Ajo 25.07.2023
Pershendetje! Jam e martuar dhe me dy femije. Gjithmon kam pas nje problem, me vinte nje mendim negativ ne mendje dhe fiksohesha sikur ky mendim ishte i vertet. Gjithmon i kam vuajtur keto mendime , gjykoja veten time. Tani qe i kam kaluar ,them si i kam menduar dhe pse e kam vrarë mendjen kaq shum, per keto gjera, dhe e ngushelloj veten duke then ,e mendove kete gje qe kishe frik,kur nuk e bere ate qe qe te trembte. Tani serisht jam fiksuar pas nje tjetri mendim negativ dhe nuk po arrij t’a ngushelloj veten qe ky mendim nuk eshte i vertet por thjesht nje mendim negativ, nuk gjej qetesi, ne kap ankthi ,djersitem , me duket fundi i botës, me duket sikur te gjith flasin per mua per keq me mbajnë ne goje per keq dhe pse them ,por un s’kam ber asgje per t’u perfolur. Me duket sikur nga ky mendim un s’mund te jem me e lumtur dhe me duket sikur do me shkaterrohet familja. Serisht them por un s’kam ber asgje qe te me shkaterrohet familja. Un jam si natyre, tip i turpshem,nuk para bej shaka, tip serioz, mundohem te prezgjedh fjalët ,sepse me duket sikur dashur pa dashur do lendoj dike,dua te jem sa e drejt me njerzit, e kam shum te veshtir ti flas shqetësimet e mia me te tjeret sepse me duket sikur askush nuk do me kuptoj . Kam shum turp te shikoj njerez te gjinisë se kundërt, nuk ndihem rehat, skuqem ne fytyre, duart me djersiten, me duket sikur do keq interpretohem . Jam rehat vetem me njerez te gjinisë time, vajza, gra. Dua shum te jem e lumtur me burrin tim , te shijoj femijet e mi, po nuk po mundem nga keto mendime qe po me shkaterrojnë jeten cdo dite e me shum. Nuk kam vetvlersim, me duket vetja e paaftë, njerzit e tjere me duken me te rendesishme , ndersa vetja ime e paaftë. Nuk mundem te vlerësoj veten time ,ose t’a pranoj veten keshtu si jam me kete tip qe kam. Kam shum nevoj per nje keshillim nga ju . Nuk arrij te flas me askend,sepse me duket sikur askush nuk me kupton. Ju lutem me ndihmoni!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Prsh mund te flasim
Përshëndetje e dashur dhe faleminderit që e ndave me ne shqetësimin tënd.
E kuptoj që je duke përjetuar sfida emocionale dhe mendore të mundimshme dhe është i rëndësishëm hapi që ke ndërmarrë për të kërkuar ndihmë dhe për të folur mbi problemet që ke.
Mënyra sesi ne i shohim gjërat definon shpesh dhe mënyrën sesi ne i përjetojmë ato dhe si do reagojmë ndaj tyre.
E di që të ushtrosh kontroll mbi mendimin nuk është e lehtë, ama nëse dalëngadalë tentojmë ta bëjmë mund të fitojmë sadopak kontroll mbi to.
Ajo që do këshilloja unë është të nisësh të kuptosh dhe perceptosh mendimet si thjesht mendime. Një nga mënyrat më të mira për të trajtuar mendimet negative është t’i perceptosh ato si thjesht mendime dhe jo si fakte të vërteta. Mund ti thuash vetes se mendimet negative mund të shfaqen në mendjen tonë për shumë arsye, por ato nuk shprehin gjendjen reale të situatës.
Është mirë gjithashtu të nisësh të renditësh rëndësinë e mendimeve. Provo të kuptosh se mendimet negative që të vijnë nuk janë domosdoshmërisht të vërteta. Shpeshherë, truri ynë krijon skenarë të mundshëm, por kjo nuk do të thotë se ato do të ndodhin. Provo të kujtosh momente kur mendimet negative nuk u bënë realitet dhe si pasuan momentet e lumtura më pas.
Përpiqu të zbulosh paragjykimet ose besimet themelore që mund të jenë shkaktarë të mendimeve negative. Identifikimi i tyre do të të ndihmojë të kuptosh nga vijnë këto mendime dhe si të punosh për ti ndryshuar ato.
Ajo që është shumë e rëndësishme është edhe të flasësh për ndjenjat dhe shqetësimet e tua me dikë që ndjen se të kupton dhe të beson. Nëse e ndjen që është e vështirë të flasësh me të tjerët, provo të shkruash në një ditar ose shkruaj në një letër për ndjenjat dhe shqetësimet që ke. Shpeshherë shkrimi mund të të ndihmojë të kuptosh më mirë veten.
Përqendrohu tek vetëkujdesi. Sigurohu që të krijosh kohë për veten dhe për aktivitete që të relaksojnë dhe të zbavisin.
Kujdesi për veten është thelbësor për mirëqenien emocionale.
Nëse mendimet negative më pas vazhdojnë të ndikojnë në jetën tënde dhe ndjeni që nuk mund t’i menaxhoni vetëm, do ju ftoja të konsideroni takimin me një profesionist.
Më e rëndësishmja, mos u ndalo në kërkimin e ndihmës dhe shprehurit të shqetësimit tënd. Përkujdesja ndaj vetes është një proces dhe kërkon kohë dhe durim. Nuk je e vetme në këtë rrugë, dhe ndihma dhe mbështetja jonë do jetë aty për ty, në rrugën drejt mirëqenies emocionale.
Të falenderoj e pres të më shkruash,
Uarda
Shum faleminderit qe u pergjigjet letres time. Shpjegimi juaj me veti qe te ndihem me mire ,dhe sa her do ndihem keq do e rilexoj serisht per t’u ndjerë me mire. Mendoj qe baza e shqetesimit tim dhe faktit qe i përjetoi shum gjerat ,mendoj qe e ka zanafillën qe ne femijeri. Jam rritur ne nje familje fanatike,gabimet tona nuk merreshin me qetesi po me qortime e te bertitura. Ju me that te merrem me shum me veten , ju lutem mund te me sygjeroni ,te me keshilloni ndonje metode qetesimi,dicka qe do me bej mire ,qe t’a kaloj kete gjendje? shum faleminderit per gjithcka!