Këshilla/Blog

Lexuese 20.02.2023

Nuk kam besim, keshtu e nis cdo fjali.
Une jam duke mbaruar studimet e larta, por jam pesimiste per punen, sepse une ende marr mjekim. Krizat e ankthit dhe frikes, gjendja depresive filluan kur nisa nje shkolle qe nuk ishte per mua. U largova me sedren qe mund te beja me mire dicka tjeter, por ende kam mosbesim. Ne fakt kam studiuar nje dege te fakultetit te mjekesise dhe dikur i kisha fobi mjeket. Jam e penduar qe nuk i zgjidha dot me nje psikolog, por u detyrova te mar ilace, pra nuk ishte zgjedhja ime.
Ende nuk di si do bej, ndonese afer vetes kam njerez pozitive, madje dhe nje partner mirekuptues. Si te luftoj me mosbesimin? Sa duhet te pres qe te largohem nga ilacet pasi nuk jane zgjidhja me e mire.

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë dhe faleminderit që zgjodhe të na shkruaje. Më vjen keq që po vuan dhe mesa duket kjo vuajtje ka ndikuar ose ka rritur mos besimin tënd tek vetja. Gjendjet e ankthit apo depresionit, janë të trajtueshme me anë të ndihmës së duhur. Ti tregon se merr medikamente, por asnjëherë nuk është vonë të fillosh seanca psikoterapie me një psikolog klinik apo psikoterapist. Medikamentet (nëse merren me rekomandimin e mjekut) të ndihmojnë në uljen e intesitetit të simptomave, por njëkohësisht është e nevojshme të punosh me burimin e këtyre simptomave. Në një situatë ankthi, cilat janë mendimet e tua? Sa reale janë këto mendime? A janë të bazuara në fakte të vërteta? Apo janë shqetësime në lidhje me të ardhmen, të cilën askush nuk mund ta parashikojë apo ta ketë nën kontroll? Vër re se si këto mendime ndikojnë në gjendjen tënde emocionale dhe më tej në përjetimin e simptomave fizike. Gjendjet e ankthit dhe depresionit shkaktohen nga mendime jo të vërteta (iracionale) dhe një teknikë e mirë është që ti t’i shkruash këto mendime, ti identifikosh ato dhe të shohësh se sa të mbështetura në realitet janë ato. Qëndro në të tashmen. E tashmja është se ti je studente në një degë të fakultetit të mjekësisë. Para se të shkoje aty, të është dashur ta fitosh këtë degë studimi dhe ia ke dalë. Nga ana tjetër, edhe pse me ankth apo gjendje depresive siç ti thua, edhe pse me medikamente, ti po ia del që të vazhdosh studimet në atë degë. Nëse do të ishte një person i dashur për ty (motra, mikja jote e ngushtë apo një e afërme), në të njëjtën situatë si ti, cfarë do mendoje për të? A do e shihje si të dobët, që pavarsisht vuajtjes së saj, është duke bërë më të mirën e saj? Më vjen mirë që ke rreth teje njerëz që të duan dhe të mirëkuptojnë. Shfrytëzoje dashurinë dhe ndihmën e tyre për të kaluar këtë situatë. Për shembull, i ke pyetur ndonjë herë se si të shohin apo çfarë mendimi kanë ata për gjithë këtë situatë? Në situata ankthi të sugjeroj të përdorësh teknikën e frymëmarrjes së thellë dhe ngadalë, ose disa teknika të tjera të cilat mund të gjenden lehtë në internet dhe përdor atë që përshtatet më shumë tek ti. Siç e kam përmendur më lartë, puna me një psikolog do të ndihmonte. Gjithashtu, ndihu e lirë të më shkruash për çdo shqetësim tëndin.

    Gjithë të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  2. Anonim says:

    Kam vajzen 21 vjeqq dhe ka ankth , ka nje muaj qe ju ka paraqit ma heret ka pas prbl me alergi po tani kur pin barna , se nderkohe edhe po mjekohet te nje psikologe , po sa behet mire prap po i perseritet .. ka mundim i skuqet fytyra i jep nxehtesi , dhe ka nervoze , qka kishit than ju a e ka prej barnave se ma heret ka mar temesta tani per momenti. Ja kan ndru barnat , ju lutem me sygjeroni diqka ne lidhje me kte ..

    1. admin says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruajtur.
      Ju lutem qe te dergoni pyetjen si me poshte, pasi keni komentuar te pyetjet.

      Si te krijosh nje pyetje ne nukjevetem.al

      https://youtu.be/EajeoJ96YEo

      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV