User 19.10.2022
Pershendetje, jam djagnostikuar me crregullim te stresit akut rreth dy muaj pasi pata nje konflikt verbal ku u kercenova me jete nga nje komshi per nje debat qe kishim pasur para 4 vitesh. Po marr mjekim sedoxil 2*1 tablet 1 mg. Mjeku me dha dhe normon 10 mg 1/2 tablet ne dite por kisha frike ta merrja. Mjekimin e kam nisur nje jave me vonese. Kam shume frike per femijet. Ndjej trishtim kur me perqafon. Ndjej sikur kohet qo po kaloj me ta jane te fundit. Tmerrohem si do jete jeta e tyre pa mua nderkohe qe gjerat jane veshtire qe tani. Me mbeshtet shume bashkeshortja por kam frike se po i bej dem dhe asaj. Dua te largohem diku ku nuk kam kontakt me personin e konfliktit por eshte veshtire. Mendoj se mund te me ndjeke e te me gjeje. Ju lutem me ndihmoni.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që iu drejtuar faqes së nukjevetëm! Duket se situata që keni pasur ju ka sjellë një gjendje emocionale të rënduar dhe është e kuptueshme, duke qenë se jeni kërcënuar me jetë. Ngjarje të tilla që na sjellin afër një vdekjeje të mundshme janë shokuese dhe mund të sjellin kriza paniku dhe pasoja të tjera në vazhdim, të cilat siç duket janë evidente dhe tek ju.
Sa i përket mjekimit tuaj nuk mund të gjykoj, pasi jam psikoterapiste, por gjithsesi nëse i keni akoma simptomat do të ishte mirë të shkonit për një konsultë tjetër.
Përsa i përket kërcënimit që keni për jetën një sugjerim do të ishte që t’i drejtoheni policisë, por përsëri pa ditur kushtet në të cilat jeni dhe ka ndodhur ngjarja. Gjithashtu, ndoshta mund të përpiqeni të bisedoni me personin tjetër për të zgjidhur mosmarrëveshjen, se nganjëherë një shkas i vogël merr përmasa të mëdha nëse lihet pa u diskutuar.
Gjithë të mirat,
Veronika
Edhe un jam me ankth qe 40vj me simtona te vesh tira po I perballoj mê veshtirsi