Këshilla/Blog

Nora 08.12.2022

Pershendetje
Kam kohe qe vuaj nga ankthi. Simptomat ma te rrezikshme qe i quaj une edhe pse nuk jane eshte ajo dhimbjes se gjoksit. Me dhemb gjoksi me djeg nuk me le te marr fryme. Ndonjeher nuk mund as te perbihem.
Keto simptoma tashme i di te gjitha. I kam kaluar edhe ne te kaluaren duke i trajtuar me barera, por tash nuk jam duke perdor me qe nje kohe dhe me eshte rikthyer. Kam filluar te mungoj ne pune per shkak te frikes mos po me ndodhe ndonje gje ne pune. Sulm ne zemer apo diqka e tille. Frigohem shume. E kam bete pjese te jetes friken dhe i kam dhene energji.
Momentalisht ndjehem e rraskapitur sepse gjithe naten me dhimbje gjoksi kam qene. Nuk di cka te bej me thene te vertete . jam kaq anksioze saqe jam duke e shmangur kontaktin fizik me burrin. Dmth eshte gjendje e imja. Nuk e di si me e ndihmu veten pak me ngadal dhe pa barera mbi te gjitha. Kontrollat i kam bere te gjitha me kane dal mire.

  1. Përshëndetje Nora, faleminderit që kontaktove faqen e nukjevetëm!

    Më vjen keq për gjendjen tënde emocionale, siç po kuptoj gjendja jote nuk po të lë të jetosh jetën në mënyrën më të mirë.
    Këshillat që ke në vazhdim janë vetëm për menaxhimin e krizës së panikut dhe janë këshilla të zakonshme për këto raste.
    Megjithatë, nuk zëvëndësojnë një proces psikoterapie, që besoj se është i nevojshëm në rastin tënd.

    – Në momentin që fillon të ndihesh jo rehat përpiqu të mendosh për një vend ose imazh ose një situatë që të sjellë ndjenja pozitive dhe thuaji vetes “ndal” nga mendimet jo të mira. Gjithashtu, nëse ke frikë se diçka do të ndodh racionalizoje, dhe mendo se çfarë tjetër mund të shkaktojë simptomat që ke;
    – Mund të të vijnë në ndihmë ushtrime për frymëmarrjen që mund të ulin ankthin: merr frymë thellë dhe ngadalë me hundë, mbaje 2-3 sekonda dhe pastal nxirre frymën. Prit pak dhe më pas përsërite (ki kujdes të mos e bësh shpejt një frymë pas tjetrës sepse mund të përkeqësohet, mund të duhet të presësh 5-6 sekonda dhe më shumë);
    – Gjithashtu, mund të marrësh një objekt që ke përpara teje (celular, libër ose diçka tjetër që është e prekshme) dhe ta përshkruash me zë: sa i madh është, çfarë ngjyre ka, për çfarë përdoret etj. deri sa të kalojë kjo gjendje, të gjesh një mënyrë për t’u shpërqëndruar.

    – Fol më dikë që të mbështet dhe ke besim, është e rëndësishme të ndihesh se je e dëgjuar në këto raste.

    Gjithashtu, mund të shkruash në chat – in e “nukjevetëm” për të bërë seanca këshillimi më interaktive.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Jeta says:

    Pershendetje per ju me pelqen faqja juaj desha te ju pyes.jam 39 vjeçe kam problem me gjith trupin tim kam plogshti dhimbje koke jo por sikur te kem miza ne kok dhimbje qafe .pirje koke mpirje duarsh me duket sikur nuk kam vend te shendosh ju lutem me jepni nje pergjigje kam frik me ndodh diçka e keqe nuk mund te rri as ulur as ne kemb kam frik te dal vetem a jan simptoma ankthi dhe qfar me sugjeroni ju lutem me ktheni pergjigje vetem e shtrirë dua te rri

  3. Eva says:

    Nora pershendetje ne te njejten situat jam dhe un ,uroj te jesh mir sa me par mos u merzit dhe mos mendo aq shum,sa her ne dit te ndodh ?

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV