Këshilla/Blog

l.c 12.05.2023

Pershendetje,
Vellai im ka gati 1 vit qe eshte shmangur gjate gjithe kohes shokeve te tij.Ai nuk pranon te dale apo shoqerohet me ta.Gjithmone duke thene se nuk i pelqejne dhe nuk i do.Gjate 3 muajve te fundit ai thuajse cdo ore mesimi,largohet nga shkolla,sepse sa here nxenesit e klases tallen apo bejne shaka, mendon se po sulmojne ate.
Rri gjithe kohes vetem dhe prania e cilitdo familjar e bezdis.Heren e fundit,tha se nuk do te shkoje me ne shkolle..dhe nese do e detyronim qe te shkoje..ai do te merrte masa.Keshtu qe i gjeta thike ne cante.
” e mbaj per vetmbrojtje-tha. Se e di q do te me sulmojne nga momenti ne moment.”
Ai ka frike nga kushdo.
Si mund ta ndihmojme ate?

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Nga sa më përshkruan nuk duket një situatë e lehtë. Ndoshta, vllai yt mund të ketë kohë që është viktimë e bullizimit. Situata të bullizimit, konfliktet me bashkëmoshatarët, të ndjerurit vazhdimisht inferior, i papranuar, i padëshiruar, i sulmuar, etj, çon drejt braktisjes së shkollës dhe në nevojën për të mbrojtur veten. Ju sugjeroj t’i qëndroni pranë, ofroni ndihmën tuaj, kuptoni sa më shumë për situatën në të cilët ndodhet, mjedisin dhe gjërat me të cilat i duhet të përballet. Përpiquni të kuptoni se çfarë realisht e shqetëson. Nuk do të jetë e lehtë, mund edhe t’ju refuzojë sepse ndoshta besimi tek prindërit apo të afërmit i është ulur. I tregoni që ju jeni aty për atë dhe jeni vërtetë të shqetësuar dhe doni shumë ta ndihmoni. Është një situatë që kërkon me patjetër vëmendjen e prindërve dhe kërkimin e ndihmës në profesionistë të shëndetit mendor, psikiatër dhe/ apo psikolog klinik. E gjej të vështirë të jap më shumë ndihmë duke qenë se informacion më të saktë e ka vetëm vllai yt dhe vetëm ai i di arsyet e kësaj frike apo izolimi.
    Uroj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt.

    Gjithë të mirat,
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV