Këshilla/Blog

Rina 08.10.2023

Kohen e fundit Po kam frik te dal jasht shtepis e te merrem me aktivitete sepse Kur zgjohem ne kemb me duhet sikur s Po mundem te qendroj dhe sikur ne minut me duket sikur Koka me u fik.E njoh ankthin sepse kam jetuar me te nje kohe te gjate tani ndjehem keq sepse nuk Po di si ta menagjoj .Kam keto simtompa Po ma veshtiresojn jeten sa spo kam guxim te shkoj ne ligjerata te bej gjera tjera sepse kjo lloj lodhje dhe sikur truri me mbet pa frym do me ndodh edhe aty ,ne fakt kam provuar te eci ne rruge kjo lloj energjie me vjen nga Pas as te eci nuk me le rahat.Kam nje energji negative sa spo gjej menyra ta largoj provoj mirepo keto sinptoma Po ndikojn

  1. Uarda Beçerri says:

    Përshëndetje Rina dhe faleminderit që po ndan me ne përvojën tënde.

    Si fillim, është e rëndësishme të kuptojmë që ankthi është një problem i shëndetit mendor që me përpjekje dhe vullnet mund të trajtohet dhe menaxhohet.
    Ajo që unë do të sugjeroja si fillim është të nisni të identifikoni shkaqet. Përpiloni një listë me shkaqet e mundshme që shkaktojnë këto simptoma të ankthit. Identifikimi i tyre është një hap i rëndësishëm për të filluar menaxhimin e tij.
    Mësoni të praktikoni teknikat e frymëmarrjes. Frymëmarrja e thellë dhe e ngadaltë mund të ndihmojë në rregullimin e ritmit të zemrës dhe në zbutjen e simptomave të ankthit dhe mund të praktikoni këtë teknikë kur ndjeni se simptomat po përkeqësohen.
    Relaksimi progresiv i muskujve mund të jetë gjithashtu ndihmues, pasi është një metodë që përfshin zbutjen e tensionit nëpërmjet relaksimit progresiv të muskujve. Duke e praktikuar këtë teknikë rregullisht, mund të zbutni tensionin dhe stresin e trupit.
    Meditimi dhe imponimi i një mendësie pozitive mund të ndihmojë gjithashtu në zbutjen e vështirësive trupore dhe mendore që ju ndjeni. Mund të përdorni meditimin për një përqëndrim më të mirë dhe për të disocuar veten nga mendimet negative.
    Kujdesi ndaj vetes është shumë i rëndësishëm. Ushqimi i shëndetshëm dhe aktiviteti fizik mund të ndikojnë në reduktimin e simptomave të ankthit, ndaj do këshilloja të siguroheni që po kujdeseni për trupin tuaj në mënyrë të shëndetshme.
    Nuk e di nëse e keni menduar dhe si janë mundësitë tuaja për të kërkuar ndihmë profesionale, por konsultimi me një profesionist është një hap i rëndësishëm dhe ndihmues, pasi ata mund të ofrojnë strategji të specializuara dhe mbështetje emocionale për të menaxhuar ankthin.
    Gjithashtu, të ndarit të gjithë kësaj që ti po përjeton me të tjerët gjithashtu do të ishte ndihmuese. Ti besoni dikujt shqetësimet tuaja dhe mënyrën sesi i shihni gjërat do të ishte një mbështetje shumë e madhe emocionale dhe do ju ndihmonte ta kapërcenit këtë sfidë.
    Unë uroj shumë që këto këshilla të vijnë ndihmuese për ju dhe të na shkruani sërish për të ndarë vijueshmërinë.

    Ju faleminderit dhe pres të dëgjohemi,
    Uarda

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV