KB 19.06.2023
Pershendetje.
Desha të Mar mendim e dikujt
Për njē vendim të rēndēsishëm ,që do
Më duhet të bej në jetën time,unë jam
Shumë konfuze dhe e pasigurt.
Atëher duhet të zgjedh midis krijimit të
Një familje,martesës dhe lirisë se pakufishme,çdo zgjedhje do më privoj ka perparësit e rreziqet e saj,djali që është I
Dashuruar me mua,është punter ,I dashur I shkolluar,punon Gjermani me letra Gjermane ,nuk ka asgjë per tu ankuar.
Dhe më do vertet për këtë qe jam,hera,
Ai do me japi nje familje, do me gjej një punē profesion ne Gjermani,ësht shumë I kuptueshëm,ska as vese as alkool as duhan ,as te merret me femra ,mjafton vetem një fjal e imja dhe martohem me të kur të dua.
Dhe ndihem kaq mirë pranë tij,ndihem e
Vlerësuar e dashur,mua askush nuk me ka
Dashur ,nuk e njoh dashurinë pasi u rrita dhe jetova per shume vite me rradhe ne nje
Familje problematike ku prinderit e mi e kishin normale te fyenin njeri tjetrin femijet,dhe te kishin sherre me njerëzit e afërt,ata me neglizhuan ,shpesh me krahasonin me vëllain gjoja më I zoti I zgjuar I matur,dhe unë nje vajzê qē nuk isha vajze model per ata,që sipas tyre isha budallaqe,dembele ,pa të ardhme,nga mënyra si më shihnin ata disa njerez te afërt gjithashtu treguan munges respekti ndja meje ,duke nisur qe nga nusja e xhaxhit,nje hallë që pesoi vetvrasje ,e tezet e mia dhe djemt e tezeve te mia,ter përcmim me shihnin,sa here takoheshim nja një her vite per raste vizitash,ose kur beja shkollen ,detyrohesha te shkoja te nje teze ,per arsye se shtepia ishte larg,përeher detyrohesha të duroja sulme ne familje e me ata,gjoja pse jam e ngathet,e pavlerë,sbej pune shtepie,sdi,etj etj,dhe ta mendosh gjithë ky negativitet vinte nga familja ime e njerëzit e afërt,nga ata që supozohet të mbeshtesin e inkurajojnë per mir ,dhe e di ca eshtë me e keqja,kta njerëz janē te paarsimuar,me menatlitetin e kohes Enverit,nuk kanë lexuar një liber jetë tyre, punojnē punë krahu,e përceptojnë rolin w gruas si një shërbetore qê ja te lindi kalamj,të mbyllet brends duke punuar,lare e shplare burrit e djalit,babi im 4 klasw shkollë ka,mami ska mbaruar as gjimnqzin,të tjerë jane ose me nëntvjevare o me gjimnaz,sigurisht kam në fis e qē janë goxha të arsimuar,si per shembull hallen time qē eshtë mesuese,ajo fëmijet i ka njëren vajze avokate ,djalin mjek ,prof doktor,burri saj ështē pedagog,ajo e familja e saj ,më shohin mua e babin tim me përcmim,që ja kta budallenjt,ti je vajza e analfabetit ma bejn,ca do qullosēsh,gjakun e babait tënd ke,pa ju ofenduar juve ktu po zakonisht ju që jeni shumē të arsimuar që supozohet të jeni më njerēzor,se dini më shumë e keni lexuar,merrni pēr kot,ju i dëmtoni njerēzit pikërisht ,me arrogancën,e egon tuaj të sëmur e të felliqur,madje besoj në punë nuk i shihni tē gjithë njelloj,me pontancial ,me dije ,me endrra ,ka njërëz e në profesionin,e punen tuaj që i shihni si të paaftë,unë më mir vdes sa të mar kënaqesi e suksese kundrejt dēmtimit qē ju jap të tjerve,kur përjetova ktë lloj agresioni e nëncmimi nga tē afërmit e mi madje e nga disa nga pedagoget e universitetit qē më vinin pozit para tē tjerve,duke nxitur përcarje ,qeshje vetem se gjoja une sdi,skam arsye per ato qe flas,dhe ndoshta e gaboja e ua kepusnin fyerjeve si budallenj,perfitonin nga pozita e tyre edhe leshonin gojen si tu vinte per mbare,unë skisha ca beja se normal të kishte ne dore tjetetri ,do te ngelte,kshu që detyroja të vuaja ne vete pa reaguar,jo vetem pordhet ,dhe ironit,fyerjet e tyre por edhe të bashkëmoshatareve te mi ne klasë,që me fyenin,e nxisnin shoqërit e tyre kundrejt meje me llafe..pergjithesisht jeta ime e shkolles ka qene ferr,periudha me e veshtire e jetes ,vite te mundimshme e plot ankth,ne nentvjecare me te keqinjt djemt,ne gjimanz gocat,edhe sot e kesaj dite kur i kujtoj perjashtimet ,kunjat ,fyerjet ,lojrat qe me benin grup me rreqethet mishi,Ishte tatam si ferr,Si nje Thenie nga Jean Paul Sartre “hell is other people” jam munduar të krijoja shoqeri,te shfaqja veten ne aftesi te ndryshme po prap kisha gjera qe ne ca lend nuk isha mir,eshtë normale që nesë e vogël ke vuajtur paaftesi ne të mesuar ,probleme shendetsore ,agresion familjar e social kto janë normale po njerēzve nuk u interesojnë arsyet po shohin tipin e verpat,gjithmone hasesha ne shkolle me persona qe i merenin gjerat me thjesht se ishin te respektuar e pranuar ne shoqeri ,ca e kishin ber kurse ,vinin nga prinder me te arsimuar ,me pune me te mir ,pa agresion familjar e social,sigurisht që meqe skaisha vetebesim,nuk vetmbrohesha ,çaloja ca gjera,rashe shenjester e percmimit kolektiv,smë merte askush seriozisht,me fyenin hapur,pavresisht të gjithave kam dashur të bej gjera me veten,me shume e fillova shkollen me at mendimin qe te ndihmoja fëmijet me probleme si une ne te shkuaren ,me çrregullime komunikimi,te nxeni,dhe vetbesimi,sepse mbarova studimet per
logopedi,cdo gje filloi mire po e aty vuajta shumē presion psikologjik,në master dola goxha mirë Me nota,kolegèt ishin shume tē mire e të dashur,nejse se e une u përmirësova sepse nuk isha me e dhene per pranimin e te tjerve,me ndihmoi pak 3 fakti qe per shkak të njohurive te mia se jam tip që kam lexuar dhe vazhdoj tē lexoj goxha libra ,me ndihmuan ne diskutime ,w pergjigje ne mesim,e bachelor e kisha kte pike te Fort por mu pre per shkak te shume halleve e rrethit qe me rrethonte ate kohe,prandaj sdola mire me nota..
Tani që mbaroi shkolla jeta ime mori nje rrugë të re,preva lidhje me ca njërez që me nxisnin kujtime e versionin e vjeter te se shkuares.Dhe jam mire.Tani kam zbuluar
E mënyra të fitoj para online,dua të udhetoj sa me shume ,te lexoj ,te mesoj ,te ndihem mire menatlisht,dhe të iki jashte e ta le kte jete e te shkuar ne Shqiperi.Kam gjetur paqe te liria ,te dija,tek gjerat qe dua te bej,të behem me leke ,te udhetoj ,
Sic thash jam njohur me nje djal,ai eshte djal I mirë ,por po u martova me të do duhet tē shpalos të kaluaren time te erret,se do lidhesh jeten me ate e duhet tja tregosh,plus sdo Kesh lirin e beqarisë, smund te udhetosh kur te duash,smund te dalesh me ke te duash,përvec kesaj nuk dua te lind nje femij e ta neglizhoj e fyej sic bën prinderit e mi me mua që derdhen mbi mua gjith traumat,pasigurite ,dhe vrerin e tyre nga dhimbja e jetes e injornaca ne menyrem me te keqe te mundshme që ndikoj e në atë çka isha ose si me trajtoi bota.Përveç kësaj nuk dua që djali
Qē do te martohet me mua të me shohi mē poshtë vetes,nese mund te mari vesh per te kaluaren time e njerezit qe jam rritur familje,ai vjen nga nje familje e arsimuar e mire,eshte inxhinier I zoti,dhe ka dal me nota ekselente,përvec se ndihem e padenjë për një burre si ai,kam frike qe po I besova gjërat e mia më të dobta një dit do mē lendoi e do I perdori kunder meje.Por po u lidhe nuk mund ti shmangesh ,do duhet te Kesh aprovimin e yij per liri nese del,nuk del vetem ,nuk I prish leket ca te duash se je familjare,plus mund ti japesh nje shigjet per te goditur nëse un atij I hap veten per te shkuaren time..
DUHET TE ZGJEDH A TE RREZIKOJ TI BESOJ apo jo.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Hello, e lexova msg tend dhe me duket si ta kem shjruar unë, paskemi shume te përbashkëta, fatkeqsisht jo te këndshme, por jeta vazhdon, ne rritemi , mësohemi me gjërat sado vështirë na duket. Pa u zgjatur shumë, lidhur me medyshjen tënde, di te them ndiq zemrën (ta thote nje person që vuan nga ankthi, shumë vendime nuk i marr dot per kete shkak(udhëtime, evente qe do me promovonin dukeqense profesioni qe per te cilin studoj e ka primare)po mësoj te leviz ne kah te kundert me friken,
..edhe une jam e dashuruar me dike, ai është ai bekimi dhuratë ne jeten time, nuk kam ende një përgjigje per veten se pse po e mbaj pezull marrëdhënien me TË (ne kuptimin qe as s’po e mbaj lidhje e as spo e konkretizoj ne një martesë te mundshme pasi te dyja palët jemi shprehur qe e duam(dhe nese ndodh, edhe un dua te bëj kte “arratisjen” jasht shtetit), ) PËRVEÇ FAKTIT SE ndonjehere reflektoj mbi “the real me” dhe si do ndryshonte gjtihcka kur të linde nevoja t’ja shpreh my thing, nuk me vjen çudi që po e them, pasi vërtet mendoj se ai do me mirëkuptonte/suportonte …ama AI ME DUKET SIKUR ESHT TEPËR I MIRË PER MUA, sikur ndihem ne faj që nëse e fus ne “botën e errët timen” do lëndoj veten dhe atë, pasi ai nuk e meriton si gjë ..do thuash a nuk din ai ndonjë % nga kjo pjesë…edhe po edhe jo por maskoj rëndshëm fare, my most used copying mechanism.. nejse mo FOLLOW YOUR HEART girl♡ ..se po fola me gjate, romane dalin…
God bless