Këshilla/Blog

Disfunksionim seksual 07.08.2023

Pershendetje,
Prej 3 vitesh nuk ndjej me asnje lloj eksitimi, nuk ndjej me si me pare as nga prekjet e puthjet, qe nga periudha e Covidit. Gjate karantinimit tentova te masturbohesha duke stimuluar klitorin, por nuk kisha asnje lloj ndjesie. Rrita intesitetin dhe arrita ne orgazem por ne ate moment me shkaktoi nje dhimbje shume te forte koke dhe sysh (ndjesi si shpim gjilperash), e cila zgjati disa jave.
Kam bere vizita ne neurolog i cili me dha gabapentin. E konsumova per 4 muaj pa asnje rezultat. Gjithashtu kam bere analiza te tiroideve, estrogjenit dhe progesteron. Cikli me vjen rregullisht edhe pse kam nje kist ne vezore, per te cilin me kane thene qe nuk eshte i demshem.
Nuk e di a eshte problem fizik apo psikologjik e do te doja nje sugjerim nga ju.

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje dhe faliminderit qe na ke shkruar.
    Mendoj se eshte dicka psikologjike dhe te rekomandoj nje konsulte psikologjike.
    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV