Këshilla/Blog

El 24.09.2023

Pershendetje NJV! Nuk di nga tja nis por kam nevoj te shprehem diku sepse nuk kam me ke te flas ndihem shum vetem.
Kam shum kohe qe vuaj nga ankthi a depresioni nuk e di cfare eshte po ndihem shum e demoralizuar nuk shijoj dot asgje,cdo gje me duket si enderr nuk deshiroj as te dal nuk kam guxim as per gje me duket vetja kot cdo gje qe bej me duket sikur nuk e bej mir nuk kam besim ne vete gjithmon kur bej dicka psh kur gatuaj ose dicka tjeter dua te marr mendimin e dikujt tjeter se mua me duket sikur asgje nuk bej mir. Me pare kam qene me e forte me e guximshme Kisha endrra kurse tn ndihem shum bosh e vetmja arsye qe jetoj eshte vajza ime vogel ajo jep force. Deri ne moshen 17 vjecare kam patur deri diku mbeshtetjen e familjes por me pas motrat e mia benin gjithcka qe un te humbas besimin ne vete me thoshin ti nuk di te besh asgje,nuk me lining te beja asgje ne shpi kur vinin ne shtepi sepse ishin te maartuar dhe pse kur nuk ishin ato isha un qe I beja punet e shtepis. Kisha nevoj per mbeshteje Kisha nevoj per dashuri per njerez qe tme donin dhe duke menduar kete njoha nje deal qe deri diku e njihja qe ne shkolle u njohem fillova ta dua shum se me jepte ate dashurin perkujdesjen qe mua me mungonte. Ndenjem 5 vjet lidhje pastaj u fejuam ai rrinte jasht shtetit ai vinte rall ne shqiperi pastaj me mori me vete me tha qe dhe un te punoja po nuk punova se nuk Kisha mesuar gjuhen. Une kurr nuk kam kerkuar dicka nga ai pervec dashurise,nuk blija kurr rrobe dhe pse kur vinte ne shqiperi me thoshte cfar do te besh un thoja asgje kam se ndihesha keq ngaqe ai punonte un jo dhe kur po jetonim jasht shtetit un nuk I kerkoja asnjer asgje per veten time me mjaftonte 1 veshje per 1 vit 2 vjet as ai nuk blite per vete nuk prishte leke as nuk dilte. Ndenja gati 6 muaj pa pun pastaj isha shtatezan dhe nuk punoja ma kujtonte shpesh here si me shaka qe un rrija ne shpi por mua me vriste gjithsesi. Problemi esht qe ai eshte shum I dhen mbas lekut e di qe gjitha shpenzimet bien mbi ate por un cfar te bej me duket vetja penges dhe nuk blej asghe para se te ngelesha shtatezan nuk ngopesha mir me buk qe mos harxhoja sa here shkonim ne supermarket ai inatose gjithe rrugen vetem bertiste dhe pse gjerat minimal blinim iken leket thoshte. Kam pare shum cifte qe great nuk punojn dhe burrat kurr nuk thon gje ato blejn gjera dalin per kafe nejse e marr si shembull. Me ka ber te humbas besimin ne vete nuk mund te bej asgje pa I then atij nese prishet dicka ne shpi psh nje Llama thot ti e ke fajin qe u dogj. Dhe kur shkojm ne supermarket vendos ai ca do blejm as 1 karamele nuk e blej dot pa I then atij. Tani kam gocen dhe po e rrit vetem dhe sa her nese goca ka naj problem thot ti e ke fajin. Dhe kur shikoj dicka qe nuk shkon I them e cojm gocen spital me thot po sdo ket gje inatoset te le diten e punes un them pastaj thot te thash un ty ti the se cojm. Kemi per ta cuar per viziten me tha te le diten e punes un coe vet tha be cfar te duash pak se nuk punon un e di qe dhe leku esht I rendesishem po para fmis kjo gje me vrau ndihem shum keq nuk e di jam ne depresion ndihem vetem vetem vajza ine me jep forc. Mundesi per te shkuar te nje psikolog nuk kam
Me falni se u zgjata shum podo doja nje mendim esht e drejt kjo apo gaboj un

  1. Denis says:

    Pershendetje uroj ta marresh veten dhe mos ki frike jeta esht shum e veshtir dhe je i detyruar té kalosh dhimbje te medha por vajz e dashur Duaje veten dhe mesoj Edhe njerzve qe te rrethojn te trespektojn dhe nese ste duan mundohu te ballafaqohesh sepse te betohem se nese e len qdo gje kohes ka per tu perkeqesuar gjendja jote ti je njeri qe ka nevoj per te dhen dhe marr dashuri kjo esht diagnoza jote Uji personalisht vuaj nga ankthi dhe depressioni qw 6 vite dhe e njoh mir kshuqe ti nuk ke ket problem dhe pump me veten dhe merr ndonje keshill profesionale qe mos té rendohesh dhe t mbyll esh me vete

  2. Përshëndetje El, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm! Më vjen keq për situatën që gjendesh dhe për mënyrën sesi ka ndikuar në humorin tënd. Duket situatë e vështirë, jeta jote ngjan shumë e kufizuar dhe e cunguar në nevojat bazike, siç po thua. Ajo që më bën përshtypje është mënyra se si i je nënshtruar një kufizimi të tillë ekonomik, aq sa nuk ngopesh as me bukë. Në një çift, mund të ndodh në një moment që një prej partnerëve të jetë pa punë për arsye të ndryshme, sot je ti (shtatzënia dhe mbajtja e fëmijës është arsye e fortë) në një të ardhme mund të jetë partneri jot. Kjo nuk do të thotë se ai që punon ka pushtetin në marrëdhënie dhe kufizon tjetrin. Të qenit në çift pikërisht nënkupton që të dy janë aty për të mbështetur njëri-tjetrin.

    A mendon vërtetë se nevojat tuaja ekonomike janë aq të mëdha saqë nuk arrini të plotësoni nevojat për ushqim? Ose për veshje? Nëse është ashtu, çdo shtet ofron shërbime sociale për personat që janë në këtë gjendje (ushqim dhe veshmbathje) kështu që mund të drejtohesh në këto shërbime.

    Megjithatë, nga sa kuptova problemi më i madh është i mënyrës se si bashkëshorti jot shfrytëzon faktin se si është në punë dhe ti jo. Ekziston një lloj dhunë, e quajtur “dhunë ekonomike” ku personat pikërisht kufizojnë të tjerët dhe i bëjnë ata të ndihen të pavlerë.

    Do të të sugjeroja të përpiqeshe jo vetëm ta diskutoje më tej me partnerin, por të vendosësh kufijtë dhe standardin tënd për të jetuar brenda mundësive që keni. Sa i përket këshillimit, meqënëse je jashtë shtetit, ka vende që ofrohet falas.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV