Këshilla/Blog

Ina 08.12.2022

Pershendetje,
Jam nje vajze 31 vjec, jetoj ne Tirane ku punoj ne profesion(IT). Prej nje jave po ndiej dicka te cuditshme. Hera e pare qe me ndodhi, ishte nje pasdite kur dola nga puna e po shkoja ne shtepi. Mbase isha e lodhur nga puna para kompjuterit, por kur po ecja ne rrugen qe bej cdo dite, mu duk ne nje moment krejt papritur sikur mendja nuk ishte ne vend. Pata nje ndjesi sikur truri pati nje si lehtesim, si shkeputje dhe me dukej sikur nga momenti ne moment nuk do e kontrolloja dot veten e mund te bija. Madje isha duke kaluar rrugen dhe mendova per nje cast se do te bija ne toke. Doja te kerkoja ndihme por ato pak sekonda pasigurie kaluan dhe arrita ta kaloja edhe rrugen. Pastaj pervec kokes qe e ndieja perseri si ne ajer, pata dhe nje ikje fuqie te kembeve. Perreth i shihja gjerat sic jane normalisht por sec me jepnin nje ndjesi pasigurie dritat e rruges, te pallateve, zhurmat perreth. Mezi prita te shkoja ne shtepi qe te qetesohesha nga frika se mos me ndodhte perseri. Nuk ishte renie e sheqerit ne gjak sepse e di si ndjesi ngaqe me ka ndodhur disa here. Ne shtepi mata tensionin por ishte ne vlera normale. Nga ajo darke, sa here qe duhet te ec naten me kap nje gjendje ankthi, here pas here ndiej ate ndjesine e lehtesise ne tru dhe sikur nuk do kontrolloj dot trupin. Ndonjehere ndiej edhe sikur me bllokon dicka ne fyt e mezi marr fryme ose kaperdihem. Ju lutem mund te me jepni nje shpjegim perse po me ndodh kjo gje kaq papritur. Dua te shtoj se nuk kam pasur asnjehere frike qe te dal naten vone, edhe e pashoqeruar ose ne rruge pa ndricim. Ky perjetim i cuditshem i ambientit perreth kur jam duke ecur naten me ka ndodhur vetem javen e fundit. Faleminderit

  1. Ana says:

    E njejta gje edhe me mua, kam 3 muaj me kete te keqe. Kam ndjesine se po cmendem esht nje tmerr I vertet, nuk perqendrohem dot ne asgje. Me esht ber jeta nje ferr. As gjum asgje. Dhe ato 3 ore qe fle I bej komplet te perhumbura. Skam me as ndjesin e etjes ose uris. Me ka ikur dhe kujtesa, kur flasin njerzit me duket e cuditshme, as nuk po arrij dot ti kuptoj ose te mbaj mend ato cka flasin. Po tmerrohem nga kjo gjendje. Se di nese do sherohem ndonjeher. Cdo dit qe kalon me jep pasiguri. Ishalla na e largon zoti. Ndjehem shum keq, nga nje njeri normal te shnderrohesh ne te paafte.

  2. Olta says:

    Eshte ankthi e dashur, njelloj me ka ndodhur edhe mua, mendoj se ka qene episod i derealizimit qe eshte tipike per ankthin. Kerko menjehere ndihme te specializuar.

  3. Sam says:

    Te lutem kerko ndihm. Un jam shuuum kundra ilaqeve. Por me ka ndodhur qe ti pi dhe besomm qe ta rikthejn jeten. Duhesh ti maresh dhe do fillish te flesh te jetosh me pak fjal

  4. Uarda Beçerri says:

    Ina, pershendetje e faleminderit qe na ke shkruar.

    E vleresoj faktin qe i ke kushtuar rendesi gjendjes tende dhe je drejtuar menjehere per te kerkuar me teper informacion per te kuptuar cfare po ndodh me ty.
    Une e lexova me vemendje te gjithe perjetimin tend. Je ndjere e lodhur, e dyzuar, trupi dhe
    mendja jote duket sikur nuk kane qene ne sinkron ne ate moment se bashku, je ndjere pa energji, e shkeputur nga realiteti dhe me thua se nuk ke qene ne gjendje per ato pak caste per ta patur nen kontroll trupin e trurin tend. Ndjenja te medha pasigurie kane pushtuar mendjen tende. Duhet te kete qene nje perjetim shume i forte, real, por aq edhe abstrakt per ty.
    Megjithate, ti ke gjetur forcen per te vepruar dhe per ti dhene kurajo vetes. Je ngritur me kembet e tua dhe je nisur drejt shtepise per te relaksuar trupin nga kjo gjendje dhe kjo kerkon nje kthjelltesi per ta bere. Pra, shkeputja dhe situata te cilen ti ke ndjere ka qene shume e shkurter dhe nen efektin funksional te vetedijes tende.
    Une dua te te pyes per te mesuar me teper rreth gjendjes tende. Kam nevoje te di nese ka ndodhur dicka se fundmi qe te ka shqetesuar, qe te ka merzitur dhe cila gje po ze kohen me te madhe te mendimeve te tua.
    Gjithashtu, me trego pak mbi punen tende. Ku konsiston ajo? Sa ore ne dite punon? Sa ore qendron para ekranit? Eshte nje pune e kategorizuar tek punet me rrisk te larte, te ulet, te mesem? A ndjehesh e lodhur dhe e ngarkuar nga puna qe ben? Po cilesia e gjumit tend si eshte? Sa ore pushon ne dite? A ndjek aktivitete te tjera pas pune?
    Te pyes, sepse punet e ekspozuara ndaj ekranit per nje kohe te gjate kane nje risk te larte te perjetimit te gjendjeve te lodhura te trurit dhe manifestimit te simptomave te tilla. Koha e gjate perpara tij, ben qe syte dhe truri te jene te ekspozuar perballe nje drite jonatyrale qe ndikon ne receptore te caktuar te trurit e ne perceptimin vizual ndryshe te objekteve e dukurive ne moment te caktuara.
    Perjetimi yt ka qene i forte dhe ndjesia se nuk do mund ta kontrolloje dot, ndodh te aktivizoje friken e perseritjes se ngjarjes dhe kur je e ekspozuar ndaj te njejtes situate perjeton serish simptoma pasigurie nga frika e nje perseritje e mundshme.
    Megjithate, une do te sugjeroja qe ti drejtoheshe nje mjeku neurolog per te bere disa kontrolle me specifike dhe koncize per te pershkruar simptomatologjine qe ti perjeton.
    Nderkohe, une do te keshilloja ti kushtoje nje rendesi te madhe kohes tende te pushimit, si gjate punes, si pas saj. Nderkohe qe punon, do te sugjeroja te shkeputeshe shpesh (mbase cdo 30 minuta per 3-4 minuta) e te merrje ajer te paster jashte ambjentit te punes duke e perqendruar shikimin tek te gjelbrat (lule, peme, toke). Kjo ndihmon teper ne shplodhjen e syrit e per pasoje te trurit. Do te keshilloja ti kushtoje rendesi stilit te jetes; menyres se te ushqyerit, kohes se zgjedhur per shplodhje, aktivizimi ne aktivitete te shendetshme pas pune (argetim me familjaret, miqte, ecje ne natyre, marrja me sport apo cfare te ben te ndjehesh e relaksuar).
    Kujdesu per veten tende! Je me e rendesishme se gjithcka ne jeten tende.

    Une te falenderoj dhe do doja shume te me shkruaje prape.
    Uarda

  5. Ina says:

    Shume faleminderit per cdo mendim dhe keshille qe ke ndare me mua. E lexova disa here dhe duket sikur ishim perballe dhe ti me njihje shume mire nderkohe qe me ke analizuar mua dhe situaten.
    Keto dite kam qene pergjithesisht me qete kur kam dale jashte dhe vetem ndonjehere kam ndjere gjendjen qe kam shpjeguar, por fatmiresisht e kam pasur me te lehte dhe shpresoj ta kaloj plotesisht.
    Po te shkruaj mbi pyetjet qe kishe bere.
    Para disa muajsh ka nderruar jete nje person i afert dhe pas kesaj gjeje kam ndjere merzitje, trishtim edhe mendime qe ndoshta me pare nuk i kam pasur per jeten dhe se sa pasiguri mund te hasim gjate saj. Mundohem te mos e coj neper mend humbjen qe kemi patur, por mendimet per pasigurine e jetes i kam prezente (ndoshta edhe nga situata e lufterave dhe se sa e parendesishme behet jeta e njeriut ndonjehere).
    Punoj 8 ore ne dite, po e perkufizoj si pune IT, rri para kompjuterit pergjithesisht. Eshte nje pune qe ne fakt e marr me stres per arsyen se a do e bej mire cdo detyre qe me takon. Por duhet te them qe si ambient pune nuk ka presion, madje eshte miqesor. Por e kam vete si merak, si ne shumicen e puneve qe kam bere qe i perjetoj shume edhe cdo mengjes shkoj me merakun nese dita e punes do shkoje mire (edhe gjate shkolles, qe ne shkollen fillore e deri ne universitet gjithmone kam pasur merak e gjendje ankthi edhe pse dilja mire me mesimet).
    Nuk ndjek aktivitete pas pune. Nuk kam ndjekur asnjehere, as aktivitete sportive(nuk jam fizik sportiv) por as ndonje kurs formues apo kurs qe ka te beje me krijimtari. Dmth pas punes e kaloj kohen me miq, familjare por pergjithesisht ne menyre pasive ne kafe ose vizita ne shtepi.
    Kam disa vite qe gjumin e bej shume mire, fle direkt dhe naten e bej gjumin e qete.
    Ne fakt nga kete gjitha qe me ke shkruar, jane fiks ajo qe une nuk bej dhe qe duhet te tregoj kujdes. Gjithmone kam pasur natyre neglizhuese per shendetin edhe per ushqyerjen me kujdes duke e tepruar me ushqimet e perpunuara te dyqaneve. Edhe pse e kuptoj qe bej gabim, perseri nuk e marr ne kontroll mireqenien time.
    Do e marr ne konsiderate keshillen per nje vizite tek neurologu jo vetem per gjendjen e diteve te fundit por per nje kontroll meqe vitet e fundit kam dhimbje koke qe me ze here pas here.
    Faleminderit per kohen qe me kushtove. Edhe une do te doja te flisnim perseri.
    Ina

  6. Uarda Beçerri says:

    Pershendetje, Ina!

    E vleresoj shume mesazhin tend dhe faleminderit per pergjigjet.
    Me vjen mire qe ndjehesh me e qete dhe ke ndjere me rralle nje gjendje te ngjashme shqetesuese
    si ne fillim.
    Nderkohe, me vjen keq per humbjen tende dhe per menyren sesi te ka bere te ndihesh dhe ta shohesh boten. Mendoj qe mendimet dhe ndjeshmeria jote ndaj stresorit te humbjes jane krejt ne nje kuadrat normal dhe te zakonshem. Eshte shume ok ta ndjesh veten te dobet perballe forcave te medha dhe te pakontrollueshme. Ne jemi qenie te prekshme dhe jo ne gjendje per te patur nen kontroll cdo gje. Por, njeriu ka tendencen ta represoje kete mendim qe ngjan si i dhimbshem deri ne momentin qe vendoset fare prane tij. Padyshim qe humbjet jane te dhimbshme e te veshtira per tu kapercyer, por mund te sherbejne edhe si reflektim mbi jeten dhe drejtimin drejt disa vendimeve e sjelljeve me kuptimplote. Te ben te mos u vesh nje fokus te madh gjerave qe stresojne perditshmerine dhe qe perpara ngjarjeve te medha marrin nje vlere minimale. Te ben te relaksohesh nga gjithe ai tension per te arritur majat, perfekten dhe maksimumin. Te kthen ne jeten reale, te shkurtren, imperfekten. Te ben ti japesh rendesi e vemendje gjerave te vogla rreth teje, qe ne nje moment tjeter harron qe i ke aq prane dhe nuk i ve re. Te ben falenderuese ndaj shume gjerave. Dhe, ne te tilla momente themi qe dhimbja kthehet ne force. Pikerisht, kur mendja jone kthen ngjarjen ne nje plan pozitiv dhe te arsyeshem.
    Edhe ti, mund ta kanalizosh dhimbjen tende drejt te tilla mendimeve. Vetem kjo eshte nen komptencen tende tani, pasi ngjarja eshte aty dhe nuk mundet dot me ta kthejme mbrapsht.
    Me fole per punen dhe me thua qe eshte nje ambjent i qete dhe miqesor per ty. Eshte nje element shume i rendesishem dhe favorizues. Por, qasja qe po me thua se ke, mbartur ne vetevete perfeksionizmin eshte nje thike me dy presa; te ben profesioniste dhe te pergjegjshme, por ne te njejten kohe te jep nje kosto te larte kontrolli dhe vigjilence te vazhdueshme mbi gjerat qe ke bere. Kjo kerkon shume energji, Ina. Kthehet ne nje obsesion.
    Ajo qe mund te provosh eshte te relaksosh muskujt se pari dhe mendimet se dyti. Une do te ftoja te provoje klasa meditimi. Nese eshte e pamundur per ty ti ndjekesh, mund ti realizosh ne nje menyre tjeter. Mund te praktikosh ecjen ne natyre, ulu perballe nje ambjenti relaksues dhe mundohu ta drejtosh vemendjen ne te menduarit per boten, veten, njerezit ne nje forme relaksuese. Mund te te fuqizoje me energji te mire dhe ta leshosh trupin dhe mendjen dalengadale edhe drejt joperfektes.
    Faleminderit qe i merr ne konsiderate keshillat e mia e uroj te kene nje impakt pozitiv tek ty.

    Uroj te degjoj me te mira.

    Uarda

  7. Krist says:

    Përshëndetje,
    kam patur dhe vazhdoj të kem të njëjtat simptoma ssi Ina. Edhe pas disa konsultash te nerurologi dhe disa kura mjekimesh (që i ka mdërprerë për shkak të efekteve të rënda anësore) sërish nuk jam mirë. Bëj një pu relativisht stresante (zyrë ligjore). Po mendoj të shkoj për ndonjë konsultë jashtë por realisht kjo gjendje po më pengon të jetoj normalisht. Faleminderit. Ndjehem pak më mirë që shoh që dikush ka të njëjtat simptoma me mua. Uroj shërim sa më të shpejtë. Përqafime.

  8. Ina says:

    Pershendetje Krist, uroj mos jete teper vone pergjigjia ime. Dua te te them se une kam pasur shume permiresim. Me ndihmuan disa seanca tek psikologu. Ankthi im ishte me se tepermi i shkaktuar nga menyra si menaxhoja stresin e punes dhe lodhjen ne pune. Gjithashtu pas disa analizave per sasine e hekurit ne gjak (ferritine) dhe vit D te cilat i kisha shume te uleta, fillova te pi suplemente per ti cuar ne norme. (Sidomos mungesa e hekurit jep keto shqetesime mesa me tha nje person i fushes) Edhe mua neuropsikiatri me dha mjekim, por pas nje konsulte me nje farmaciste me keshilloi mos te merrja ato mjekime sepse kishin shume efekte anesore te padeshiruara. Vetem disa jave pasi nisa te perdor suplementet ushqimore dhe normalisht edhe takimin me psikologun, pata shume permiresim. Nuk mund te them qe jam aq mire sa kam qene para atakut te panikut, por jam shume me e qete dhe me e sigurt qe te perballoj situatat, kur ankthi kthehet. Uroj te jesh sa me mire.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV