Këshilla/Blog

Gana 04.09.2023

Pershendetje e nderurar , jam duke kaluar koh shum shum te veshtira mbas lindjes kam ra ndepresion ankth gjdo analiz me del mire, une qe 1 vit jam ngjendje tkeqe mlevizin sendet , mdridhet truni kam ndjesi te quditshme ntrup tem , me duket kur te ulna se du mu rrzu prej karrige kam perdor ilaqe nje vit po thuja pa asnje efekt spo di ma ku mu drejtu me ket gjendje ju falenderoj nese me ktheni pergjigjje

  1. Ildaa says:

    Pershendetje dhe un jam ne gjendje te keqe si kam lind vajzen e dyt
    Ne filim mu merrshin mend pastaj nisen simtoma tjeraa sepse isha e fokusuar tek marramendje pastaj sguxojsha me dal se po rrezohem
    Tashe. Kam rendes ne kok si mpirje shtrengim marramendje spo me len me u koncentru ne asgje dhe mbas koke e renduar ne shpatulla skam forc per asgje dhe lloj lloj frikera por kjo esht tum lodh e kokes se dhesikur syt e renduar nganjeher spo guxoj as me fmit me dal vetbesim fare vetem gjana t kqia mendoj dhe me esht fiksu a i keni dhe ju keto

  2. Anonymous says:

    Ju lutem ma kthe pergjigjjen

  3. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Gana,

    Uroj që kjo përgjigje të të gjejë mirë. Duket që je duke vuajtur shumë dhe më vjen realisht keq. Në disa raste gjendja e rënduar psiko-emocionale përkthehet dhe në simptoma fizike. Përjetimi është i vështirë por me anë të ndihmës së duhur, trajtimi është i mundur. Është e rëndësishme ti kujtosh vetes se analizat nuk kanë treguar problem fizik. Këto simptoma mund t’i marrësh si një alarm që të duhet të punosh me gjendjen tënde psiko-emocionale. Përpiqu të identifikosh situatat kur ti ndjen dridhje trupi, ose sikur humb ekuilibrin. Cfarë mendimesh të shoqërojnë? Sa të vërteta janë këto mendime? A ka ndonjë fakt real që i mbështet? Për shembull ti thua, se të duket sikur do biesh prej karriges. Sa herë ke menduar kështu dhe sa herë ke rënë vërtetë? Jo cdo gjë që e mendojmë është e vërtetë. Në përgjithësi disa mendime/ besime e kanë burimin nga e shkuara dhe shoqërohen me frikën për të ardhmen. Unë të sugjeroj ti shkruash diku këto mendime/ besime dhe vër re se si këto ndikojnë në gjendjen tënde emocionale.
    Në momente që ndjen ankth ose e kap veten me mendime të vazhdueshme negative, përpiqu të fokusohesh në të tashmen, me anë të shqisave të tua. Identifiko atë që sheh, dëgjon, prek, nuhat apo shijon. Fokusohu në frymëmarrje. Merr frymë thellë dhe ngadalë, po ashtu nxirre frymën ngadalë dhe të plotë. Bëje këtë ushtrim deri sa të kuptosh që frymëmarrja jote është në ritmin e duhur. Aktivitete si, shëtitja në ambient të hapur, meditimi, yoga, palestra, apo dicka që ti e ke pasion, do të të ndihmonin nga shkëputja e lodhjes së përditshme dhe në relaksim. E kuptoj që ka qenë një vitë i vështirë pas lindjes, por është e rëndësishme t’i kujtosh vetes që ti ia ke dalë pavarsisht vuajtjes tënde. Një psikolog klinik/ psikoterapist do të të ndihmonte të kuptoje dhe të përballeshe më lehtë me vështirësitë psiko-emocionale. Gjithashtu ndihu e lirë të më rishkruash për çdo shqetësim tëndin.

    Kujdesu për veten!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.