Këshilla/Blog

LonelyGirl 22.08.2022

Pershendetje. Jam 20 vjece . Jam ne nje gjendje te renduar psikologjike prej shum vitesh dhe shkak eshte sjellja e mamase time. Ajo nuk me do dhe zdo tja dij per mua. Jeta mu esht kthyer ne ferr pasi jetoj me te dhe nuk e le dot sepse esht e semure me ilace per shendetin mendor. Me te tjeret sillet shum mir kurse me mua jo. Madje ne nerva e siper me ka quajtur dhe “kurv” vetem sepse esht nxehur. Dhe nuk me hiqet nga mendja sepse edhe sikur te isha vertet a i thuhet femijes ashtu? Nuk esht se mamaja ime esht shum e vjeter,ajo esht 42 vjec. Kurr nuk ka punuar ne jeten e saj sepse esht dembele dhe i do gjerat gati. Nuk mban pergjegjsi per asgje. Dhe vellain e kam rritur un qekur isha 10 vjec pervecse nuk i kam dhen dot qumesht te gjitha te tjerat ja kam bere. Mamaja ime kurr nuk esht e kenaqur nga asgje qe bej un. Madje me ka mallkuar duke me then “vdeksh” shum her. Me perpara ja lija fajin semundjes se saj por sa me shum kalojn vitet aq me shum kam kuptuar se nuk esht semundja por ajo. Nuk di cfare te bej ndihem shum keq .

  1. Dario says:

    Pershendetje,
    Une mendoj se ti duhet te fillosh nje pune dhe ta heqesh mendjen nga keto gjera.
    Puna dhe shkolla (nese je) do te te japin angazhimin e duhur qe ti te dalesh nga kjo gjendje,gjithashtu per vellain tend qe e ke krah.
    Dua te te pergezoj per kete maturi dhe gatishmeri per te rritur vellain.
    Mos u ndiej keq nuk eshte faji yt.
    Mund te shprehesh ketu,ne do te te lexojme dhe do te te ndihmojme,
    Na thuaj me shume sesi ndihesh dhe hobit qe ke apo gjerat qe ke qejf ti permbushesh

  2. Përshëndetje LonelyGirl, faleminderit që kontaktove me faqen e nukjevetëm!
    Me vjen keq për situatën që po kalon, duket se jeta jote të ka sjellë shumë sfida deri tani. Prindërit janë aty për të na rritur, për të na dashur dhe për të na dhënë afeksion.
    Megjithatë, ka raste që prindërit abuzojnë fizikisht dhe verbalisht me fëmijët e tyre, dhe jo gjithmonë ata kanë probleme të shëndetit mendor. Për fëmijët këto sjellje të prindërve janë lënduese dhe të vështira për t’u pranuar. Megjithatë, përpiqu të kujtosh se sjelljet e mamasë tënde nuk lidhen me ty as me personalitetin tënd, por me problemet që ka ajo me veten e saj.

    Do të të sugjeroja që të flisje me një person tjetër të besuar, një të afërm ose një shok/qe. Mund të flasësh me atë për mënyrën se si të trajton mamaja jote. Vetëm kujdes që të mos bëhesh e varur emocionalisht nga ky person. Nëse e gjen veten duke e marrë në telefon disa herë në ditë është një tregues për varësi.

    Gjithashtu, është mirë që të mos e krahasosh veten me vëllain tënd, sa më shumë që të mundesh. Disa prindër nuk e kuptojnë kur diferencojnë fëmijët dhe mund ta bëjnë dhe në një mënyrë të paqëllimshme.

    Së treti, përpiqu që të mos e marrësh personalisht dhe të trajtosh veten mirë, të kesh një rutinë të rregullt, të ushqesh shëndetshëm, të merresh me aktivitete që të pëlqejnë etj. Mos u izolo në shtëpi, përpiqu të mësosh të jesh e pavarur dhe dil më shumë nga shtëpia. Nëqoftëse ke mundësi mund të bësh psikoterapi ose mund të shkruash në chat – in e kësaj faqeje për një seancë më interaktive.

    Së fundmi, mund të eksplorosh pak më shumë në lidhje me sjelljet që kanë njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor si ai që ka mamaja jote. Besoj se edhe çrregullimi që ka mund të sjellë probleme me të menduarin dhe sjelljen e saj.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV