Këshilla/Blog

Mami 22.08.2022

Jam nje mami 21 vjec kam dy bebe 2vjec dhe 5muajshe , me bebin e par kam shume situata te kqija qe kan arrit deri ne goditjen e bebit deri tek shkulje flokesh goditje vetes , mendoj vazhdimisht vetem gjera negative , ka nje periudh qe jam fiksuar te vdekja . Flas me njerzit ua shpjegoj gjendjen time , ja tregoj dhe burrit qe shpesh me kupton e shpesh me ben t ndihem me keq. Do doja shume qe te isha e qet dhe te mos mendoja aq shume negativisht dhe kryesorja te kontrolloj nervat dhe mos te dal jasht vetes nsy te vajzave , nk dua ti traumatizoj . Eshte e dhimbshme dhe e trishtueshme t mendosh se neser pasneser do ken trauma ???????? NDIHEM E PASHPRES SIKUR NUK DO LUMTUROHEM ASNJEHER. Ndonjeher m meret fryma m duket sikur do vdes nga mom ne mom. Me kap paniku as vet nuk di ti shpjegoj aq mire ndjesit negative qe km ????????

  1. MSc. Lediona Braho - Psikologe klinike says:

    Pershendetje e dashur,

    E shoh sa e shqetesuar dhe ne ankth je, me te drejte, pasi ngarkesa jote duket teper e madhe. E mesa duket, ngarkesa eshte po aq e madhe brenda teje, si jashte, me dy femijet qe kane nevoje per kujdesin tend per t’u rritur te shendetshem.

    Me vjen mire qe ke gjetur pak kohe per ta shkruajtur kete leter. Duke kuptuar çdo ngarkese e çdo frike e mendim negativ qe ti ke, te keshilloj fort qe te gjesh pak kohe per veten tende. Perpiqu te krijosh nje rutine ku te pakten 1 ore ne dite t’i kushtohesh vetes e brenda asaj kohe bej diçka te mire e te dobishme per veten. Te dalesh, te qetesohesh, te rregullosh floket, te flasesh me nje mikeshe, te shohesh nje film, te shkosh ne palester, te pish nje kafe me bashkeshortin, te besh nje aktivitet qe te pelqen, etj. Shkeputja per pak kohe nga ngarkesa e shtepise dhe e femijeve mund te te jape nje valvul çlirimi e cila nese behet praktike, mbase te ndihmon te riperterihesh.

    Nga ana tjeter, te keshilloj edhe me fort, qe te flasesh me gjate me nje psikolog qe te shprehesh gjithe brengat e hallet qe te mundojne, si dhe te trajtosh ankthin e merzine tende. Pa ndihmuar veten, nuk ndihmon dot femijet! Ne mendimin tim, mos humb kohe, por kerko ndihme sa me shpejt, qe t’i dhurosh vetes ate qe meriton: kujdesin dhe dashurine per veten si kusht per te shijuar edhe memesine tende!

    Forca! Je nje hap larg marrjes se asaj qe ke nevoje!

    Ke sherbimin ne faqe – chat me tekst falas me psikologe (shih oraret) ose te kerkosh nje takim privatisht me nje psikolog kudo qe te jesh.

    Uroj te ndihesh me mire! Uroj ta ndihmosh veten e te marresh gjithçka te mire qe meriton!

    Perzemersisht,
    Lediona Braho
    Psikologe

  2. Anonymous says:

    Po nese nuk shkon dot ne psikolog dhe do tja tregosh dikujt gjerat per te cilat ti je pishman por nuk e ben dot,?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV