Këshilla/Blog

Ankthi 24.06.2023

Pershendetje! Jam nene e dy femijeve.
Kam 3 vjet qe vuaj nga ankthi. Kam mendime negative dhe nuk jam e qete as ne shtepi as jasht . Kam mungesë përqendrimi. Kam nje problem, nuk jam rehat kur takoj njerez te gjinisë se kundërt,nuk arrij t’i shoh ne sy,me duket sikur do keqkuptohem, me djersiten duart,me dridhen duart . Kam mendime negative dhe me duken si te verteta,e vendos veten time ne dyshim. I jap shum rendesi mendimit te te tjerëve per mua . Nuk jam aspak e qete. Ju lutem me ndihmoni te dal nga kjo gjendje.

  1. Përshëndetje dhe faleminderit që iu drejtuat faqes së nukjevetëm.
    Nuk jam e sigurt për natyrën e mendimeve negative që keni për gjininë e kundërt, por gjithsesi duket se ju shkaktojnë diskomfort dhe ankth. Ndoshta janë mendime intruzive, që vijnë papritmas dhe nuk i kontrolloni dot dhe prandaj mund të shkaktojnë ankthin që ju thoni. Ndonjëherë këto mendime mund të jenë me natyrë seksuale ose të dhunshme. Disa këshilla për të qetësuar veten janë:
    – Pranoni faktin se i keni këto mendime dhe se janë thjesht mendime. Këto mendime mund të nxiten papritmas dhe mund të shkaktojnë ankth. Duke pranuar se këto janë thjesht mendime ose imazhe dhe JO veprime, keni bërë hapin e parë.
    – Mos i gjykoni mendimet ose imazhet që ju vijnë. Duke e gjykuar veten ndonjëherë i jepni më shumë peshë se ç’kanë në të vërtetë. Ato janë vetëm mendime. Ndoshta janë të pakëndshme, por sërish mbeten mendime. Nëse ju do mendoni se këto mund të bëhen realitet truri juaj do thotë se jeni në rrezik dhe do krijojë ankthin. Por e vërteta është se janë vetëm mendime.
    – Tregohuni më e butë me veten. Të gjithë njerëzit mund të kenë mendime të tilla herë pas here. Për ju është pak e vështirë që t’i hiqni, por mos harroni se nuk ka njeri perfekt dhe shumë prej nesh mund të kemi mendime të pakëndshme.
    – Kujtoni se mendimet tuaja nuk jeni ju. Mos harroni se këto mendime nuk ju përfaqësojnë, janë vetëm mendime. Krahas këtyre ju keni dhe shumë të tjera. Nuk është njësoj të mendosh për diçka sesa ta bësh atë realitet.

    Nëse nuk lehtësoheni pasi t’i provoni këto do ju sugjeroja që të kërkoni ndihmën e një psikoterapisti.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Ankthi says:

    Faleminderit per pergjigjen! Pergjigja juaj me qetesoi,por serisht vazhdoj te kem mendime negative per veten. Un kam vuajtur nga mendimet negative , fiksohesha dhe e vuaja aq shum, tani qe i mendoj them si e kam vrarë mendjen kot. Por tani qe jam fiksuar serisht ,nuk po arrij te gjej forc t’a kaloj e mos t’a vras mendjen, me duket shum e veshtire. Cfare semundje mund te jet kjo ? Kam shum nevoj per nje keshillim , si t’a kapercej te gjith kete

    1. admin says:

      Pershendetje, Na vjen mire qe pergjgija te ka ndihmuar.
      Ne vazhdim te ftojme te futesh ne chat per te folur drejtpredrejt me nje nga psikologet e faqes.

      Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
      https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM

      Oraret se kur ka psikolog online i postojme rregullisht tek Instagrami dhe Facebook – @nukjevetem.al
      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.