Këshilla/Blog

Y 20.08.2023

Nk jam e lumtur me pamjen time, nk jam e zgjuar, pra kam vetbesim te dobet,kjo ka ardhur si pasoj e gjimnazit, kur un isha ne ate shkoll kam perjetuar traumat qe kane len shenje mine jeten time. Te gjithe me tallnin mua edhe nk e kuptoja pse dhe djali qe pelqeja ishte tallur me mua duke me shar mbrapa shine.Me vjen turp per te kaluaren time dhe nk mund te dal tani edhe pse kane kalur 3 vite me duket se njerezit nk me marin seriozish dhe do me tallin.plus kur ka qen e vogel kam kaluar bullizem. Nk e di cfar te bej, te lutem me ndihmoni.

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje dhe faleminderit që na ke shkruar.
    Më vjen vërtet keq për të gjitha çfarë thua që ke përjetuar dhe që ende ndihesh e prekur nga ato gjëra.
    Hapi i parë që ke ndërmarrë duke na shkruar është një përpjekje e madhe dhe që unë e vlerësoj, pasi është e rëndësishme të ndihmosh veten që të ndryshosh mendimet dhe ndjenjat negative.
    Unë dua të ndaj me ty disa këshilla që së pari do të ftoja ti lexoje me kujdes, të mundohesh ti kuptosh dhe dalëngadalë ti përvetësosh.
    Si fillim, do të ftoja të kujtoje momentet që je vlerësuar. Kështu, mëson ta pranosh dhe ta dashurosh veten për atë që je. Nuk është e lehtë, por përpjekja për të kuptuar se ke vlerë është e rëndësishme.
    Përpiqu të gjesh dikë dhe të flasësh me të.
    Mbështetja dhe besimi për të folur me dikë për ndjenjat e tua mund të jetë shumë ndihmuese dhe çliruese. Ky person mund të jetë një mik, familjar, ose dikush tjetër që ti konsideron.
    Ti je e rritur dhe padyshim ke bërë një sërë eksperiencash në jetë. Mundohu të mësosh nga përvojat. Përpiqu të kuptosh se çfarë ke mësuar nga periudhat e vështira në të kaluarën dhe si mund t’i përdorësh ato për të krijuar një të ardhme më pozitive.
    Mos harro të kujdesesh për veten. Përkujdesja fizike dhe emocionale për veten është e rëndësishme. Aktivitet fizik, ushqimi i shëndetshëm dhe teknikat e relaksimit mund të ndihmojnë.
    Mundohu të vendosësh qëllime të vogla.
    Vendos qëllime të realizueshme dhe përpiqu t’i arrish ato. Mund të jetë një mënyrë e mirë për të ndjerë që po bën përparim dhe ti thuash ‘bravo’ vetes tënde.
    Duke qenë një kohë e gjatë në një periudhë jo komode për ty, mund të konsiderosh të këshillohesh ne një psikolog, pasi mund të ndihmojë në udhëzimin drejt ndryshimit pozitiv.

    Mos harro se procesi i vetëkujdesit dhe rritjes personale është një rrugë e gjatë, por me përkushtim dhe durim, mund të arrish një ndryshim të madh në mënyrën se si ndihesh për veten dhe për të ardhmen.

    Të falenderoj shumë që shkruajte tek ne dhe kam besim se do ta kesh kurajon për ndryshime të bukura. Të presim sërish.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV