rov 29.05.2023
stres i shkaktuar nga vetja, pyetje dhe ankth qe me shkaktohet pa arsye, cfare duhet te bej?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar!
Ju lutem, me tregoni me shume per kete. Cfare po ndjeni dhe po kaloni aktualisht? Cilat jane shenjat qe keni? A shoqerohen me ndonje ndodhi apo dicka tjeter rreth teje?
Vezhgojeni veten tuaj per disa dite. Shkruj ne nje bllok te gjitha perjetimet qe ke, si kane nisur, me se bashkeshoqerohen, si menaxhohen nga ty, sa shpesh perseriten dhe cdo detaj (sado i parendesishem te duket) qe ndodh apo nxit dicka ne momentet qe ndjehesh keq.
Eshte shume e rendesishme te kuptojme cfare ndodh per te kaluar ne hapin per te kuptuar se pse ndodh kjo gje.
Nderkohe, do te te keshilloja te realizoje aktivitete te tilla si: ne natyre, aktivitet fizik, te ushqyer dhe gjume te mire, kohe me miq apo familjare qe i konsideron te afert dhe qe mund te te ndihmojne ne permiresimin e gjendjes tende, per te biseduar apo thjesht per tu argetuar per nje kohe te caktuar.
Koha me veten dhe per veten jane elemente qe do doja ti jepje rendesi dhe ti krijosh vetes mundesite qe ti realizosh.
Te falenderoj qe ke zgjedhur te na e besosh ne shqetesimin tend dhe po pres te degjoj shpejt nga ti.
Uarda