Këshilla/Blog

Esi 03.11.2022

I nderuar përshëndetje! Nuk di kujt t’i drejtohem! Jam ne një gjendje shumë të keqe psiko-emocionale. Vuaj nga ankthi/stresi/depresioni prej gati me shume se dy muaj. Gjendja është përkeqësuar ndjeshëm krahasuar me fillimin kur kuptova se po përjetoj një gjendje jo te shëndetshme psikologjike. Kam marrë rekomandim për disa medikamente nga mjekë, madje edhe nga një psikiatër por nuk i kam përdorur sepse mendova se do kalonte. Përdor vetëm një ilaç bimor për gjumin dhe as nuk po funksionon më si më parë. Mendime negative më vijnë në kokë gjatë gjithë kohës, nuk arrij dot as të merrem me veten, urrej të dal apo qoftë edhe të flas me familjarët, iu kthej përgjigje negative gjithë kohën dhe jam bërë shumë agresive dhe e irrituar , paçka se dhe vetminë e urrej, me duket ac mbytëse kjo situatë. Qaj por kjo me përkeqëson gjendjen shëndetësore duke agravuar simptomat e ankthit si palpitacione, marramendje, dhimbje në zemër, kokë dhe gati gati me duket se do me bjerë të fikët. Familja më thotë e ke nga shkolla por nuk e di, e kam mundësine per tu regjistruar në universitet por kam shumë frikë. Nuk marr dot asnje vendim sepse çdo gje e lidh me death thoughts. Ndihem bosh dhe e pavlerë. Ju lutem më ndihmoni????????

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Esi,

    Më vjen keq që po kalon një periudhë të tillë.
    Duket e vështirë për ty, por trajtimi me ndihmën e duhur është i mundur. Nga ana tjetër, fakti që na ke shkruajtur, tregon se dëshiron të ndihmosh veten tënde dhe ti po fillon “të merresh me veten”. Ky është një hap i mirë. Jo pak persona në moshën tënde (referuar dhe numrit të moshatarëve të tu që na shkruajnë në faqe) kanë vështirësi psiko-emocionale dhe/ose ndihen njësoj si ti. Në momentin që nuk kuptohet burimi i gjendjes tënde psikologjike dhe nuk punohet me të, është e vështirë që “thjesht të kalojë si situatë”.
    Ti shkruan se ke gati më shumë se dy muaj që ke kuptuar se po kalon një gjendje të vështirë. Cfarë ka ndodhur para dy muajve? E lidh me ndonjë situate specifike? Cfarë ke menduar në ato momente? Si je ndjerë? Ti thua se mendime negative të vijnë në mendje tënde. Cilat janë këto mendime? Si të bëjnë të ndihesh? Vër re, se si mendimet ndikojnë në mënyrën se si ndihesh dhe më pas në përjetimin e simptomave fizike (ashtu siç ti i përshkruan në letrën tënde). Gjendja jote psiko-emocionale dhe simptomat e tua fizike (marramendje, dhimbje në zemër, në kokë etj) tregojnë se ti duhet ta ndihmosh më shumë veten tënde duke kërkuar ndihmë te specialist të shëndetit mendor si psikiatër dhe/ ose psikoterapist. Ndërkohë, shkruan se nuk do të rrish vetëm por shpesh herë e gjen veten të irrituar me personat e tu të afërt. Ndoshta mund të ndihesh e pa kuptuar nga ata ose sikur nënvlerësojnë situatën që ti po kalon. Për çfarë ke nevojë ti në këto momente?
    Cfarë do të doje tu thoje të afërmve të tu? Si do të doje ti që ata të reagonin? Të sugjeroj të flasësh me një mike/ të afërm që i beson dhe tregoji për mënyrën se si ndihesh, për cfarë ke ti nevojë dhe cfarë ndihme do të doje nga ai/ajo.
    Për sa i përket universitetit, e kuptoj që mund të jetë e frikshme për ty duke qenë se lëviz në një ambient komplet të ri. Cfarë të frikëson më shumë? Përshtatja, miqtë e rinj, pedagogët? Për shumë student lëvizja në universitet nuk është e lehtë, sidomos kur zhvendosen nga një qytet në tjetrin dhe përveç përshtatjes në universitet kanë një sfidë më vete me përshtatjen në qytetin e ri. Shkruan se nuk merr dot një vendim sepse çdo gjë e lidh me “death thoughts”. Si janë këto “death thoughts”? Nëse ti ke mundësinë që të regjistrohesh në universitet, do të thotë që ti tashmë e ke fituar një degë studimi, dhe mua nuk më dukesh e pa vlerë. Si është të ndihesh bosh? Cfarë të bën ty të ndihesh bosh dhe e pavlerë? Cfarë do të doje ndryshe ti?
    Esi, kam shumë dëshirë të të ndihmojë dhe do të dëshiroja të më rishkruaje për të gjitha pyetjet për të cilat jam drejtuar ose për çdo mendim/ nevojë tënde në këto momente. Mbetem në pritje.

    Gjithë të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  2. Esi says:

    Përshëndetje e nderuar???? Nuk e keni idenë sa u lumturova kur pashe qe kishit përzgjedhur mesazhin tim dhe me keni shkruajtur! ????????????Se pari, shume faleminderit për fjalët sepse vërtetë ma ngrohen shpirtin! Po vazhdoj me pergjigjet e pyetjeve qe me keni drejtuar: Të jem e sinqertë, mendime negative kam patur edhe me përpara.. ku me vete dijen time them se kam kaluar Atakun e panikut te parë ne moshën 14 vjeçe(kur kisha sezonin e provimeve te minimatures) .. shume presion e trysni na ushtrohej edhe nga mesuesit sepse donin qe ti perfaqesonim denjësisht me rezultatet ne provime.. kam qenë shume introverte dhe e mbaja çdo gjë përbrenda .. sa kjo gjë me ndikoi shume keq, por fatmirësisht e kalova shpejt. Shpesh e mendoj dhe them sa gabim kam bërë që e kam lënë veten të ndihesha ashtu për diçka që tani e shoh komplet pa kuptim sepse notat qe mora ishin te larta, dijet e mija nuk perkufizohen nga rezultatet e atyre provimeve. Vitet kaluan .. gjatë periudhës së gjimnazit jam marrë me aktivitete artistike sepse kishte te bej drejtpërdrejtë me pasionin tim. Serish vazhdova ti ushtroj vetes presion per te kaluar pritshmerite e mija dhe te atyre qe besoja se prisnin te njëjtën gje nga une. E kam menduar shume veten, kjo mbase ehste arsyeja pse këtë gjendjen depresive qe po kaloj tani e lidh shume me anën shendetesore. Dua te them, kam kaluar shume net pa gjumë, si zomb me dukej vetja.. 24h pa jje orë të vetme gjumë. Mbaroja projekte brenda natës, madje dhe ne lidhje me pasionin tim per artin, jo që kam kaluar pritshmerite që kdiha ndaj vetes duke vertetuar se jam e after te bej gjithcka nese vërtet dua dhe koha nuk mund te jetë aspak problem per kete, por e gjitha kjo rezultoi në dëm të madh psiko-shendetesor per mua. E kam kuptuar mjaft mire se te tjerët te shohin ashtu sic ti e sheh veten, por vonë. E them këtë ne aspektin sepse kam përjetuar edhe bullizem, ndonjeherë edhe nga personat e afert por tani thjesht nuk me ben me pershtypje. Siq e dime mentaliteti shqiptar, eshte i ashper.. prinderit e kane manine per te krahasuar femijet me ata te te tjereve. Teksa shoqëria ime udhëtonte jashtë e po regjistroheshin ne shkolla e gjeta veten ne nje moment si te burgosur. Fajesoja veten se perse nuk e bera një gjë te tille edhe une, pavaresisht se humba studimin ne degën we doja me shume. Dita ditës pa kuptuar po kaloja ne metamorfoze. Kam shtuar cik ne peshë po smë intereson. Shpërthimet emocionale, të qara të pakontrolluara, zgjimet e shpeshta gjatë natës, pagjumësia e më pas dhimbjet fizike që mu shfaqën, më alarmuan dhe mkra vendimin të ngrihem e të mos e lë veten pas dore. Jam duke bërë kontrolle e analiza për të hequr të paktën merakun në lidhje me gjendjen shëndetësore sepse kjo më eshtë shndërruar në gjënë që më bën të kem më shumë frikë për gjithcka, për jetën e të ardhmen. E urrej të flas për të ardhmen, kur dëgjoj të tjerët kjo me streson akoma më shumë. Pra po përpiqem të fokusohen vetëm tek e tashmja packa se ende ndihem e lënduar emocionalisht. Pa dyshim edhe lajmet jo te kendshme që regjime ne perditshmëri kanë ndikuar paksa në gjendjen që jam. Sado që mundohem t’a kontrolloj mindsetin tim, dua apo s’dua mendimet negative shfaqen papritur, saqë më duket se kam zhvilluar dhe OCD, ndërsa frika në lidhje me gjendjen shëndetësore më ka bere të mendoj se kam POTS mbase. Nuk shprehem dot 100% me familjen sepse kam frikë. E urrej vëmendjen e tepërt prej tyre nese une jua them ato qe kam përbrenda tamam sikkur i mendoj. Pra edhe nuk e dua përkushtimin e tyre por edhe dua qe te mos ndihem alone. Kam lexuar qe ankthi e ka simptome ose vecori le te themi tek shume te rinj kete fenomenin e frikes per jeten… kam Death thoughts, por jo në mënyrë qe të tentoj vetvrasje (gje qe po te kthehem pas ne kishe shumë më përpara e kam menduar t’a bej) . Për sa i përket universitetit, jam regjistruar por nuk është se kam ndonjë siklet a stres që lidhet me këtë kapitull të ri, pasi e shoh si gje pozitive fale edhe fjalëve te familjarve apo miqve te mi, gjë per te cilen jam falenderuese. Worrying a lot Po me dëmton shume, jam e ndergjegjshme ama sme duket e lehte qe ta mposht direkt duke u munduar te merrem me gjera qe me shperqendrojne , si psh aktiviteti fizik, going out ose te merrem me pikturë apo te dëgjoj muzikë siq rekomandohet lart e poshte në lidhje me situata të tilla. Kam vërtete qejf ta nis palestren sic beja para pak muajsh por druhem nga ana tjetër per pjesen e shendetit. Dr.google si fenomen me ka stresuar akoma me shume , pasi cdo simptome apo dhimbje sado te vogel e kerkoj ne net. Po eshte budallallëk, dhe me brirë madje. Më çudit shumë fakti se kur vazhdoj të reflektoj mbi gjendjen në të cilën jam, e kuptoj mjaft mirë hallin që kam, konstatoj se jam edhe e vetëdijshme nga se me vjen apo se sa dem i sjell vetes duke qendrusr ne hijen e mendimeve negative dhe frikerave por prape nuk e mposht dot si gjendje, ku absolutisht jam ne dijeni se duhet kohe dhe se kjo nuk ndodh tak fak si me magji.

  3. Esi says:

    Përshëndetje Znj.Bylyre,

    Ju lutem reply nëse mundeni komentit me siper sepse vërtetë kam nevojë per mendimin tuaj si specialiste dhe si dikush që na kupton me se miri????????????
    Faleminderit!

  4. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Esi,

    Më vjen mirë që na shkruajte përsëri. Lexova letrën tënde dhe duket sikur nevoja për perfeksionizëm të ka ndjekur që e vogël. Notat e larta, projekte të mbyllura gjatë natës, lidhen me nevojën tënde për të bindur veten se je e aftë. Por nga është burimi? Kur ke qenë më e vogël, kush është ai/ajo që ka kërkuar perfeksionizëm nga ti dhe të ka dhënë ndjenjën e pamjaftueshmërisë? Ndjenja e pamjaftueshmërisë shihet gjithashtu dhe në momentin që ti thua se prindërit krahasojnë me fëmijët e të tjerëve. Kritikat që mund të marrim në fëmijëri, i brendësojmë dhe fillojmë t’ia bëjmë vetes në moshën e rritur. Je ti tani që po krahason veten me bashkëmoshatarët e tu që kanë ikur jashtë shtetit dhe e kritikon pse nuk ke bërë më shumë.
    Nëse vazhdon kështu, sado prova t’i japësh vetes, përsëri do ngelet e pakënaqur sepse akoma më shumë do kërkojë ajo. Gjithmonë është diçka më e mirë. Por, dhe sa do vazhdojnë kritikat dhe gjykimet për veten nga ana e arritjeve? Sa do të lumturojnë ty ato? Duket sikur je në këtë cikël vicioz. Këto kritika, gjykime, nevojë perfeksionizmi dhe përmbushje të pritshmërive, të çojnë drejt ndjenjave të fajit.

    Si ndihesh ti kur merr vëmendje nga prindërit apo njerëz më të afërm? Mund të ndodh që vëmendja e tyre të bën të ndihesh më e pakuptuar për atë që po përjeton ose sikur cilësohesh e dobët dhe nuk po arrin ta menaxhosh dot vetë gjendjen tënde psiko-emocionale. Përsa i përket simptomave fizike, kur shfaqen ato? Cfarë je ti duke menduar? Cilat janë emocionet e tua në ato momente? Vër re se si mendimet ndikojne në atë që ndjen dhe në simptomat e tua fizike. Këto simptoma fizike janë si një alarm dhe mekanizëm mbrojtës, për të të thënë që ka ardhur momenti që ti të punosh me gjendjen tënde psiko-emocionale. Unë të sugjeroj të qëndrosh larg burimeve jo të sigurta mbi informacionet e marra në google. Gjithashtu është normale mos të arrish të merresh me aktivitete (pikturë, muzikë, palestër, etj.) kur ti nuk ke punuar me burimin e mendimeve të tua. Nga ana tjetër lexoj në letrën tënde “nuk e mposht dot si gjendje”. Mos u përpiq ta mposhtësh, tregohu kurioze, nga vjen kjo e gjitha. Pranoje dhe ji më e dhembshur për veten tënde. Fokusohu në nevojat e tua TANI dhe në atë që po përjeton emocionalisht. Gjendje të vështira psiko-emocionale kërkojnë kohën e vet jo për tu larguar, por për tu pranuar dhe punuar me to.
    Në momentin që kuptohet burimi dhe pranohen, ulet intesiteti i simptomave psiko-fizike. Kjo gjithashtu është e vështirë të bëhet vetëm, ndaj të rekomandoj të kërkosh ndihmën e personave përreth dhe të një psikoterapisti. Unë jam përsëri këtu për çdo shqetësim tëndin.

    Gjithë të mirat,

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  5. Dono says:

    Pershendetje. Kam 5 muaj me ankth jam 25 vjec dhe kam pas jet te tmerrshme cdo gje boah rrahje zemre atak paniku smusheshja me frym cdo gje kalon kerkoni ndimen e nje paikjater dhe sa vi dhe behem me mir duke mos e ca koken fare per ankthin sepse thjesht esht frik dhe sduhet qe frika tna pushtoj. Dhe kur ndodh lereni sepse vet do iki un jam njeri me ide shum te forta. Kam pasur shum shqetaime e kurr skam shku ne spital sepse psikologjin e kemi ne ne dor jo doktorri nese do sherohesh nga ankthi shero veten duke mendu pozitivisht dhe duke then sa e bukur esht jeta dhe nje jet kemi ta jetojm sa kemi mundesi bukur e jo duke u mar me gjera koti si ankthi duke e ndimu ate tna shkatrroj jete. Thjesht ai sesht me i fort se ne

  6. Lea says:

    Pershendetje esi , me vjen shum keq se qenke duke kaluar ne ket tmerr , se edhe une te njejten thuja jam tu e perjetu qe 2 muj se kam lind , gjdo analiz mdel mir , kam ba ct te kokes mka dal mir , kam marramendje as nje hap smuj me ba vetem me ndihem e familjes , me doket se fryma tu mu ndal e shum e shum tjera , po uroj met kalu sa ma shpejt se vetem kush asht te perjetu ket tmerr e din qka asht ????

  7. Mati says:

    Sa me beri mire ky mesazhi yt

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV