Këshilla/Blog

Rina 06.07.2023

Pershendetje jam nje vajz 25 vjeq qe nje kohe vuaj nga ankthi dhe depresioni kam mendime te kqija . Me e keqja eshte se nuk mund te rri ne shtepi sikur me mundon diqka . Per nje kohe kam jetuar larg shtepis vetem me nenen time dhe e kam perdor nje terapi jam permisuar pak . Pastaj doktori me sygjeroj ta ndaloj terapin kom vazhdu mire . Por kur vendosa te kthehem ne shtepi kom qendru 3 dit perseri me jan kthyer ato mendime te kqija kam shume temperatur , fryrje ne bark ndihem e hutuar. Me profesion jam infermiere punoj ne nje qender ju lutem me ndihmoni se kam frike qe e humbe edhe punen

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur,
    Faleminderit që na je drejtuar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tënd që duket që është i mundimshëm dhe të bëhet thelbësor në prekjen e cilësisë së jetës.
    Unë e kuptoj që po vuan me këtë shqetësimin, por është e nevojshme të kuptohet pak më shumë rreth këtij shqetësimi se besoj se kjo ka rrënjët e veta se pse është krijuar që lidhen me shumë pyetje lidhur me jetën tënde, gjerat që ke kaluar, gjërat që ndihesh e penguar në jetën tënde, ndoshta cështje të vetmisë por besoj se edhe ti ke hamendësime vetë se pse kjo gjendje të ka ngërthyer dhe vazhdon të jetë me ty.
    Shumë pyetje ngrihen nga letra jote si psh cilat janë mendimet negative, cfarë të frikëson më shumë kur rri vetëm në shtëpi, pasi duket sikur ti përjeton një ndjesi të fortë vetmie, ose izolimi. Kur ka filluar kjo gjendje? Cfarë mbështetje ke marr nga familjarët dhe miqtë? A flet për këto gjëra?
    Besoj se kur ti thua terapi e ke fjalen për terapi medikamentoze, por ndërkohë ndoshta është mirë të punosh edhe me terapi psikologjike që të mund të eksplorosh arsyet e ardhjes së kësaj gjendje në forma të tilla dhe si të veprosh më tej. Ka shumë gjëra që mund të kuptohen në dialogun terapeutik. Pikësëpari, vlerësimi i gjendjes është i rëndësishëm që të kuptohet si të ndërhyhet, si të menaxhohet gjendja, si të përballet frika dhe si të vendosen kuptime të shëndetshme dhe të vlefshme lidhur me këtë gjë.

    Shpresoj se përgjigja të ndihmon dhe të uroj gjithë të mirat më tej
    Mbetemi në kontakt
    Me respekt,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV