Këshilla/Blog

Ana 20.07.2023

Pershendetje .u dashurova me nj djal t moshes time ne shkollen e lart.E doja shum nuk rrija dot 1 sekond pa ate ..u lidhem dhe pas disa kohesh me kerkoi t kryenim mardhenie ..i thash po se kisha frik ta humbisja..kaluam mir per disa koh mirpo pas disa muajsh me kerkoi te ndaheshim sepse nuk i shtyhej me dhe fliste me dike tjeter .Jam ndjer shum keq per nje periudh shum te gjat ..akoma nuk me ka kaluar ajo gjendja po behet gati 1 vit un nuk ha dot nuk rri dot pa ate nuk rri dot pa e menduar ..me kap ankthi shpesh ndihem shum e pavler dhe me duket sikur askush sdo me doj dhe do me perdor ashtu si beri ai .Madje shpesh me hyn mendime negative se mos ndoshta diku kam gabuar qe po me ndodh ne kte menyr .shpesh mendoj mos ndoshta nuk e kam dashur sa duhet qe ai u largua nga un
Ju lutem me ndihmoni si te dal nga kjo gjendje.

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje e dashur
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne dhimbjen që mban brenda.
    Besoj se ajo që ndjen dhe përjeton nuk është e lehtë për ty, pasi duket se ka patur shumë ndjenja, afeksion por edhe besim në lidhjen që është formësuar midis jush. Po ashtu vërëhet në ato që thua që disa avancime në raport vecanërisht lidhur me intimitetin fizik kanë ndodhur më tepër nga “frika për të mos ta humbur tjetrin” se sa nga një zgjedhje.
    Kuptoj se nuk është shpesh e lehtë kur duam dikë pasi afeksioni dhe ndjesia e humbjes së mundshme, fakti që jemi më vulnerabël e vecanërisht në rast se kjo ka qenë raporti I parë për ty, ngatërrohen me njëra tjetrën mjaftueshëm sa të mos orientohesh në mënyrën më të mirë.
    Nga ana e ish partnerit tënd duket që kjo lidhje është marr në një mënyrë tjetër, ndoshta është testuar më së shumti ndjesia, ndoshta nuk ka patur përkushtim. Ka shumë “ndoshta” se pse ish partneri e ka marr këtë raport sic e ka marr.
    Unë mendoj se cdo njeri ka të drejtën e “exit” në rast se lidhja nuk është përmbushëse (dhe dua të theksoj “lidhja” dhe jo “ti” detyrimisht).
    Por duket se kjo nuk ka ndodhur në mënyrën më të mirë për ty dhe duke u ndjerë e refuzuar, janë rritur ndjesitë e forta të zhgënjimit, të pyetjeve, të frikës për marrëdhëniet e tjera, por edhe të dyshimit të vetes se cfarë mund të kishe bërë mirë ose ndryshe.
    Ti I cilëson si mendime negative pasi I ke kthyer si thikë ndaj vetes, por a nuk është ky moment në jetën tënde një hapësirë e mirë rritje për të reflektuar për veten, cfarë do doje të bëje më mirë, cfarë të bën akoma mirë ty, cfarë pyetjesh do doje të kishe bërë në raportin e mëparshëm, cfarë do doje të kishe qenë me e qetë, më reflektive, më e qartë, cfarë pyetjesh ke akoma ndaj ish partnerit, cfarë do doje të përmirësoje me aftësitë e tua në një raport.

    Nuk e di në rast se ke akoma ndjenja afeksioni ndaj ish partnerit por ashtu sic mund të them se ndarja është një nga eksperiencat më të vështira dhe domethënëse, por nga letra jote duket sikur ti je kapur më shumë si me kritikë ndaj vetes dhe me frikë për cdo gjë që mund të ndodh më tej.

    Shpresoj se përgjigja ime të mund të ndihmojë të reflektosh në një tjetër prespektivë.
    Mbetemi në kontakt,
    Faleminderit
    Alma

  2. Indriti says:

    Pershendetje Ana
    E kuptoj shume mire situaten ku ndodhesh
    Ne rradhe te pare te jesh e bindur qe cdo gje eshte kalimtare. Dhe kjo gjendje ku je do te kaloje.
    Keshtu si e ke formuluar ti kete histori me len te kuptoj qe i dashuri jot te ka braktisur dhe te ka perdorur dhe per kete gje sduhet te ndihesh aspak fajtore e te lendosh veten sepse ndodh ne dashuri.
    Te sugjeroj ta lesh kete gje ne te shkuaren dhe te marresh vetem mesimin me vete. Mos bej asgje duke qene e imponuar nga te tjere apo aq me teper nga frika se mos i humbet. Ta kesh parasysh kete jo vetem ne dashuri por edhe ne domaine te tjere te jetes.
    Ai i duhuri, qe do te kishte dashuri te paster per ty nuk do ta kishte problem po te priste edhe martesen nese do ia kerkoje.
    Zgjidhja: Fokusohu te vetja jote. Te behesh nje version me i mire i vetes tende se c`ishe dje.
    Puno qe te kesh pavarsi financiare.
    Merru me nje aktivitet fizik, vrap ne natyre, shetitje, palester not, ciklizem, etj
    Lexo libra psikologjike ose zhanra te tjee qe te terheqin ty me shume
    Udheto
    Hiq dore nga gjera qe e di se po te mbajne mbrapa, po te demtojne.

    Pas nje fare kohe kur te kthesh koken pas do te jesh shume e lumtur sepse do te shohesh se ku ishe dhe ku je tani.
    Do te jesh e lumtur qe nuk perfundove me ate. Do te jesh e lumtur sepse ai humbi.
    Te uroj gjithe te mirat 🙂

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV