Këshilla/Blog

Anisa 24.09.2023

Pse me ndodh shpesh te flas naten ne gjume te qaj dhe te bertas te cohem? Me ka ndodhur shpesh kohet e fundit dhe njerezit qe rri ne dhome i them se kush jane nuk arrij te cohem nga ajo gjendje dhe ne mengjes nuk mbaj mend asgje. Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje. Ndihem shume keq dhe bie gjume cdo nate me frike.

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Anisa,

    Faleminderit që na shkruajte. Me aq informacione sa më jep, simptomat e tua janë të ngjashme me makthe gjatë natës. Duket e vështirë për ty dhe ka ndërhyrë në rehatinë tënde të gjumit. Më vjen keq që po e përjeton një gjë të tillë. Është e rëndësishme të kuptosh burimin e maktheve. Sa kohë ka që po ndodh? A të kujtohet ndonjë situatë jo fortë e këndshme për ty që e lidh me fillimin e këtyre maktheve? Sa shpesh i ke këto simptoma? Përpiqu të identifikosh netët kur ndodhin makthe të tilla dhe nëse e lidh me ndonjë shqetësim apo situatë që mund të ketë ndodhur me një ditë më parë. Ti thua se e ke të vështirë të mbash mend, ndaj unë do të të sugjeroja të kërkosh ndihmën e një psikoterapisti për të ndihmuar në eksplorim dhe menaxhimin e simptomave. Në momentin që do kuptosh burimin me anë të ndihmës së duhur, do të mundesh të fitosh mekanizmat e duhur dhe për përballimin e tyre. Mund të kërkojë kohë, por trajtimi është i mundur. Të sugjeroj të kërkosh ndihmë dhe te familjarë apo persona të tjerë të dashur për ty. Është e rëndësishme të ndjesh se nuk je vetëm në këtë përjetim. Gjithashtu, ndihu e lirë të na rishkruash dhe ne jemi këtu me dëshirën për të të ndihmuar për çdo shqetësim tëndin.

    Kujdesu për veten!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV