Amra 06.07.2023
Pershendetje. Dua ta ndaj historine time me ankthin me juve qe te me ndihmoni sadopak.
U bene 3 vite qe une jam ne ankth, ni fillim mendoja qe kam semundje te rende sepse vjellja shpesh kisha nauze dhimbje koke…
Pastaj pash ne internet se simptomat e mia kishin te bejne me stresin dhe ankthin gje qe une nuk e kam kaluar me pare asnjeher.
Ni fillim humba diku rreth 5-6kg pastaj fillova te haj me zor sepse skisha fuqi te qendroja ne kembe isha e keputur komplet si fizikisht ashtu edhe psiqikisht. Kjo gjendje shum e rende zgjati dikur rreth 4 muaj, pastaj fillova te mar veten dhe vjellja nuk me paraqitej shpesh, pastaj erdha ne zvicer para 1viti, vjellja mu shfaq menjeher nje jave pasi erdha sepse isha shume e merzitur se isha larguar per here te pare nga familja edhe pse isha me burrin dhe motren time dhe familjen e burrit une isha shume bosh ne shpirt. Qe te jem me e sakt vjellja me ndodh vetem nje her, pastaj ika ne turqi per pushime pas nje muaji ku perseri nga ankthi per udhetim me kapi perseri vjellja, pastaj pas 3 muajve dhe keshtu vazhdon akoma, kur kam te ik diku mua me kap nje panik nje lemsh ne fyt qe me nxit te vjella, me ka lodhur jasht mase kjo gjendje , nuk di si ta largoj , sidomos kur kam ciklin menstrual jam me keq se ditet tjera jam mire.Kam frike se nga kt ankth i madh do me shfaqet ndonje semundje e keqe, nuk e largoj dot nga mendja dhe pastaj semurem me keq. Mundesi per seanca psikologjike nuk kam sepse nuk e di as gjuhen. Online me japin pergjigje shume te shkurtra dhe fare ndihmuese. Cfare te bej une ? si tja dal nga kjo gjendjen qe po me shkateron rrinine?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faliminderit qe na ke shkruar.
Na vjen keq që po kalon nje situate kaq te veshtire por edhe te pergzojme per forcen dhe kurajon te kerkosh ndihme.
Te ftojme te futesh ne chat te nukjevetem, kur mund te flasesh direkt me psikologet e faqes, dhe me te njejtin psikolog mund te vazhdosh deri ne 10 seansa falas.
Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM
Oraret se kur ka psikolog online i postojme rregullisht tek Instagrami dhe Facebook – @nukjevetem.al
Te urojme me te mirat, dhe po pate nevoje ne shkruaj prap.
Stafi Nukjevetem
Hey pak a shume kete gjendje kam dhe une ,dhe të njenjten histori, tani kam ardh ne zvicer dhe une e kam super te veshtire