Këshilla/Blog

I was in pain 06.07.2023

Unë deri tani skam pas përvoja afrimi fizik me ndonjë mashkull , sepse ato kontakte që i kam pas i kam formë bisedash prej së largu dhe njohja nuk ka shkuar gjatë ka përfundu pa ndonjë takim … Kam pak çrregullime të ankthit 4 vitet e fundit dhe gjithmonë kam qenë e ndjeshme në temat mbi marrëdhëniet seksuale , dhe mund të them se mund të mos kem njohuri shum lidhur me këtë aspekt për atë arsye kam edhe frik për disa gjëra që them se nëse i bëj do ndodh kjo psh , mund të duket absurde kjo që do pyes por më duhet një mendim … A është e mundur që të ketë një ndryshim ose më sakt të jetë humbur virgjëria nëse ke pas kontakt ndoshta vetëm për disa sekonda jo më gjatë me rroba veshur
Unë e di që kjo mund të ketë zanafillën te ankthi por me të vërtet kam nevojë për këshillim dhe mbështetje … (Çështja është se më ka humbur besimi në njerëz dhe frigohem se do më shfrytëzojnë dhe më shikojnë vetëm për qështje kënaqësie të tyre dhe më gjatë jo ) …
Faleminderit !

  1. Përshëndetje, faleminderit që kontaktove me faqen tonë! Sa i përket pjesës së mungesës së informacionit për marrëdhëniet seksuale mendoj se është shumë e rëndësishme për këdo që të informohet dhe sot ka mundësi të shumta për këtë. Përveç pjesës së internetit që është një burim shumë i madh informacioni, në ëebsitet që janë vërtetë shkencore, mund të informohesh tek mjekët specialist në këtë fushë dhe tek seksioni i planifikimit familjar në institucione të ndryshme.
    Megjithatë, kam përshtypjen se ankthi jot është më shumë se sa mungesë informimi, sepse është i lidhur veçanërisht me marrëdhëniet seksuale dhe mendoj se duhet ta eksplorosh më shumë.
    Mund të shkruash këtu në faqe duke dhënë pak më shumë informacion për fillimin e ankthit, simptomat që ke, momentet kur të kap dhe nëse ke pasur eksperienca të forta që mund ta shkaktojnë. Ose mund të kontaktosh në chat – in e kësaj faqeje për një seancë më interaktive.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Tori says:

    Pershendetje. Uroj te ndihesh me mire. Nuk je e vetme ne shqetesimin qe tregon. Ne nje menyre ose me nje tjeter jane faza jete qe te gjithe i kalojne si femrat si meshkujt. Gjeja me e mire qe mund te besh eshte te kesh rrespekt per veten tende. Te besosh qe sikurse mendon per veten tende qe je nje femer me vlera ashtu ka plot meshkuj qe kane vlera. Rrethoje veten vetem me njerez qe te vlersojne cilesite e mira qe ti ke dhe mos bje pre e presjoneve te shoqerise. Mos injoro “red flags” qe njerezit shfaqin kur flet dhe njihesh me ta. Te uroj me te mirat dhe nese e ke te nevojshme mos ngurro te flasesh me ndonje ekspert te fushes.

  3. I was in pain says:

    Faleminderit për përgjigjet dhe mbështetjen morale ❤️
    Ankthi im ka filluar kohë më parë po nuk e kam hetuar në fillim , sepse nuk kam ditë qfarë po ndodh me mua deri vonë edhe ku osht problemi , çështja është kështu: Gjith jetën time e kam menduar kshtu e kam pas si me thënë si parim timin me atë partner që kam me vazhdu krejt jetën me atë person kam me pas marrdhënie , për këtë arsye kam thënë se është pak temë e ndjeshme per mua edhe kjo osht arsyeja po mendoj që unë po ndjehem si në faj pse e kam leju këtë gjë të ndodhi edhe pse ska ndodh diqka shumë veq pak intimitet amo gjithsesi jam brengos edhe nganjëher brengosem për këtë arsye u jam drejtuar juve tmë tregoni konkretisht nlidhje me pyrtjen për virgjërinë që e kam bërë edhe pse mundet me tingëllu banale ose unë muna mu tregu naive me këtë pytje po prap kom nevojë mem tregu direkt edhe mem thon që ska diqka për mu shqetësu se nuk ka ndodh diqka ma shumë për me shku deri aty sa me humb virgjërin edhe pse unë muna me e dit vet përgjigjen e pytjes sime unë prap po kom dëshirë me marr pergjigje edhe mendim prej dikuj … edhe pjesa që kam ose skam njohuri lidhur me këto gjëra është se edhe pse e di që kam njohuri me një pjes unë prap se prap mendoj shumë dmth Overthink për gjithqka jo vetëm për këtë temë por për gjithqka dhe përfundoj tu menu gjana që ndoshta nuk ekzistojnë ju mundeni me e ditë më mirë se nga rrjedh kjo a osht ankthi im apo qfarë?
    Edhe e di se osht diqka qka kam mësu në shkollë por nuk di gjithqka në atë aspektin me pas tamam një edukatë seksuale…

