Këshilla/Blog

D.D 28.10.2022

Pershendetje jam nje vajze 30 vjec, problemi eshte qe ka pak kohe vuaj nga ankthi dhe depresioni . Kur iu them njerezve te aferm per kete gje nga paaftesia per te kuptuar qeshin dhe tallen duke thene ti nuk je mire nga trute , nderkohe qe une jam tere kohes duke uluritur qe kam nevoje per ndihme dhe nuk e marrin seriozisht ? ku mund te drejtohem dhe cfare mund te pi per qetesi nervash ju lutem ? Faleminderit

  1. Ne says:

    Pershendetje e nderuar ,

    E para duhet te punosh shume me veten edhe duhet ti thuash vetes qe po un ja dal dhe ti thuash vetes qe nuk kam asgje , un te njejtin problem e kisha me dukej vetja se po qemndem se do te me ndodh diqka e keqe dhe si perfundim e pash qe un jam tu i krijauar mendimet un jam duke ja then vetes qe do me ndodhin keto gjera . Besom as nuk do te qmendesh as nuk do te vdesesh vetem beso ne vete edhe foli vetes poashtu prakitko frymarrje gje qe mua me ka ndihmuar shume . Si dhe te kisha sygjeruar te lexosh libra e nje nder qe e kam lexuar dhe me ka ndihmuar ka qene Fuqia e mendimeve -Burbuqe Raufi . Te pershendes dhe shpresoj qe te kaloj gje qe jam shum e sigurt qe do ta kalosh ti veq se ke bere hapat e pare ke pranuar veten se vuan nga depresioni dhe ankthi ,besoj qe vec se ka filluar sherimi jot pastaj pjesa tjeter te mbetet te mendosh pozitivisht dhe te qendrosh me njerz pozitiv sepse te ndihmon shume . Me fal ndoshta e teprova per gjatesin e shkrimit por me beso e dashur te njejtin problem e kam pas edhe un per 1 muaj e gjysme por ja dola e mposhta dhe me nuk kam probleme .

  2. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje e dashur!
    Faleminderit qe na ke shkruar dhe te pergezoj per kujdesin qe tregon ndaj vetes duke kerkuar ndihme.

    Ndodh shpesh qe te rinjte, te cilet perjetojne gjendje te veshtira, shoqeruar me perjetim emocional jo te mire dhe te dhimbshem, vetediagnostikohen duke marre informacione nga burime te ndryshme, te cilat realisht mund te japin nje tablo te mire te crregullimeve te caktuara, por gjithsesi mbeten burime jo te sigurta dhe jo profesionale.
    Kjo gje nuk eshte e preferueshme per shkak se gjendja neper te cilen kalon secili eshte shume e vecante dhe eshte e rendesishme te behet diferencimi ndermjet ne gjendjeje e cila mund te jete e perkohshme nen ndikimin e stimujve te caktuar apo nje gjendjeje te veshtire qe ndikon funksionalitetin në jetën e përditshme. Eshte e domosdoshme qe diagnostikimi te vije nga një specialist, psikiatër ose psikolog klinik duke marrë parasysh kohëzgjatjen e simptomave, intensitetin dhe efektet e tyre në funksionimin e individit.

    Po me thua qe e ke provuar dhe une e besoj qe mund te jete e veshtire per ty te ndjehesh e degjuar dhe e kuptuar nga njerezit e tu te afert. E kuptoj qe trupi dhe mendja jote mund te jene lodhur nga uleritja e gjendjes neper te cilen ti po kalon. Ndjehesh e lodhur, pa energji, e padegjuar, e pakuptuar dhe kjo mund te kete bere te dorezohesh per t’ua shprehur atyre edhe nje here tjeter sesi ti po ndjehesh keto kohe.
    Megjithate, mendoj qe se paku, ti ke nje njeri ne jeten tende qe te do, te vlereson, kujdeset e shqetesohet shume per ty. Nese eshte dikush ne vecanti qe te ben te ndjesh keto gjera te bukura, do te ftoja te gjeje nje moment te pershtatshem, nje ambjent te qete, ku mund te ndash te gjithe cfare po kalon me kete person. Nise nga momentet e para kur ka nisur, si eshte zhvilluar dhe si po te ndikon ty ne perditshmerine tende. Mundohu ta ndash kete perjetim ne formen e tij me reale dhe me te sinqerte.
    Pervec saj, do doja te dija nese e ke menduar te kerkosh ndihme tek nje profesionist dhe si jane mundesite e tua per ta bere kete gje.
    Nderkohe qe pres te me shkruash serish, mund te sugjeroj disa aktivitete që mund të ndihmojnë në reduktimin e perjetimeve te tua: nje diete e shëndetshme, aktivitete ne natyre, nje gjumë te plote (te pakten 7h) dhe te marresh kohe per te pushuar cdo dite.

    Te falenderoj dhe te pres te me shkruash serish.

    Uarda

  3. Pseudonym says:

    ;a esht keq t jesh vetvetja pa pasur frik per paragjykime

    1. admin says:

      Pershendetje,
      Kjo eshte gjeja me e rendesishme ne jete, dmth te jemi vetja dhe te mos kemi frike dhe paragjykime. Te pergezojme!
      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

  4. Artani says:

    Pershendtje se pari te uroj te jesh mir edhe une kish ket problem askush nga familja sme besojke qe nuk jam mir tmerin qe kam kalue rreth 3 viteve po tash jam shum mir kam diten veten menagju me ndimen e vetet vetes

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV