Blerim 08.12.2022
Pershendetje kam nje djal 6 vjec e gjysem ka pare shumm kukulla tani mendon qe kukullat jan te verteta dhe ka frik spese ka par kukulla te keqija dhe me thot mendoj vetem per ato gjithashtu esht shumm xheloz per djelin tjeter qe esht 3 vjec thot ju nuk me doni mua cfare me keshilloni te bej a do i kaloje ajo frika e kukullave ju lutem me ktheni pergjigje .ju faleminderit
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje, Blerim e faleminderit qe na ke shkruar!
Mosha 6 vjecare eshte nje moshe ne te cilen fëmijët zhvillojnë struktura për të zgjidhur probleme specifike, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi qe kane të bëjnë me ndërgjegjësimin për mënyrën se si mund të fitohet nje njohuri. Në kete faze, fitohen aftësi logjike të arsyetimit që e ndihmojnë femijen të kuptojë përvojën e tij të përgjithshme. Sapo ata bëhen operacionalë në të menduarit e tyre, bëhen më sistematikë ndërsa synojne nivele me te larta te ekuilibrit dhe skemat e tyre bëhen më të qëndrueshme, të besueshme dhe të kuptueshme.
Eksperienca qe po perjeton femija juaj eshte nje eksperience qe mund te kete ardhur e nxitur nga faktoret mjedisore; sic mund te kete qene ekspozimi i shpeshte ndaj programeve te tilla, permbajtja qe ato kane patur apo nga menyra sesi i jane interpretuar nga njerezit qe kane qene perreth (shoke apo te aferm). E gjithe kjo, eshte nje tregues qe jemi perballe nje mendimi jo teper te zakonte per moshen, prandaj ajo qe eshte e keshillueshme eshte te jeni afer me femijen tuaj dhe te flisni mbi mendimet, ndjesite apo shqetesimet. Do ju sugjeroja ta degjoni djalin tuaj me vemendje, ti kushtoni rendesi asaj qe ai thote dhe ta degjoni pa e gjykuar apo paragjykuar. Nga kjo, nis ndertimi i nje raporti te mire besimi. Me pas, mendimet e femijes mund ti ballafaqoni me fakte reale duke bere krahasime ndermjet nje personazhi te animuar dhe nje personi real. Per kete, mund te perdorni video ndihmuese ne internet, arsyetimin tuaj me fjale te thjeshta apo edhe imagjinaten tuaj.
Mbase, duhet te konsideroni kohen qe femija juaj kalon perpara ekranit duke pare keto filma dhe dalengadale ta reduktoni ate duke e zevendesuar me dicka tjeter (reale) qe e kenaq (aktivitete se bashku, te dilni jashte, te luani, te kerceni) etj. Mendoj qe keto mendime ne kete moshe eshte e rendesishme te zevendesohen me mendime logjike, qe mund te modelohen nga personat e afert per te.
Nderkohe, per ceshtjen tjeter qe ju parashtroni, xhelozia qe vellezerit dhe motrat shfaqin per njeri tjetrin eshte deri diku nje proces normal qe e kalon cdo njeri.
Por, kjo gje eshte mire te diskutohet mes familjareve pa kaluar ne situata te tjera qe mund te cenojne mireqenien e secilit. Mund te provoni te uleni me djalin e ti shprehni dashurine qe ju keni per te, sesa shume e doni dhe se sa i rendesishem eshte per ju. Mund te shpjegoni fazat qe kalon secili femije dhe per cfare ka nevoje me shume ne mosha te caktuara qe te arrije te kuptoje se nevojat e tij dhe te vellait jane te ndryshme. Per pasoje, edhe perqasja e prindit ndaj femijeve eshte e ndryshme ne kohe te ndryshme.
Mendoj se ndertimi i nje komunikimi te mire me baze besimin, mund te jete ura e kapercimit te ketyre veshtiresive.
Faleminderit e pres te degjoj nga ju.
Uarda