  4. I was in pain says:

    P.S edhe simptomat e ankthit tim kanë qenë dhe janë qrregullime të attack panikut …

  5. Tori says:

    Pershendetje serish. Duke lexuar komentin qe ke shkruar po mundohem te te jap disa mendime ne forme keshillash qe shpresoj te te ndihmojen te gjesh qetesine me veten. Pergjigjen e pyetjes qe te mundon ja ke dhene vete. Keshte qe mos e mendo me gjate. Nese je ne shkolle mundohu ti vesh vetes objektiva te qarta dhe mos neglizho ne objektivat e tu. Mos e ler shendetin tend fizik pas dore. Mundohu te gjesh hobi te shendetshme per te shperqendruar mendjen. Merru me sport sa me shume dhe pjesa me e rendesishme krijo nje rreth shoqeror te sinqerte ku ti ndihesh mire dhe e lire. Une nuk te njoh personalisht ama jam i sigurt qesikurse cdokush nga ne je nje njeri qe ke 1 milion cilesi te mira brenda teje. Shiko ne veten tende keto cilesi te mira qe ke. Kaloje mendimin tend pertej momentit te tanishem. Gjithcka do kaloje. Gjithcka do shkoje mire. Mendo ne menyre pozitive dhe pak e nga pak do kuptosh qe do jesh me mire. Ke gjithe jeten perpara dhe me beso qe ke shume gjera te bukura perpara teje vec hapi zemren dhe mendjen. Te uroj qe vetem te mira ne jete.

  6. Ana says:

    Pershendetje …doja te tregoja per historin time
    Ne shkoll te lart njoha nje djal per te cilin mendoja se ishte vertet i duhuri fillova ta doja shum dhe ai sillej shum mir me mua si te gjith te tjeret ne fillimet e lidhjes .Pas disa muajsh me kerkoi te kryenim mardhenie .Kisha shum frik mirpo pas disa ditesh i thash po.sepse nuk doja ta humbisja ate person e konsideroja si nje person pa te cilin smund te jetoja. Pas disa muajsh ai me kerkoi te ndaheshim sepse nuk i shtyhej me dhe kishte gjetur dike tjeter me te cilen fliste.Normalisht jam ndjer shum keq qe nga ai moment .Kam menduar gjera nga me te keqijat per te lenduar veten .Nuk e doja me veten .Ka 1 vit qe jemi ndar dhe un ndihem po njesoj ndihem e pavler ndonjher me mungon shum ndonjher me kap ankthi filloj dhe mendoj mendime negative them me vete po sikur t mos e kem dashur mjaftueshem dhe per kete arsye ai iku.
    Me ka ber te ndihem nje person i pavler dhe me ka ber te mendoj se askush sdo me doje per shkak se ai me mori gjen me te shtrenjt me perdori dhe u largua .Ju lutem me ndihmoni si te dal nga kjo gjendja qe kam 1 vit qe po me vret.
    Faleminderit!

    1. admin says:

      E dashur Ana te falenderojme qe na ke shkruar.
      Te lutemi qe te pyetjen qe e ke shkruar si koment ne nje pyetje tjeter, te dergosh tek rubrika Beje Pyetjen Tende (https://nukjevetem.al/pyetje/) pasi vetem ashtu mund te te kthejme pergjigje.
      Gjithe te mirat,
      Stafi Nukjevetem

  7. Tori says:

    Pershendetje Ana. Uroj te ndihesh pak me mire. Pike se pari mos u ndjej ne faj per asgje. Se dyti te siguroj qe kjo gjendje ne te cilen ndodhesh eshte kalimtare. Shume shpejt do te vije momenti qe do ndihesh e lire nga mendimet dhe e lumtur brenda teje. Mos e torturo veten me gjate. Merr pushime, ik diku. Te sygjeroj te shkosh eksplorosh natyren fundjavave, eshte shume qetesuese dhe te lidh me natyren, plus njeh njerez te rinj sa te duash. Perkushtoju vetes tende. Ajo eshte realisht gjeja me e shtrejte qe ke. Mos e lendo veten me gjate me mendime sepse do vije nje moment qe do lendosh ti te tjeret, duke nisur nga njerezit qe ke me afer teje. Nese e shikon qe e ke te nevojshme konsultohu me nje mjek profesionist i cili mund te te jape edhe strategji dhe menyra se si ti ta kalosh kte moment. Te uroj me te mirat dhe shpresoj te ndihesh cdo dite me mire.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV