Maria 06.09.2022
Pershendetje !
Doja t dija nje mendimin tuaj
Un jam e martuar prej nje viti.
Bashkeshortin e kam 30 vjec nderkohe un jam 32 viec edhe pse s dalloj fare.
Qe ne fillimet e lidhjes sone para 5 vitesh bashkeshorti im ka qene tip qe ne fb kishte dhe fliste me goxha femra, por dhe vitin tin t pare te lidhjes nese i shkruante dikush ai do ja kthente dhe do i kerkonte te dilnin
Gra vajza te bikura te shemtuara ai e ka pasur me qejf te dale e te beje qejf .
Nuk kam pasur lidhje me meshkuj t tjer dhe realisht nuk e di si do isha me nje person me te madh se mosha ime apo me serioz
Apo t gjith meshkujt jane keshtu.
Gjithsesi ra qetesi qe kur u fejuam e deri tani
Kur para nje jave pashe ne search i instagramit nje vajze te martuar ama me goxha trup.
Kurse dje pashe serish te searchi nje femer tjeter qe gjoja e kish pare te puna e tij, kish marre vesh emrin dhe e kish kerkuar ne instagram thjesht kuriozittti tha.
100 justifikime me ka then per keto , mjer me thot e kan kerkuar shoket, njer tha e bera kastile qe un ta shihja dhe t vija te ai sepse ne fakt ate dit ishim t zene, njer thot pse e ndaluar esht t shikosh te gjith shohin
Pse nese dua une te bej dicka nga instagrami do e bej thot
E zot i madh ma ka jequr komplet besimin dhe nuk me duken normale keto.
Nje burre mund t shohe dike qe i del para jo te hyje ne instagram dhe te shohe kastile nje femer qe i mori vesh emrin.
Nuk e di cfar te bej
Kam frik se ne cdo lidhje qe do krijoj do jem kaq kerkuese shtrenguese sa seriah do me genjejne sepse edhe une ne fakt jam shume mbytese ne nje marredhenie, kontrolloj, kerkoj llogari dhe mbase ai shtyhet t genjeje qe mos ket debste me mua.
Me thoni nje mendimin tuaj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Po e nis nga fjala e pare qe ju thoni: “Apo t gjith meshkujt jane keshtu.” Sic edhe cdo gje tjeter jo te gjithe jane njelloj dhe aq me teper qe cdo njeri ka karakterin e tij qe eshte i ndryshem nga tjetri ndaj ne kete gje une jam i mendimit qe do te duhet qe te flasesh me seriozisht me bashkeshortin tend per gjendjen ku ndodheni dhe per ate qe cfare ty nuk te pelqen tek ai dhe te kete nje angazhim maksimal nga ai per te mos te te lenduar pasi jeta eshte e gjate dhe nese fillohet me lendime qe tani me pas behen me te veshtira gjerat. Gjithsesi, komunikimi eshte celesi i gjithckaje dhe do te ishte mire gjithashtu qe edhe ai ta kuptonte cfare po ben. Sa i perket veshtrimit te te tjereve, ndaj te njejtin mendim me ty qe mund te shkembesh shikim me sy kur e sheh ne rruge apo rastesisht, por kontrolli me pas neper FB apo insta etj etj duket sikur kthehet ne nje paranoje per te kerkuar dicka me shume. Per kete pjese nuk mendoj se je kerkuese apo mbytese etj etj pasi ti po kerkon te mbash ne baza te shendosha lidhjen tende dhe per mua venia perpara pergjegjesise e dikujt qe ben dicka qe tjetrit qe ke ne krah i duket jo e pershtatshme eshte vendim qe me duket i drejte. Pra, duke u mbyllur tek fjala jote e fundit: “mbase ai shtyhet t genjeje qe mos ket debste me mua” Jo, nuk mendoj kshtu, jeta ne vetvete eshte rrahje mendimesh, ide (perpos gjerave te tjera) edhe debate te shendosha dhe cdo here njeriu duhet te perballet me debate ne jeten e tij dhe nese ai ben kete veprim qe te mos kete debate me ty ath duket sikur kerkon te shfajesohet edhe ta kaloje lehte nje veprim qe e ka bere, por mbase natyra jote edhe tolerante e ben te shprehet ashtu qe ta kaloje me lehte. Per mua duket sikur e ka marre me lehte faktin e te qenurit nje bashkeshort dhe ben veprime te tilla ndaj nje bisedim me i thelle dhe i gjere do t`ju bente mire te dyve te kuptonit ku calon lidhja dhe ai te kuptonte me mire cfare shkakton tek ty per mos te te thene qe veprime te tilla tregojne edhe mos-pjekuri te duhur ndonje here. Ndaj, provojeni ta diskutoni. Te uroj fat e shendet.
Pershendetje,
Nga letra juaj kuptoj qe marredhenia qe ke me bashkeshortin zhvillohet bazuar ne nje besim te pavetedijshem qe nje dite bashkeshorti do e kuptoje vete cfare duhet te beje. Pra ka nje deshire te ty qe ai te sillet si adult. Nderkohe duket sikur ti vete pa e ditur ke nje raport me bashkeshortin qe mund te percaktohet si nena- me femijen. Nga ana tjeter ke nje fantazi qe te jesh ne marredhenie me dike me te madh se vetja.
Duket sikur pergjegjesia qe shoqëron cdo individ ne marredhenien e tij me njerezit, sidomos marredheniet intime, ty sikur te lodhin dhe do te shpetosh ne kete fantazi ku je ti femija kesaj radhe dhe partneri eshte adult (babai yt). Ajo qe dua te them eshte se ky “free pass”qe ndoshta pa dashur i ke dhene bashkeshortit nisur nga ajo diference moshe qe ti e kalon me vetedije si te parendesishme, por qe ndoshta e ndjen si problem, ne thelb eshte nje marredhenie ku askush nuk punon per marredhenien.
Ajo qe eshte me interesante eshte se kjo “free pass” ne fund shprehet si nje faj jot qe je posesive. Pra megjithise ke dhene nje free pass fajeson veten se je posesive. Mund te vish te faqja nukjevetem ne chat nese deshiron te kesh nje bisede interaktive.
Gjithe te mirat,
Sokoli