Këshilla/Blog

Ankthi 17.03.2023

Pershendetje kam nje problem shume te madh, jam me terapi me barna kunder depresionit dhe ankthit gati 2 vite, por kam nje problem shume te madh djersitem shume ne çdo situate në çdo moment edhe kur dal shkurt per te ec psh ne treg djersitem jashtmase shume i teri kjo gje me eshte kthyer ne kompleks, saqe nuk dal shum shpesh jam izoluar nuk socializohem me njerez sepse nuk dua te me shohin ne ate gjendje sepse edhe po te dal per kafe pak te eci djerset me kaplojn me te madhe gjithe trupin saqe me skam force ta perballoj ky problem me ka mare forcen energjine dhe me ka stopuar nga te gjitha aktivitetet normale qe beja me heret, jam konsultuar me psikiatrin qe me jep terapine thote eshte normale qe njerezit anksioz te djersiten dhe nuk me kupton hallin qe po me bren dhe po me ben te dorezohem para cdo sfide dhe aktiviteti qe me para i beja pa problem. Ju lutem per pergjigje sa me shpejt ka ndonje kure qofte me barna ose ndonje forme tjeter sepse nuk jam aspak mire djersitja e tepert me eshte shendruar ne kompleksin dhe stresin tim me te madh jetesor. Ju lutem ju lutem per ndihme sepse askush nuk po me kupton.

  1. Ankthi Dhe Depresioni says:

    Juuu lutem sa me shpejt per pergjigje, a ka ndonje menyre se si te largohet djersitja e tepert sepse jam me te vertet ne hall teper te madh. Ju lutemmm shumm tja adresoni ndonje profesionisti problemin tim qe sa me shpejt te di se çfare te ndermar????

    1. admin says:

      Pershendetje, pyetja juaj i eshte derguar ekspertit te faqes dhe se shpejti do ju kthejme pergjigje.
      Ju falenderojme per durimin.
      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

  2. Shkodran says:

    Djersitja a te ka filluar pasi ke filluar barnat kunder depresionit apo para se te fillosh barnat?

  3. Ankthi dhe Djersitja says:

    Djersitja me ka filluar pasi kam filluar te mar terapine,normal edhe me heret djersitesha rall ne mase normale kur kisha stres, por tash djersitja eshte e papershkrueshme edhe ne aktivitetet normale te thjeshta psh: kur eci djersitem aq teper sa qe fillojne djerset te me pikojne sidomos ne fytyre kjo gje me ve ne siklet te madh saqe jam izoluar dhe nuk dua te dal jasht shkaku i ketij problemi.

  4. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me faqen tonë dhe ndjesë për vonesën në përgjigje.
    Dukeni në ankth për këtë situatën e djersitjes dhe e mirëkuptoj sfidën tuaj për të shkuar në mjedise të tjera. Nga ana e medikamenteve nuk di të them si dhe sa ndikojnë, për këtë përgjigjet psikiatri që ju ndjek. Nga pikëpamja emocionale, është e vërtetë që njerëzit me ankth djersijnë më shumë.

    Ndoshta hapi i parë për ju është që të kuptoni se nga vjen djersitja. A e keni në të gjitha rastet dhe situatat apo provokohet në disa momente të veçanta? Psh a e keni kur jeni në shtëpi? Nëse jo, mund të lidhet me një ankth nga të qenit në situata sociale.

    Një hap i dytë lidhet me diskomfortin që ndjeni ngaqë djersini. Reagimi juaj duket i fortë përballë kësaj gjendjeje, që ju vë në një pozitë jo të mirë. Ndërkohë njerëzit mund të kenë problematika të ndryshme në paraqitjen e tyre të jashtshme, por vazhdojnë të kenë një jetë private dhe sociale. Vlen të pyesni veten përse është e vështirë për ju që të pranoni veten tuaj në këtë gjendje? Padyshim, është diçka e re për ju dhe e bezdisshme, por a është në të vërtetë një situatë serioze?

    Së fundmi, është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun tuaj për të parë nëse djersitja vjen nga ndonjë arsye tjetër shëndetësore. Gjithashtu, nëse e shikoni të vështirë për ta përballuar ju sugjeroj që të bëni disa seanca psikoterapie.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV