Anonim 29.05.2023
Pershendetje jam 19 vjece dhe kete periudhe kam qene si ne ankth,me mendime negative,stres provimesh etj.Me kujtojne gjendjen e veres para dy vitesh.Tani jam dhe para ciklit dhe nuk e di nese ndikon dhe kjo por per dicka te vogel filloj trembem.Psh.Sot u zgjova e tmerruar pasi pash nje enderr dhe gjate dites e kam pasur mendjen aty,duke qendruar ne rrjete sociale me doli nje pjese filmi me nje vajze qe ruhej nga rrembyesit dhe me kapi nje panik,frike per te dale jashte shtepie.Fillova te djersija,aritmi dhe humbje fuqie.Ju lutem si mund te arrij te mos mendoj keto gjera pasi mezi e kam kaluar nje periudhe te veshtire ankthi,e cila ende ndjehet dhe buk dua te shkoj perseri ne ate gjendje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe faliminderit qe na ke shkruar.
Ndjenjat e tua të frikës, të qenurit nën rrezik, dhe sikur nuk ke më kontroll, janë të dukshme në letrën tënde. Më vjen keq që je duke vuajtur dhe mbi të gjitha që e ke kaluar edhe më parë këtë gjë. Mesa duket situatat e jashtme (stresi i provimeve) ndikojnë gjithashtu në përjetimin e këtyre mendimeve dhe emocioneve. Pjesa më e madhe e të rinjve dhe jo vetëm, janë më shumë vulnerabël ndaj ankthit, panikut, gjendjeve depressive, në situata të tilla. Por përjetimi, intesiteti, kohëzgjatja, ndryshon tëk gjithsecili. Edhe pse frika për të përjetuar përsëri ankth është e madhe tek ti, do të doja të kuptoje se ankthi është një emocion dhe mekanizëm mbrojtës që të paralajmëron se dicka nuk po shkon sic duhet dhe kërkon vëmendjen tënde. Ankthi është një alarm, jo gjithmonë i vërtete dhe kryësisht ka burimin nga eksperiencat e së shkuarës. Merr pak kohë dhe përpiqu të kujtosh se kur ka qenë hera e parë që je ndjerë kështu. Cfarë ka ndodhur? Cilat kanë qenë mendimet e tua në ato momente? Si je ndjerë ti? Sa reale apo te bazuara në fakte të vërteta kanë qenë këto mendime? Përpiqu të vësh në pikëpyetje vërtetësinë e mendimeve të tua dhe se si ato ndikojnë në gjendjen tënde emocionale.
Të sugjeroj që në momente ankthi apo paniku, të fokusohesh në të tashmen, tek shqisat e tua. Cfarë sheh, dëgjon, prek, nuhat, apo shijon? Fokusohu tek simptomat e trupit tënd dhe tek frymemarrja jote. Merr frymë thellë dhe ngadalë, derisa të kuptosh që frymëmarrja jote është stabilizuar. Teknika të tjera mund t’i gjesh edhe nga burime të sigurta në internet. Por, pavarisht kësaj unë të sugjeroj të flasësh me njerëz të dashur dhe të besueshëm për ty. Kërko ndihmë dhe shpjegojua atë që po kalon. Seancat me një psikolog klinik apo psikoterapist do të të ndihmonin në punën tënde me ankthin apo me burimin e mendimeve dhe frikrave të tua. Ndihu e lirë të më rishkruash për cdo shqetësim tëndin.
Gjithë të mirat,
Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike