Këshilla/Blog

Tani 04.09.2023

Pershendetje!
Ne fakt doja te ndaja nje shqetesim!
Kam qene i fejuar per disa vite dhe jam ndare per shkak te tradhetise nga ana e vajzes.
E perjetova goxha keq!
Ne fakt vajza kishte nje problem qe me shqetesonte.
Ne cdo ambient ku ne shkonim ajo do i ngulte syte diku tek ndonje djale.
Kete e bente shume shpesh.
Dhe kjo sjellje e saj me jepte pasiguri dhe ndjenje ankthi.
Dhe kam jetuar me kete pasiguri per shume kohe deri sa ajo arriti te bente ate qe beri.
Pasi u ndava kaluan gati 1 vit e pak dhe e mora veten.
Sapo u lidha me nje vajze tjeter mu rikthye ankthi pa arsye!
Tani shpesh jam i pasigurte tek vetja ime, shpesh i kthehem te shkuares dhe mendoj per mardhenien qe e kam pasur!

Problemi tjeter qe po vuaj keto kohe eshte qe dhe kjo vajza qe jam lidhur shfaq ndonjehere pjesen e shikimeve tek meshkujt e tjere
Dhe kjo e ben ndonjehere te njejtin veprim por me krijon shume ankth pjesa e shikimeve.
Ju lutem a eshte normale?
A eshte dicka qe me ka mbetur nga ish e fejuara?
Dua te kem nje mardhenie te qete ju lutem!
Si mund ta zhduk kete shqetesimin e shikimeve ju lutem!

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Tani dhe e vlerësoj shumë që e ndave me ne shqetësimin tënd!
    Është e kuptueshme që pas një ndarje të dhimbshme dhe një përvoje të mëparshme të tillë, e cila ka prodhuar pasiguri në terma të një marrëdhënie, të ndiheni i shqetësuar në lidhje me ndjesitë që po përjetoni.
    E theksoj këtë, pasi është tepër e rëndësishme të kuptoni se ndjenjat që po përjetoni janë të zakonta dhe pranimi i kësaj gjëje është hapi i parë i duhur. Për t’ju këshilluar dhe për t’ju ardhur sa më afër në ndihmë, unë do vija një theks të caktuar në këtë pikë në disa gjëra; kujdesi për veten, të vendosni një komunikim të mirë shoqëror me persona që ju bëjnë të ndiheni mirë, të filloni të punoni për të përmirësuar vetëvlerësimin tuaj dhe të mësoni të evidentoni dhe kuptoni komponentët e një marrëdhënie të shëndetshme.
    Kujdesuni për veten, për trupin dhe mendjen tuaj. Ushqimi i duhur, aktiviteti fizik dhe angazhimi në aktivitete që ju bëjnë të ndiheni mirë është e rëndësishme për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të ankthit.
    Komunikoni me dikë që ndjeheni rehat. Rrëfimi i ndjenjave që ju keni tek një person i besueshëm mund të ndihmojë në shqyrtimin dhe kuptimin e situatës. Nëse ankthi juaj është i lidhur edhe me marrëdhënie të mëparshme, mund të ndihmojë të bisedoni për to dhe pse jo të konsideroni të takoni dhe të punoni me një terapist për të adresuar këtë çështje.
    Filloni të punoni mbi përmirësimin e vetëvlerësimit tuaj. Do të ishte mirë të racionalizoni rastet kur mendimet jo të mira për veten vijnë dhe të bëni zëvëndësimin e tyre me mendime të kundërta duke kujtuar momentet që jeni ndjerë i vlefshëm, po ashtu dhe anët pozitive të asaj që po ju mundon si nënvlerësim për veten.
    Mënyra sesi ne e perceptojmë dicka, dikton shumë mënyrën sesi ne fillojmë të besojmë rreth asaj gjëje, prandaj është e rëndësishme të mësoni të kuptoni shenjat e një marrëdhënie të shëndetshme; të mësoni se çfarë është një marrëdhënie e shëndetshme dhe të njëjtën kohë të vendosni kufinjtë e duhur. Kjo do t’ju ndihmojë të ndjeheni më të sigurtë në marrëdhënie.
    Nëse ankthi dhe pasiguria vazhdojnë të jenë një problem i madh dhe ndikojnë në jetën tuaj të përditshme, unë do ju ftoja të konsideroni të konsutoheni me një profesionist për ndihmë më të specializuar dhe të personalizuar.
    Kujtojeni gjithmonë se është e zakonshme të përjetoni sfida në
    marrëdhënie dhe ndjenja të ndryshme pas një ndarje të dhimbshme, por me
    kujdesin, kohën dhe mbështetjen e duhur, ju mund të përmirësoni gjendjen tuaj
    emocionale dhe të keni një marrëdhënie të qetë dhe të shëndetshme në të
    ardhmen.

    Ju faleminderit dhe unë ju mirëpres të na shkruani në cdo kohë për të ndarë me ne shqetësimet tuaja.
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV