Këshilla/Blog

Erik 06.07.2023

Djali I’m esht 5 vjec ka 2 vite shkon ne kopesht shkruan numrat shkronja mbledhim te lehta qe i jep edukatorja lexon per nuk thot fjalit me rending e sakt i kapercen dora fjal te fjalis nuk shoqerohet shum nuk e di si ta ndimoj ju lutem

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe ju falenderoj që na keni shkruar.

    E kuptoj shqetësimin tuaj dhe më vjen mirë që jeni drejtuar për ta ndihmuar djalin të kapërcejë këtë vështirësi.
    Për ti ardhur në ndihmë, si fillim është e rëndësishme të krijoni një mjedis të sigurt e të inkurajoni fëmijën të shprehë ndjenjat në situata të ndryshme, pozitive apo frustruese qofshin ato. Inkurajoje të flasë për ndjenjat e tij duke treguar mirëkuptim dhe përqendrohuni në përpjekjet dhe progresin e tij, edhe kur rezultati nuk është i plotë dhe i saktë siç ju keni synim ta mësoni.
    Do ju këshilloja të krijonit një mjedis stimulues për mësim, një mjedis të qetë dhe tërheqës. Krijo rutina dhe ndiqni një orar të rregullt për të ndihmuar fëmijën të ndjehet i sigurt, i organizuar dhe i disiplinuar për të qenë i gatshëm të hedhë hapa më tej në të mësuarit.
    Lojrat edukative mund të jenë një mjet i mirë për të ndihmuar në zhvillimin e fëmijës. Lojëra që inkurajojnë mësimin e numrave, shkronjave dhe mënyrën e të lexuarit duke i modeluar njëkohësisht fëmijës fjalitë e gjata me rend të rregullt, duke e korigjuar, përmirësuar dhe përforcuar.
    Shoqërizmi gjithashtu mund të jetë një metodë e mirë. Inkurajoje djalin të luajë me fëmijë të tjerë të moshës së tij, të bisedojë me ta dhe në këtë formë mësojnë nga njëri-tjetri.
    Në këto strategji mund të përfshini dhe edukaret e djalit për të ndjekur të njëjtën linjë edukimi duke përforcuar më tej të mësuarit.
    Nëse hasni vështirësi, unë do ju ftoja të konsideroni një konsultë me një ekspert në fushën e zhvillimit të fëmijës, i cili mund ta njohë nga afër dhe mund t’ju ofrojë një ndihmë më konkrete për vështirësinë që djali shfaq.

    Ju falenderoj shumë dhe jeni e mirëpritur kurdoherë.

    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV