Ani 25.06.2023
Pershendetje,
Jam nje studente 22 vjecare dhe kam qendruar per 1 vit ne Spanje me studime.Tani qe jam rikthyer, po shoh cdo mundesi qe te mund te iki serish dhe sa here perballem me ndonje mundesi qe nuk ka shume probabilitet te behet realiteti, filloj te qaj dhe nuk mbushem dot me fryme.Cdo gje ketu me duket sikur me streson dhe me duket sikur ketu cdo dite do jete nje lufte per te ja dale dhe pse situatat jane shume ne rregull.
*Pjesa e mos mbushjes mire me fryme me ka filluar qe ne 2019, kur ra termeti ne Durres dhe mesimi filloi te behej online.Gjithashtu, qe atehere, nuk mundem dot te ndjek trajnime online sepse kam rrahje shume te shpejta zemre dhe ndjej frike.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Rikthimi dhe ripërshtatja pas studimit në Spanjë qartazi e ka shtuar ankthin, ankth ky cili ka natyrë ekzistenciale. Si do jetë jeta jote? Çfarë po ndodh me ty dhe si ti e pret të ardhmen tënde… Kaq shumë mendime, frikra dhe ndjesi pasigurie (tërmeti ka provokuar shumë pasiguri, dhe dëshmoi sesa shumë gjëra janë jashtë kontrollit tonë) duket sikur të lejnë pa frymë në të tashmen që po jeton. Dhe migrimi (studimi apo punësimi jasht shtetit) të jep ndjesinë e një arratije të nevojshme taksa ndjen një ngarkesë emocionale këtu në Shqipëri. Tërmeti të ka lënë pa frymë sikurse mbetesh tani teksa mendon për luftën e përditshme të mbijetesës (ndonjëse situatat janë në rregull, ama smundesh të kesh dot kontroll). Këtu është e nevojshme të kuptojmë si funksionon trauma tek ty. Çfarë ankthi është duke të të kumunikuar, dhe sesi e qara me natyrë mungese pashpresshmërie e intensifikon ankthin tënd dhe të mban ty të bllokuar. Ndërkohë, vetë fjala “online” do të thotë sërisht një mungesë kontrolli, pasi nuk e ke diçka fizike që të mund ta monitorosh dhe të ndërhysh drejtpërdrejtë… në këtë pikë qartazi ankthi jot është gati të komunikojë me ty dhe ti ke nevojë ta lejosh veten të marri frymë. Këshillimi psikologjik dhe ndjekja e disa seancave psikologjike do jetë vërtet ndihmuese. Nuk e di sesi e keni mundësinë dhe aksesin për të marrë seanca terapeutike, por një formë shumë e mirë ëdhtë edhe chati online i faqes Nukjevetem.
Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM
Kujdesu për veten tënde dhe për çdo gjë shkruaj sërisht,
Më të mirat,
Arela