pak vlere
Askush nuk me degjoi, e nese me degjuan. Askush nuk derdhi nje lot per mua. Vetem per femijen tim.
Nese shpreh ndjenjat e mia jam e cmendur.
Nejse, sot me ngordhi macja. Ajo mace me sillte sadopak gezim prandaj e doja shume. Nuk ndaloja dot se qari. Me thane ” Po vazhdove te qash si debile, nuk do te te shoh me me sy”.
Pastaj e kuptova se macja kishte rene nga ballkoni nga nje pakujdesi e vogel e mamit. Kishte vene nje carcaf ne kangjella, e kotelja, duke qene kotele, u genjye e ra poshte.
E akuzova mamin, me vjen keq qe e akuzova. Kisha nevoje per nje “Po, mund edhe te kishte ndodhir ashtu. Me vjen keq, ndodhin”. Cfare morra ne kembim?” Beri mire ai qe te qellonte, je femer qelbesire. Kur ke qene ndonjehere mire ne jete ti qe te kesh macen mire? U djegsh, ti je femer e ulet ters.” I thashe ” Dua vetem nje fjale te mire, nje pranim” Kisha nevoje per nje perqafim te te them te verteten. U kthye tek une e filloi te me qelloje ne sy te feimijes. Nuk e doja djalin te shikonte ate skene edhe e shtyva ne krevat qe te ulej. FIloi te bertiste e mallkonte aq keq, filloi te qellonte e te me griste, kafshonte, qelonte me grusht. Une u shokova, nuk kisha cte beja dhe vetem i kerkoja falje. Akoma me del gjak nga te grisurat.
Erdhi vellai ne shtepi dhe i tha qeune e qellova (nuik eshte e vertete) te dy filluan me mallkime. Nuk fola fare.
Ndihem e turperuar, e lenduar, e padegjuar.
Nuk e di, a jam une ne faj?
.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur,
Lexova letren tuaj dhe per nje fare momenti u ndala te kuptoja per situatat tuaja te njepasnjeshme qe keni kaluar.
Mund te them se raportet me familjen jane shume te rendesishme,ne familje lindim dhe ne familje kemi kaluar tere femijerine tone.
Familja eshte streha ku ne gjejme dashuri,ngrohtesi,mbeshtetje.
Prinderit tane ndonjehere kalojne dhe momente te veshtira,jete te veshtire.
Ju nuk keni faj,mund ta them me plot bindjen.
Mund te me thoni nese jeni e punesuar,apo keni mundesi te largoheni ne nje shtepi tjeter?
Te lutem mos u ndje keq,sepse ti meriton me shume dhe mendoj se jeten duhet ta ndertosh e ndryshosh ashtu sikur ti do.
Mund te shprehesh ketu,rreth jetes tende,ne do te te degjojme,une personalisht do doja te degjoja rreth aspiratave apo gjerave qe do doje te ndryshoje ne jeten tende apo do doje te arrije.
Mund ti ndash ketu me ne,
Ledio
Përshëndetje e dashur,
E marr me mend sesa të vështirë e ke pasur fëmijërinë me një prind dhunues dhe aq më tepër kjo dhunë vazhdon ende në sy të fëmijës tënd. Uroj shumë që fëmija yt mos të jetë viktimë e dhunës së nënës tënde, ose të ndonjë pjesëtari tjetër të familjes. Unë nuk e di sa e lejon ti këtë gjë, por askush nuk ka të drejtë të të dhunojë ty apo fëmijën tënd. As prindërit e tu. Ndërkohë më vjen mirë kur lexoj se je divorcuar me bashkëshortin për shkak të dhunës.
Më vjen mirë, sepse dhuna duhet ndaluar dhe ti së bashku me fëmijën tënd meritoni të jetoni në një familje të qetë e të pranuar. Lexoj shumë dhimbje, lëndim, turpërim dhe faj në letrën tënde. Nuk është faj të kërkosh të respektohesh edhe nga nëna jote. Më vjen keq që je dhunuar në sy të fëmijës. Kjo e bën akoma më të vështirë reagimin tënd ndaj nënës dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.
Unë nuk e di nëse studion apo punon. Por do të sugjeroja që të gjeje një zgjidhje për veten tënde dhe për fëmijën tënd. Cfarë mendon se është më e mira për ty dhe fëmijën tënd, tani? Cfarë mjedisi famijar është në interes më të lartë të fëmijës? Si mund ta arrish këtë gjë? Cfarë të pengon për të bërë dicka për të mirën tënde dhe të fëmijës? Ti je 25 vjeçe dhe përvec vetes tënde, ke nje pergjegjësi që është rritja dhe mirëqenia e fëmijës. Përpara se të pyesësh a ke bërë faj, përpiqu të kuptosh sa faj po bëhet ndaj teje dhe fëmijës tënd. Nëse sheh se kjo gjendje zgjat, të sugjeroj kërkosh ndihmën e një të afërmi apo institucioneve përkatëse.
Ndërkohë për sa i përket gjendjes tënde psiko-emocionale të sugjeroj të kontaktosh me një profesionist të shëndetit mendor, psikolog dhe / ose psikiatër. Gjithashtu, mund t’i drejtohesh faqes sonë dhe të na rishkruash për cdo nevojë apo shqetësim tëndin.
Gjithe të mirat!
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike
Edhe une jam ne nje gjendje te keqe jam 27 vjet para 6 muajsh kisha problem me ereksion edhe sikur nuk do kisha ma sherim mu pat fiksu ne kry non stop duke menduar por tash jam mir po 1 bised qe pata me 1 shok ai kallxoj rastin e njejt dhe tha per 1 shok ti gati ka lu mendesh edhe tash mu ka dok qe edhe mu mka kap qajo skom vullnet per asgje vetem mendoj a jam mir a sjam mir nuk di qka osht ka bohet me mu nen stop mendoj a jam mir a nuk jom mir me ka hup vullneti per qdo gjee nenstop vetem ketu me shkon mendjaa
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruajtur.
Ju lutem qe te dergoni pyetjen si me poshte, pasi keni komentuar te pyetjet.
Si te krijosh nje pyetje ne nukjevetem.al
https://youtu.be/EajeoJ96YEo
Gjithe te mirat,
Stafi Nukjevetem